Bisedimet vazhdojnë nesër, Edita fshihet nga mediet

Artikujt tjerė
- Maskat hoqën barrikadën në Jarinje
- Veseli: SHIK-u nuk është përgjegjës për krimet e pasluftës
- Sot vazhdimi i dialogut, pritet marrëveshje
- Bllaca e Miftari ia rikujtojnë Veselit bashkëpunimin
- Mustafa konsideron se fusnota cenon Kushtetutën e vendit
- Cliff: Denominimi është kompromis në favor të Kosovës
- "Shpërblimi" i BE-së për fusnotën
- Përfaqësues të MB të Belgjikës takohen me përfaqësues të Vetëvendosjes
- Komision për shënimin e Epopesë së UÇK-së
- Kuçi kundër ndërrimit të identitetit, por arsyeton fusnotën
Bruksel, 22 shkurt - 20:18 - ( E plotësuar)- Sot në Bruksel përfundoi i rundi më i ri i dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë. Pas përfundimit të takimit, nuk pati asnjë deklaratë nga asnjëra palë, as nga Kosova as nga Serbia dhe as nga BE. Nesër, në orën 10 do të vazhdojë ky dialog. Pas mbarimit të bisedave të sotme Edita Tahiri nuk është prononcuar për medie, madje ajo është fshehur nga gazetarët, njofton KTV. Këtë gjë Tahiri e kishte bërë edhe para fillimit të takimit. Nga na tjetër kryesuesi i delegacionit serb Borislav Sefanoviq, pa treguar se çështë biseduar dhe çështë arritur gjatë takimit të sotëm , ka thënë se Beogradi është shumë i kënaqur për kompromisin e arritur futjen e fusnotës 1244 kur bëhet fjalë për përfaqësimin rajonal të Kosovës.
Bruksel, 22 shkurt -17:18 - (E plotësuar) - Në Bruksel po vazhdon dialogu ndërmjet Kosovës e Serbisë, i cili ka filluar në orën 10 të mëngjesit.
Palët kanë pasur një pauzë dreke dhe janë kthyer sërish, për të diskutuar marrëveshjen për menaxhimin e integruar të kufirit.
Sipas burimeve të BE-së, takimi po zhvillohet në atmosferë pozitive, gjë që jep shpresë se mund të rezultojë me dy marrëveshje: atë për përmbushjen e pikave të marrëveshjes për lëvizjen e lirë dhe të menaxhimit të integruar të kufive, si dhe marrëveshja për bashkëpunimin rajonal.
Raportohet se më herët, para gazetarëve, ka folur vetëm shefi i ekipit negociator serb, Borisllav Stefanoviq, i cili në lidhje me fusnotën për Kosovën, ka thënë se ka qenë propozim i Serbisë, i përqafuar nga komuniteti ndërkombëtar, transmeton REL.
Srtefanoviq ka thënë se zgjidhja për pjesëmarrjen e Kosovës në nismat rajonale do të jetë duke marrë parasysh Kushtetutën e Serbisë, Rezolutën 12 44 dhe Deklaratën e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, por ka hedhur poshtë mundësinë, që të përmendet edhe Deklarata e Pavarësisë së Kosovës.
Sipas Bashkimit Evropian, një arritje e marrëveshjes do të ishte në të mirë të të dyja palëve, sepse Serbisë i ndihmon për statusin, ndërsa Kosovës për nismat rajonale.
Nuk dihet nëse ky raund bisedimesh do të përmbyllet sonte, apo do të vazhdojë edhe nesër.
Bruksel, 22 shkurt - 08:51 - (E plotësuar)- Në Bruksel po vazhdon rundi i ri i bisedimeve Kosovë-Serbi, i cili ka nisur në mëngjes dhe ku palët po diskutojnë për bashkëpunimin rajonal dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura në rundet e mëhershme. Kryenegociatorja kosovare, Edita Tahiri, u është shmangur maksimalisht mediave dhe, sipas burimeve nga BE-ja, ajo ka hyrë nga një derë dytësore në ndërtesën ku po mbahen bisedimet. Ndërkaq mediave u është drejtuar vetëm shefi i ekipit negociator serb, Borislav Stefanoviq, i cili para nisjes së takimit ka thënë se Beogradi zyrtar ka ardhur plotësisht i përgatitur në këtë rund bisedimesh dhe shpreson që të arrihet marrëveshja për përfaqësimin rajonal të Kosovës, e cila do ti kënaqte të dyja palët. Sikurse deri me tash, ne prapë e themi se në këtë marrëveshje duhet të përfshihet gjithsesi Rezoluta 1244, kushtetuta jonë dhe interesi ynë nacional. E dimë që kjo nuk është e lehtë, por nëse është e nevojshme do ti vazhdojmë bisedimet edhe nesër. Ne jemi për kompromis, ka deklaruar Stefanoviqi. Sa i përket palës kosovare, ajo tashmë ka pranuar që të përfaqësohet me Rezolutën 1244, por edhe me Deklaratën e shpalljes së Pavarësisë dhe Mendimin e GJND-së.
Mediet serbe njoftojnë se në Bruksel tashmë ka filluar rundi i ri i dialogut ndërmjet Beogradit e Prishtinës. Gjatë këtij rundi në rend të ditës janë përfaqësimi rajonal i Kosovës dhe çështja e implementimit të menaxhimit të integruar të kufijve. Agjencitë e lajmeve të Beogradit citojnë kryenegociatorin e ekipit serb, Borisllav Stefanoviq, të ketë thënë se nuk pret bisedime të lehta dhe se nuk përjashton që bisedimet të vazhdojnë edhe nesër. Ai ka folur për gatishmërinë për kompromis brenda suazave të Rezolutës 12 4, Kushtetutës së Serbisë dhe interesave kombëtare serbe. Sa i përket menaxhimit të integruar të kufijve, mediat citojnë Stefanoviqin të ketë thënë se pikëkalimet në veri do të jenë funksional, por nuk do të kenë elemente të kufirit shtetëror. Bisedimet është dashur të fillon dje, por ato u shtynë për shkak të vonesës së delegacionit të Kosovës.
Me një vonesë njëditëshe, por jo me ndonjë ndryshim në agjendë, të mërkurën, në orën 9 e 30 të mëngjesit, do të duhej të niste raundi i parë për këtë vit i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Shtyrja e nisjes së këtij raundi kishte ardhur si rezultat i vonesës së ardhjes së delegacionit të Kosovës në Bruksel. Delegacioni nuk kishte mbërritur të hënën mbrëma siç pritej, por ishte nisur nga Prishtina të martën. Gjatë tërë ditës në BE thuhej se dialogu gjithsesi do të nisë të martën, duke planifikuar që ai të niste në orët e vona të pasdites. Por më vonë u mësua se ishte anuluar fluturimi i aeroplanit nga Vjena për në Bruksel me të cilin është dashur të vijë në kryeqytetin evropian delegacioni i Kosovës. Prandaj ky raund i dialogut do të nisë me një ditë vonesë. Por gjithsesi u duket e çuditshme pse delegacioni i Kosovës nuk kishte arritur me kohë mbrëmë, pasi që data dhe koha e nisjes së takimeve ishin caktuar qysh javën e shkuar. Delegacioni i Serbisë thuhet se me kohë ka arritur në Bruksel. Në BE pohojnë se mbetet e njëjta agjendë dhe të njëjtat pritje sa i përket dialogut. Dy temat e vetme kësaj radhe do të jenë bashkëpunimi rajonal dhe zbatimi i marrëveshjes për menaxhimin e kontrolluar të kufirit (që BE dhe Serbia e quajnë menaxhim të pikëkalimeve). Sa i përket bashkëpunimit rajonal në BE pohojnë se janë afër arritjes së marrëveshjes për mënyrën sesi do të përfaqësohej Kosova në nismat rajonale sikur edhe në takimet e BE-së me vendet e rajonit. Burimet e BE-së thanë se presin marrëveshje rreth formulës për pjesëmarrjen e Kosovës në nismat rajonale, përmes së cilës do të pranohet insistimi i Serbisë për përmendjen e Rezolutës 1244, por do ti dilet në ndihmë Kosovës për të përballuar këtë duke përmendur edhe GJND-në. Rreth përmendjes së Deklaratës së Pavarësisë, në BE thanë se nuk janë të sigurt, por mund të gjendet ndoshta mundësia e një formulimi që do ta përmendte tërthorazi.
Pala kosovare kishte paralajmëruar se gjithsesi do të përmendet edhe Deklarata e Pavarësisë nga 17 Shkurti i vitit 2008, ndërsa pala serbe kishte hedhur poshtë një gjë të tillë. Në BE ndërkaq nuk kanë dashur të konfirmojnë as se do të përmendet e as që nuk do të përmendet. Nga disa burime diplomatike mësohet se një prej mundësive është që të përmendet në pjesën e fusnotës ku do të përmendej Mendimi i GJND-së (gjerësisht në Kohën Ditore).


Dashi 23.02.2012/09:22
Ne fund te viteve 80 nga Mitrovicva u ngriten minatoret dhe udhtuan ne kembe drejt Prishtines per te mbrojtur kushtetuten dhe udheheqesin e kohes perball gjithe ati represioni dhe dhunes serbojugosllave pa u friguare e me pastaj u mbushen te gjitha rruge e KOSOVES drejte kryeqytetit me qindra e mira qytetar e me dite e nete qendruam. Sot kur menduam pas gjithe asaj lufte arritem diq dhe pak u qetesuam qka po ndodh.Ngriti o popull e drejtohi prishtines e mbrone ate qe u arrit e mos i lejoni askend me luajt me ne ,nuk dham vota per privatzimin e Kosoves po per me udheheq.Ne i zgjodhim ne duhe ti rrezojm sa nuk eshte vone .Zgjohi popull nga gjumi

bujar lushaku23.02.2012/01:32
oj drenice shume shpejt don me jau kthy thaqi shkijet ne kosove...qe tash e pranoje 1244 masanej thote bibi edhe 1000 ushtare serb ne kosove se evropa po thote masanej mi hjek eurot me punu me dinare se po thote evropa.....votone thaqin apet se keni mi ja pa hajrin

zvonki23.02.2012/00:02
ndegjoni kjo nuk eshte burrerore me shit burreri si keta ne pergjithesi klasa politike kjo nuk ka te baj me klas politike por me klas mafioze se ketyre nuk iu intereson interesi kombetar e shteteror,me i marr edhe me iu ba naj kontroll keni me pa se shumica nuk kan shkoll prej madhit e deri te ma i vogli,edhe duhet me ju ba nje pyetje shume te rendesishme se qka d.m.th fjala politik nese ta din nga nje redbull e keni

Agim,B22.02.2012/23:34
E kosova dhe trimat e saj,te Gjith trimat u ... n kuse na mbeten vetem sa ... ,dhe matrapaz popullit nuk i mbet as gja tjeter por te zgjohet dhe nje here ne kemb ,dhe te futet ne parlament dhe tja vej ,Flaken .

Naki22.02.2012/23:31
Edita Tahiqi ku mos me ik pej mediave ska me Ftyr bile bile pak Mend me pas ajo duhet me ba Vet ... sje e mos mu kthy ma hiq ne Kosov

po po 22.02.2012/22:51
O ktyne zoti faren jau hupt po don me ne lon per beter.Rrnoft vetvenosja veq populli duhet me vednos se kta faqe zi veq terr jon ka na bin he i madhi zot ftyren jau nzift.

Shartari22.02.2012/22:04
Boll shkrova zi e terr per Qeverin e Hashim hajnit, Boll ju ka tregue A, Kurti ende para se me ja fillue bisedimeve.Tash u kryen veq ishalall Shkiet sna rrenin si perpara se metum me ta tash e ket e beri PDKja per me u fsheh mbas trafikimit te organeve po prap se besoj se skan mu pergj edhe per to.
Na qofte per hajr tash jemi me te fort me serrbin e flliqt.Edhe besoj prap se do te jet me mire se me Hashim hajnin e qeverine e tij. Urime o popull QORR

Molla e kuqe22.02.2012/21:38
no comment Edita dhe QKKQeveria e Korruptuar e Kosovéstju pranohet azyli né Serbi, e meritojné se ndihmuan Serbiné per ta marur status kandidtin pér né BE..

besa22.02.2012/20:59
Edita fshihet nga mediat por nuk mund te fshehet nga vetevetja

gezim22.02.2012/20:31
per komentuesin baki nuk mundem me qen te barbart kur asht ky far numri 1244 i faqes zez

R.Rexhepi22.02.2012/14:22
kjo asht si autonomia kur ju morr kosoves nga millosheviq,nuk humbeni kurgja,na premtojn ndima veq pranoni,ose kurropsion i moderuar nga evropa,pranone fusnoten kena me jav dhan 100milon euro liberalizimin etj d,m,th, po jep ryshfet me ja lshu ni dukument me vler,aq sa asht vlera aq po paguajn,me at dukument nuk rrezikohet askush po kini me fitu,ne nuk po shohim qe fitojm aftsit e 90 perqind te shiptarve nuk po shofin fitore,andaj nuk po pranojm dhe ju na pritni deri sa te baj edhe pak shkoll e aftsohemi ja qe nuk kemi shkoll ma shum

hashim dudi22.02.2012/13:54
Fusnota e me shum fusta te tjere ka me u perballe ky popull per deri sa te ket nje qeveri te tille. Kosova do te lirohet perfundimisht ateher kur te lirohet populli i Kosoves nga qeverit qe perseriten ldkpdk. Fati i te mjeres Kosove te lihet ne duart e Hashimit e te asaj far Edita qe as shqipen nuk e fole si duhet eshte dobesia dhe jo serioziteti i popullit te Kosaoves. Ndoshta po gaboj po ashtu mendoj une.

Basri Beka22.02.2012/13:25
Nje fjal e popullit thote "Levize mac kryet e Bullit"

nesim bojaxhiu22.02.2012/13:25
rezoluta 1244 ka qene me malin e zi tash mali i zi eshte shtet i pavarur prandaj rezoluta 1244 nuk eshte valite.
me nderime CIMI Prizren

Ahmeti22.02.2012/13:08
Pikekalimet ne veri te kosovs do te ekzistojn por pa funkconim shtetror.KJO sipas serbis do te thote se pjesa veriore e kosoves shkoj ne serbi......vazhdoni dialogun per pjes dhe tertore tjra....Kjo eshte e arrirura nga dialogu i cili i ndihmoj serbis per te hy ne evrop e kosoves per tu fundos ne mjerim...

Shqyptar22.02.2012/13:06
Shqiptarë, perhajr Pavaresia e Serbise, pjese e se ciles me 1244 eshte edhe Kosova! MARRE!!!!!

Astrit Rexhepi22.02.2012/12:46
Pershendetje per te gjithe Lexuesit e Koha.net. !
Un i kuptoj te gjitha shqetsimet dhe brengat e te gjitheve per shkakun e fusnotes dhe prezantimit te kosoves ne nisma rajonale dhe ne rapport me BE,edhe une jam kunder kesaj menyre dhe jam per Republike, mirpo duke u nis nga fakti qe si te tille nuk esht qe nuk po e pranon vetem serbia se po te ishte problemi vetem te serbia do te rregullohej shume lehte, mirpo problemi qendron ne ate se as BE si teresi nuk po te pranon dhe une dua vetem nje gje te ju tregoj te nderuar bashvendas te mi , qe nese ju ka rastisur ta lexoni RAPORTIN E PRGRESIT 2011 te Komisionit Europian per Kosoven qe u be me heret para se qeshtja e fusnotes te behet publike aty do ta vereni shume qarte se Egziston Fusnota tek emri Kosovo dhe pak me poshte jepen detajet e FUSNOTES ku thuhet Under UNSCR 12441999 .
Pra te dashur Kosovare Fusnota eshte bere gati qysh moti dhe esht perdor moti ne raport me Kosoven dhe si e tille tani po na servohet.httpec.europa.euenlargementpdfkeydocuments2011packageksrapport2011en.pdf

xhela22.02.2012/12:25
MOS I MERRNI GJERAT SHUM AFER ZEMRES..! hajt se nuk fundosemi si me fusnot si pa te..me me rendsi esht me ec perpara me mireqenie sociale..leni kto nota e fusa..se barkin that e mu marr me kto sene nuk na ka hije..ne nje KOSOVE me ose pa fusnote ku nuk ka mireqenie sociale e as punesim sen spo mu duhet..e leni mo kto budallaliqe..se nuk hyn serbia ne kosove edhe fal me ja dhan..po qka jeni ka shkruni..EVALLA

J.BLAKAJ22.02.2012/11:59
Popull i Kosoves tu dalim para edhe ketyre Hajnave e Qyqaneve te Qeverise si u dolem para edhe tenkave te Shkinise.Hashim Borislav Thaqoviqin ta dergojme per azil ne serbi se atje e ka vendin.Sahanlepiresit e tij te burgosen dhe Kosova te marr fryme lirshem.Nese nenshkruhet kjo marrveshje te gjithe ne rruge dhe ta hapim kufirin e ti bashkohemi Nenes Shqiperi se vetem te gjithe shqiptaret ne nje shtet me nje Flamur do i dalim perballe shkinise dhe Servilisteve te saj.Hashimoviqi le qe u fali Mitrovicen vellezerve te tij po tash don ta fute edhe ushtrine serbe ne Kosovekjo lejohet me rezoluten 1244.ta ngrisim zerin dhe te mos lejojme qe gjaku i Adem Jasharit Zahir Pajazitit e te gjithe deshmorve qe rane te mos humbe.Te jemi krenar se jemi shqipetar bije dhe bija te Skenderbeut dhe e ardhmja e atdheut.

Baki22.02.2012/11:56
Kosova eshte Shtet Sovran i Pavarur dhe i njohur nderkombetarisht nga Shtetet me te fuqishme te Botes. Nje Fusnot e vendosur ne Mbishkrimin KOSOVA nuk ka ingirenca per ta mohuar Shtetesin e Kosoves. Per mua eshte me randesi qe Kosova te perfaqesohet e barabarte n te gjitha Takimet ne nivel boteror. Ajo te ket te drejte te barabart per ta paraqitur mendimin e vet.

shumzim shabiu22.02.2012/11:51
Duhet me organizu domonstrata te dhunshme jo me pasore kurnder ketyre tradhtarve qeveritar dhe sa me shpejt te largohen nga pushteti i vjedhur qe me vota te vjedhura po don tash edhe me shit krejt kosoven

shumzim shabiu22.02.2012/11:47
Nese neshkruhet kjo marrveshje sot ather Serbija me kete rezolut ka te drejt qe te ket edhe trupet e vet brenda kosoves

ardi22.02.2012/11:46
Sa i përket menaxhimit të integruar të kufijve, mediat citojnë Stefanoviqin të ketë thënë se pikëkalimet në veri do të jenë funksional, por nuk do të kenë elemente të kufirit shtetëror.BRAVOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO SHKIJE,JU LUMTE,SE JENI PATRIOTA

