Jeta e tyre mision, rënia porosi

Artikujt tjerė
- Nikoliq, Daçiq e Vuçiq të hënën në Bruksel
- Thaçi uron mësuesit për 7 Marsin
- Krasniqi lavdëron gratë
- Çmimi Shaban Jashari Merita Haxhiut
- Buja në Ditën e Mësuesit bën homazhe në Prekaz
- Kosova prezanton vlerat turistike në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Berlin
- Nesër në Kuvend diskutohet raporti rreth reformës zgjedhore
- Jeta e tyre mision, rënia porosi
- Familjes Jashari i intereson vetëm populli dhe institucionet
- Dita e Mësuesit në Kosovë rikujton sakrificat e fitoret e mësuesve
Prishtinë, 7 mars - Kuvendi i Kosovës shënoi sot me një mbledhje solemne Epopenë e UÇK-së. Seanca solemne me rastin e 15 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës filloi me intonimin e himnit shtetëror të Kosovës, i cili edhe këtë herë u injorua nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, ani pse nga përfaqësuesi i saj ishte thirrur mbledhja.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, tha se ky Kuvend dhe këta deputetë e kanë për obligim që të përulet me respekt për Epopenë e Jasharajve në Prekaz me 5, 6 dhe 7 mars.
Selimi ka kujtuar Shaban Jasharin, në Ditën e Mësuesit, duke çmuar punën e tij.
Ai ka thënë se rasti i flijimit të Familjes Jashari është unik në botë dhe si i tillë duhet kujtuar dhe ruajtur në vlerat më të larta të shtetit, pasi ata janë realizuesit e lirisë.
Selimi ka lexuar emrat e 56 të vrarëve të familjes Jashari në seancë.
"Popujt dhe kombet kanë historitë e tyre, popujt dhe kombet luftuan dhe vazhdojnë të luftojnë ende për liri. Në historitë e tyre, kombet kanë bërë sakrifica të mëdha për liri. Por nuk ka komb në botë ta ketë një Adem Jashar ashtu siç e ka kombi ynë. Nuk ka komb në botë të ketë një Familje Jashari, siç e ka kombi ynë. Një diplomat, kur e pa Prekazin pat thënë: po të ekzistonte çmimi Nobel për luftë, ai do ti takonte Adem Jasharit
Ndoshta nuk ka çmim Nobel për luftën, por çmimin e lirisë, çmimin e luftës për liri Adem Jashari ia dhuroi kombit të vet", tha Selimi
Gjatë seancës solemne me rastin e 15 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, deputetëve u është drejtuar edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
Ai ka thënë se Epopeja e UÇK-së shënon me të drejtë sakrificën e familjes Jashari. Sipas tij, tri ditët e Epopesë krijuan luftën e drejtë për çlirimin e Kosovës nga okupuesit shekullorë, duke realizuar ëndrrën për Çlirim të të gjithë brezave.
Thaçi duke kujtuar të kaluarën ka thënë se UÇK-ja ishte niveli më i lartë i organizimit politik dhe ushtarak që ka njohur ndonjëherë Kosovës dhe si e tillë është cilësuar edhe si lëvizja më e suksesshme guerile e shekullit të XX-të.
Ai ka folur edhe për të tashmen duke çmuar të arriturat e tanishme dhe duke premtuar për punë të vazhdueshme në të ardhmen.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi theksoi se rënia e Jasharajve hapi kapitullin më të madh të çlirimit të Kosovës.
As makineria e rëndë serbe, as spastrimi etnik nuk e mposhtën qytetarin liridashës të Kosovës dhe çdo qytetar duhet të ndjehet mirë dhe krenar për kontributin e tij për liri. Kosova do ta nderoj gjithmonë këtë sakrificë, tha Thaçi.
Ai ka shtuar se UÇK-ja është vlerësuar në botë si guerilja më e suksesshme e shekullit të njëzet.
Ndërkohë, kryeparlamentari Krasniqi ka thënë se legjenda dhe merita i përket vetëm ati qe e meriton atë Merita i takon Adem Jashrit, ai është edhe legjenda. Po ku jemi e si jemi sot. E dimë që Kosova me 17 shkurt të vitit 2008 ka shpallur pavarësinë, e dimë gjendjen e familjarëve të të pagjeturve. Sot kur kujtojmë ngjarjet e para 15 viteve, më vjen të them lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për lirin e Kosovës, tha Krasniqi.


Murriz Shipnia07.03.2013/14:32
Meka e Shqiptarëve është Prekazi.

nasco07.03.2013/13:59
po,po,po... ne rregull krejt eshte z. Selimi...mirepo, thirrni naj here seanse edhe per fukarallekun qe ka kap kosoven, miruni pak me zhvillimin ekonomik , e mos i leshoni sallen e kuvendit etj, etj

dreniskandinavi07.03.2013/13:59
Jo besa nuk ka kund ne bot mu ngunju pas ati numri te madh femij e gra me i ba kurban 52 antar te familjes pa i vet se a doni te luftoni ajo nuk ka.Syigeneris ne bot,kjo ndodh vetem te shqiptaert.Me dhimben te miturit dhe granimi dhe ter te afermit e tyre.









MR GQ England 07.03.2013/14:33
Me pas qen Veteranet e UQK,s ne mend do i kishin bojkotu te gjitha nderhyrjet e Qeveris Thaqi qe po don me na lan pa shtet. Epopeja e UQK,s per mendimin tim esht per ata qe ja dojn te miren Kosoves. Thaqi me PDK,n jan ne sherbim te djallit dhe Serbis.