Hoxhaj: Nuk e lëmë Serbinë të mbajë zgjedhje në Kosovë

Artikujt tjerė
- Lirohen punëtorët e MPB të Serbisë
- Vraniqi, njeriu i fjalës e i veprës
- Nëna Terezë, mrekullia e kohëve të rënda
- Thaçi të martën takohet me Obaman
- Njerëzit e politikës në borde, konkursi formal
- Koha Ditore shënon 15 vjetorin e daljes
- UNICEF: Të ndërpritet dëbimi i fëmijëve kosovarë
- Hoxhaj: Nuk e lëmë Serbinë të mbajë zgjedhje në Kosovë
- Mujota kërkon mbështetje financiare nga SHBA-ja
- Blerim Burjani sqaron dorëheqjen nga AAK-ja
Romë, 30 mars - Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se mbajtja e zgjedhjeve serbe në veri të Kosovës përbën rrezik për stabilitetin jo vetëm në veri të Kosovës, por edhe për sigurinë në të gjithë rajonin.
Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Ansamed, të zhvilluar gjatë qëndrimit në Romë, Hoxhaj ka thënë se përpjekjet e Beogradit, paraqesin një shkelje flagrante të sovranitetit të Kosovës dhe se Qeveria e Kosovës do të përdorë të gjitha mjetet ligjore që ka në dispozicion, për ti ndaluar ato.
Vendimi i Serbisë për mbajtjen e zgjedhjeve legjislative e komunale më 6 maj edhe në territorin e Kosovës, përfaqëson një shkelje flagrante të sovranitetit tonë dhe për ti penguar ato, do të përdorim të gjitha mjetet ligjore që kemi në dispozicion, pasi është në pikëpyetje siguria e të gjithë rajonit, ka thënë Hoxhaj.
Ai ka folur edhe për hapjen e Kosovës për investimet italiane dhe për avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale mes Kosovës dhe Italisë në fushën ekonomike, tregtare, arsimit por edhe në temën e vizave, transmeton Lajmeshqip.
Lidhur me proceset integruese, Hoxhaj ka veçuar rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes së Italisë në avancimin e shpejtë të perspektivës evropiane të Kosovës, duke nisur nga realizimi i studimit të fizibilitetit, si hapi i parë drejt marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit BE-Kosovë.











votimi31.03.2012/11:48
ta kqyrim