• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 18:00 Talk *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:35 Sporti në KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:00 Automan *** 22:05 Dokumentar: Biografi - Roman Polanski *** 22:50 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

SBASHK-u, SASH dhe FSASH me marrëveshje bashkëpunimi

Publikuar: 29.02.2012 - 20:23

 

Prishtinë, 29 shkurt - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja është takuar me kryetarin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Ali Shabanaj, kryetarin e Sindikatës së Arsimit të Holandës, Drescher Wallter, përfaqësuesin e Edukimit Internacional, Nicolas Richars dhe kryetarët e Sindikatave të Arsimit të Shqipërisë, Xhafer Dobrushi dhe Bajram Kruja.

Ndërsa Buja fillimisht ka folur për gjendjen e arsimit në Kosovë, të arriturat dhe sfidat të cilat po e përcjellin avancimin e këtij sektori në vend, kryetari i SBASHK-ut, Ali Shabanaj, ka theksuar rëndësinë e thellimit të partneritetit mes sindikatave dhe ministrive të arsimit të Kosovës dhe Shqipërisë.

Shabanaj po ashtu ka bërë të ditur se, SBASHK-u, Federata e Sindikatave të Arsimit dhe Shkencës dhe Sindikata e Pavarur e Arsimit Shqiptar kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, e cila objektiv kryesor ka zhvillimin cilësor bashkëkohor të arsimit shqiptar dhe fuqizimin e lëvizjes sindikale në funksion të këtij objektivi.

Marrëveshja tripalëshe parasheh edhe gatishmërinë dhe angazhimin e plotë të tyre për të mbështetur dhe ndikuar në plotësimin e marrëveshjes ndërshtetërore të nënshkruar nga ministri i Arsimit dhe Shkencës së Shqipërisë dhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Kosovës, për koordinimin e projekteve të përbashkëta në fushën e arsimit, harmonizmin e planeve dhe programeve mësimore, uljen e braktisjes në arsimin bazë dhe të mesëm, projektin e Abetares së përbashkët, bashkëpunimin në reformën e kurrikulës, etj.

Kryetarët e Sindikatave të Arsimit të Shqipërisë, Xhafer Dobrushi dhe Bajram Kruja janë pajtuar se ekziston vullneti i sindikatave të arsimit të Kosovës dhe Shqipërisë për të nxitur këmbimin e përvojave, informatave, si dhe për të përkrahur objektivat që kanë ministritë e të dyja vendeve.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 26°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 26°CI kthjellėt
Shkup 30°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe vranėsira tė pjesshme