Ramadan Kovaci22.02.2012/11:35
Citat "...Pala kosovare kishte paralajmëruar se gjithsesi do të përmendet edhe Deklarata e Pavarësisë nga 17 Shkurti i vitit 2008, ndërsa pala serbe kishte hedhur poshtë një gjë të tillë.."
Koment Nese Serbia i lejon vetes luksin te hedh posht permendjen e dekalrates se pavarsise, ather edhe Kosova duhet ti jep vets te drejten te hedh posht R1244, le ta zgjedh Serbia fatin e vet..ose te dyat nga keto ose asnjera.. Nuk jan ata 22 shtetet e UYUse se bashku me Kosovenm ata qe duhe leshuar pe ne ket rast, por Serbia me ata 5 shetetet e BEse qe ende se kan njohur pavarsine e Kosoves

pini cilini 22.02.2012/11:28
oooooooooooo esat e shitet kosoven marre spo ju vjen sa njeri ka dhan jeten per qat repoblik thuj serbis leta hekin republiken prej tavuline eshe qka osht ne gjendje me bo HASHIM HESAT PASH TRATHTARI.

endi kosova22.02.2012/11:13
he EDIT he car a ja bone perhajr jeremicit a ani ani masi populli po flen boni shka te doni se na ka msu historija neve pas gjdo fitore te vogel e kena pas nga nje disfat te madhe se jena msu me fjet e mu knaq me pak.o popull ti ke faj e jo hashimi,hashimi ska faj se aj po lufton per interesa personale perdorne pak logjiken esht i vetmi udheheqes i nje lufte te ballkanit qe nuk esht ul ne banken e te akuzuarve ne hag te tjeret te gjith si ne bosne ne kroaci ne serbi kurse hashimi jo edini pse sepse po ben pazar me kosoven me kusht qe serbija mos ta akuzoj e haga mos te ngrehin akt akuz kunder tij se hashimit nuk po i shkohet 20 vjet ne burg e me lon tan at pasuri po besa nuk esht vet ka edhe tjer si aj qe jan pasuru nga gjitha partit e nuk bajn za e kur dikush ngrit zanin kunder tij aj ja jep nje post e ja mbush gjepat dhe ja mbyll gojen qonu more o popull e ndrrone ket udheheqje e gjith ket parlament te kukullave e futni njerz te ri qe kan energji per pun e nuk jan te perlyer askun oo

Nusret22.02.2012/11:09
pse SERBIA nuk mban SERBIA1244 ?
MALI i ZI 1244?
edhe keto kan qen te lidhura me 1244 rezolut

PINO PUTO22.02.2012/11:09
Vetem nja i kisha than Edita Tahirit qe ne qoftse e nenshkrun marrveshtjen me rozuluten 1244 mos ja msy ma per Kosove se ski qa lyp me u kthy ma mrapa...

Geri22.02.2012/10:49
Po pra, GJNDja eshte vetem keshilledhenese, ndersa 1244 eshte obligative. Pas kesaj, Serbia ka te drejte kurdohere t'i fuse forcat policore brenda Kosoves, meqe kete ia garanaton rezoluta 1244.

Ismaili22.02.2012/10:29
Të gjithë së bashku t'i thuhet stop degradimit të shtetësisë së Kosovës. Nuk mundet kjo qeveri e kapur të vendos kundër vullnetit të popullit. Kuvendi urgjentisht të mblidhet dhe të refuzojë kategorikisht propozimin e BEsë. Nuk mund të bëhet pazar gjithmonë në kurriz të Kosovës. Perëndimi si duket mezi po pret t'ia lidhë kryet kësaj pune.

roni22.02.2012/10:28
po vjen keq e ma keq , nuk ke drejt qe te jet ne fusnot data e pavarsis por vetem vendimi i GJNDs, me ket pala serbe e kundershnon vendimin GJNDs dhe e ka dergu ne dhomen e Apelit dhe Republika e Kosoves ka mundesi ta humb te drejten e pavarsis, dhe shikoni se deri ku kemi ardh me ket Qeveri dhe populli rrin duarkryq

A KRASNIQI22.02.2012/10:27
OO MOS LUNI ME PAVARSISE RESOLUTA ASHT NE DAM TONIN POR MOS NA PRANOFT SHKINIA BUKA NUK PO NA HAHET PA SHKIESE ATA QE LUFTUAN E DHAN JATEN PER KET VENDATA NUK BISEDUAN KURR ME ARMIKE JU TU SHKEL MBI GJAKUN E TYRE

atdhe22.02.2012/10:13
nuk di se sa kohe i duhet opozites qe te i bej 40 nenshkrime e te thiret seanc te jashte zakonshme e te ndalet ky turp, qe te pa mundsohet nenshkrimi i ketij akti te turpshem nga kjo qeveri, po te punohej per 40 nenshkrime te dillen kur e mur vesh se hasha kapuitulloj ateher sot kishte me u mbajt seanca e kuvendit dhe u kishte me u pa mundsu kapitullimi i shtetsise por per fat te keq nuk ka as opozit te mjer ne, eshte e turpshme kur sheh se per qeshtje kaq te ndishme te japin vetem deklarata per shtyp opo nepermjet argatve te tyre te bejne konferenc shtypi per mos pajtim kjo eshte opozita e Kosoves, hajt shnet

pino puto 22.02.2012/09:26
qysh po jav merr mendja me nenshkru kthimin mrapa qe thojshin sperseritete historija vet shqiptaret po e perseritin ni shekull mrapa bravo qeveri ....veq vazdoni se di deri kur po po me quditin qito partit opozitare qe sdalin me qendrim te prer qe ne qoft se i fitojm zgjedhjet ne kurrfar menyre se pranojm ket fusnotfustan te evropes

ismeti prekaz22.02.2012/09:25
d.m.th edhe pa deklarat a,o thaq he veq posht e ma posht,,hahaha

Mynihu22.02.2012/09:22
E shkreta Kosove, se kush po te perfaqeson dhe po luan me dinjitetin tende!

Ibra22.02.2012/09:21
O hjekne krejte bre as GJND E AS PAVARESI po te figurojne veq 1244 se edhe ashtu sen ma shum sjena ka bajna.O popull hajvan po a keni krye a skenia keni emnde a skeni po nihere bre duhet me ngulen kame edhe me thane stop se ma shum skam ku shkoje po a pak na ... ne e na shtypen e na kallen e na dhunun e qka sna banen e tash po afrohemi e po bahemi miq edhe po ja nimojna serbise me marren statusin kandidate. po skishet paasen ftyre hiq bre edhe pse e di se ktae bani me marreveshje po ... shi deshmoreve bre edhe ... shi rrenave te juve nje dite ska nje dite ka.TURPE PER QEVERINE E FLLIQTE EDHE MOS PRITNI MA NJOHJE SE SKA JAN HARXHUE.

B.Krasniqi22.02.2012/09:20
Per mua nese me te vertet ne fusnote do te figuroi vetem 1244shi dhe GjND,ateher pernjeher do ta dorzoi Pasaporten Kosovare.Mos harroni 1244shi eshte oblikative ndersa GJND eshte vetem keshillimmendim.










H.S.23.02.2012/11:28
Kosoven me leshu toka nuk osht qudi,se si po veprojn te mbi jetuarit e luftes qe shumica ishin fut ne bira te minit e tash jon dal e bojn politik me gjakun e deshmorve qe dhan jeten per liri e panvarsi te kosoves po njo mos te harojn se ju vjen dita edhe atyne me u pergjegj per trathtin qe e bon kadal breg se ka hendeg. thojke 1 plak iurt e i menqur