Përfundimi i vitit shkollor shtyhet për pesë ditë

Artikujt tjerė
- Thaçi të martën takohet me Obaman
- Njerëzit e politikës në borde, konkursi formal
- Koha Ditore shënon 15 vjetorin e daljes
- UNICEF: Të ndërpritet dëbimi i fëmijëve kosovarë
- Hoxhaj: Nuk e lëmë Serbinë të mbajë zgjedhje në Kosovë
- Mujota kërkon mbështetje financiare nga SHBA-ja
- Blerim Burjani sqaron dorëheqjen nga AAK-ja
- Tracey Ann Jacobson, ambasadore e re e SHBA-së në Kosovë
- Gazetarët serbë kundër Ligjit për RTK-në
- Protestë me shumë kërkesa për favore në Obiliq
Prishtinë, 30 mars - Në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Republikës së Kosovës, dita e nesërme, (e shtunë, 31 mars 2012) do të jetë ditë mësimi.
MAShT-i ka marrë vendim për kompensimin e këtyre ditëve të humbura të mësimit::
Përfundimi i vitit mësimor shtyhet edhe për 5 ditë pune në vitin shkollor 2011/2012:
Më 18 maj 2012 klasat 12-13 (maturantë)
Më 8 qershor 2012 klasat 9-12 (jomaturantë)
Më 22 qershor 2012 klasat 1-8 dhe fëmijët parafillor
Propozimi për kompensimin e ditëve të humbura të mësimit do të organizohet: Gjatë ditëve të parapara të pushimit pranveror sipas kalendarit të vitit shkollor 2011/2012, prej datës 10-13 prill, katër ditë mësimi do të punohet për të kompensuar ditët e humbura dhe kjo vlen për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar.
Përveç kësaj duhet të punohet edhe 2 të shtuna.
Për klasat 12 dhe 13 (maturantët), për klasat 9-12 (jomaturantët dhe 1-8, duke mos i përfshirë klasat parafillore).
Në muajin mars punohet më 31.3.2012 (e shtunë).
Në muajin prill punohet më 28.4.2012 (e shtunë).
Komunat, të cilat kanë më shumë ditë të humbura të mësimit, duhet të planifikojnë kompensimin e mësimit edhe ditë të tjera.








