• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Thaçi uron për muajin e shenjtë

Publikuar: 31.07.2011 - 11:58

Prishtinë, 31 korrik - Kryeministri i Kosovës,  Hashim Thaçi uron kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërrnava dhe qytetarët e besimit islam të Kosovës, me rastin e fillimit tëmuajit të Ramazanit.

Në tekstin e urimit thuhet:

Kam nderin  dhe  kënaqësinë e veçantë që në emër të  Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim t’u uroj fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit Ju dhe gjithë qytetarëve të besimit islam të Kosovës.

Ky muaj është ndër obligimet më fisnike të besimtarëve islamë, në të cilin kultivohen edhe më shumë vlerat humane, toleranca e përgjithshme, respekti i ndërsjellë, dashuria midis njerëzve dhe gatishmëria për sakrificë materiale për të mirën e shoqërisë.

 Duke dëshiruar  që ky muaj të sjell edhe më shumë mirësi,  lumturi dhe harmoni në familjet tuaja, uroj që Muajin e shenjtë të Ramazanit  ta kaloni  me lehtësinë e duhur, duke  përmbushur mesazhin të cilin ai e  bart.

 

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 16°CShi i lehtė
Tiranė 16°CKryesisht me vranėsira
Shkup 19°CShi i lehtė
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu