• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Protestë në Deçan kundër dhënies së pronave Manastirit

Publikuar: 07.03.2013 - 16:54

Deçan, 7 mars – Sot në Deçan, nga ora 12:00 deri në ora 13:00, në qendër të qytetit të Deçanit, është mbajtur tubim më parë i paralajmëruar nga organizatat e shoqërisë civile të përkrahura nga subjektet politike pranë kësaj komune.

Në protestë kanë marrë pjesë më se 600 qytetarë nga kjo komunë, njoftoi me një kumtesë  Policia e Kosovës.

Këshilli organizativ ka shprehë pakënaqësi lidhur më vendimin e Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës për dhënien e pronave shoqërore Manastirit të Deçanit.

Vlen te theksohet se një grup i vogël prej 20 personave është ndarë nga turma dhe ka tentuar të shkojnë ne drejtim te Manastirit, por me ndërhyrjen e Këshillit organizativ, ata  janë kthyer mbrapshtë. Protestuesit janë shpërndarë të qetë dhe kjo protestë ka kaluar pa incidente.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 15°CShi i lehtė
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 18°CMe riga tė lehta shiu
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu