SHBA-ja: Asociacioni në përputhje të plotë me Kushtetutën

Artikujt tjerė
- EULEX-i paralajmëron tërheqje graduale
- Kuvendi sot për plotësimin e Ligjit për fondet pensionale
- Profesoreshave nga 3 euro,doktoreshave asgjë për 8 Mars
- Zbogar nuk pret zgjidhje afatgjatë nga dialogu Kosovë - Serbi
- Haradinaj i hapur edhe për Vetëvendosjen, kjo e refuzon
- SHBA-ja: Asociacioni në përputhje të plotë me Kushtetutën
- Vetëvendosje: Gjykata Kushtetuese vepron në mënyrë joligjore!
- Linçimi publik i prokurorëve dhe gjyqtarëve, pengon punën e tyre
- Protestë në Deçan kundër dhënies së pronave Manastirit
- Jahjaga uroi mësuesit
Prishtinë, 7 mars - Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracey Ann Jacobson ka shprehur sërish mbështetjen e plotë të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara për dialogun që po zhvillohet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së. Ajo i ka dhënë këto komente në një bisedë të shkurtër me Radion Evropa e Lirë.
Jam shumë e lumtur që të kem rastin që sërish të shpreh mbështetjen e plotë të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara për dialogun e sponsoruar nga Bashkimi Evropian, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në saje të lidershipit të kryeministrit Thaçi, punës së madhe të të dyja palëve, dhe përpjekjeve të mëdha nga BE-ja dhe Baronesha Ashton personalisht, ky dialog ka të gjitha gjasat që të ketë sukses.
Ka ende shumë gjëra në agjendë. Kemi dëgjuar shumë diskutime ditëve të fundit, për këtë idenë e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, që do të ishte në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës. Dhe, shpresoj se do të shohim lëvizje para për këtë gjë, dhe temat tjera kyçe, siç është zhbërja e strukturave paralele të sigurisë, gjatë ditëve të ardhshme. E di se kjo është një detyrë e vështirë, dhe ne vërtet e vlerësojmë vullnetin e mirë të shprehur nga të gjitha palët për të çuar përpara këtë gjë, tha ambasadorja amerikane.
Në pyetjen se a ka gjasa që ky asociacion të ketë pushtet ekzekutiv, Jackobson tha se nuk dëshiron të hyjë në detaje. Ne kemi dëgjuar mjaft qartë atë që ka thënë Qeveria e Kosovës dhe kryeministri. Nuk do të ketë pushtet ekzekutiv ose zgjedhje të drejtpërdrejta. Ne e kuptojmë dhe respektojmë këtë. Por, kjo është vërtet diçka që po negociohet në Bruksel, nën drejtimin e BE-së, me pjesëmarrjen e dy kryeministrave, përfundoi ambasadorja amerikane.









