Kompanisë austriake OeSD afat deri më 23 janar

Artikujt tjerė
- Thaçi rrezikon qeverisjen me mosshkarkim të Çekut
- MPB paralajmëron gjakderdhje, austriakët ankohen për kërcënime
- Thaçi: Serbia ka pranuar të heqë strukturat paralel të sigurisë
- Tri shpërthime në Prishtinë, një në Mitrovicë
- Në Bruksel, marrëveshje e përkohshme për doganat
- Ka filluar takimi Thaçi Daçiq
- Shpërthim në veri të Mitrovicës
- NATO për Kosovën: Ka arsye të jemi optimistë
- Jahjaga u kthye nga vizita zyrtare në EBA
- PSDK: Çeku iku, kërkojmë ministri të re
Prishtinë, 17 janar (E plotësuar) Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës përmes një njoftimi për medie bën të ditur se përfaqësues të kompanisë austriake OeSD kanë kërkuar sot zyrtarisht që negociatat për zgjedhjen e kontesteve të kontratës për prodhimin e pasaportave biometrike të shtyhen edhe për 15 ditë, meqenëse kanë nevojë të konsultohen me ekspertë të Bashkimit Evropian.
Sipas njoftimit, komisioni përkatës i Ministrisë së Punëve të Brendshme ka vendosur që këtë kërkesë ta pranojë pjesërisht, sipas nenit 16.1, të kontratës për zgjedhje miqësore të mosmarrëveshjeve dhe që negociatat të shtyhen edhe për 7 ditë, pra deri më 23 janar të këtij viti.
Ministria e Punëve të Brendshme siguron qytetarët e Republikës së Kosovës se pavarësisht rezultateve të negociatave që pritet të bëhen, procesi i prodhimit të pasaportave do të vazhdojë normalisht.
Edhe një afat kompanisë austriake për pasaportat
Prishtinë, 17 janar - 13:30 - Ministria e Punëve të Brendshme sot i ka dhënë afatin e fundit kompanisë austriake, të angazhuar për prodhimin e pasaportave biometrike, për propozimet e fundit lidhur me paqartësitë që ekzistojnë në kontratën aktuale, raporton RTK. Zëdhënësi i saj, Behar Haziraj thotë se MPB-ja është e interesuar që të vazhdojë kontratën me këtë kompani, por OeSD refuzon ta paguaj TVSH-në.
Kompanisë austriake OeSD, e cila ka prodhuar pasaportat biometrike të Kosovës, i skadon sot afati që i ka dhënë Ministria e Punëve të Brendshme për ti paraqitur propozimet rreth obligimeve të saj për të paguar taksat doganore dhe TVSH-në.
Behar Haziraj, zëdhënës i MPB-së, thotë se kjo kompani ka refuzuar pagesën e TVSH. Ai shtoi se në bazë të propozimeve që OeSD do ti dërgojë MPB-së do të vendoset se a do të shkohet me vazhdimin e kontratës apo shkëputjen e saj.
Ne sot e kemi dhënë afatin e fundit që ata do ti dërgojnë me shkrim propozimet e tyre dhe në bazë të propozimeve të tyre do te vendosim a do të shkojmë me vazhdimin e kontratës apo do ta ndërpresim atë dhe hapet rruga për një tender të ri për pasaportat biometrike, theksoi ai.
Kjo sipas Hazirajt, vjen pas takimit në mes të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës dhe Kompanisë austriake për të gjetur zgjidhje sa i përket paqartësive që ekzistojnë në kontratën aktuale.
Ministria e Punëve të Brendshme ka konfirmuar se ka marrë të gjitha udhëzimet ligjore edhe nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik. Nga kjo rezulton se sipas ligjit të prokurimit publik të Kosovës kompania OeSD është e obliguar që të paguaj taksat dhe TVSH. Në këtë rast Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka ndonjë detyrim ligjor as ndaj kompanisë e as ndaj doganave.
Kompania OeSD është shpallur fituese e tenderit në muajin gusht të 2011 për prodhimin e pasaportave biometrike. Skandali me pasaporta në MBP ka filluar vitin e kaluar kur kompanisë austriake nuk i shkuan në llogari 1.4 milion euro, për të cilat një nga nënkontraktueset e OeSD së, Natali Velija shtetase gjermane u arrestua në Prishtinë. Velija pati deklaruar se këto para ajo është dashur ti japë ryshfet zyrtarëve të kësaj ministrie.


Deshprimi17.01.2013/15:23
Ne vendet normale, apo ne shtetet normale, kjo kontrate ish dasht te anulohet!!! Ne nje abuzim kaq te madh te kesaj kompanie nuk duhet ti lejohet vazhdimi i Kontrates. Zyrtaret e MPB te cilet kane qene ne kete afere se bashku me perfaqesusit e kompanise OESD duhet ta marrin denimin me burg.

Komentuesi 17.01.2013/13:45
Këta nuk janë normal. Ja kanë nisë si Serbia me kushtezime dhe afate....Respekto ligjin ose nderpreje ose vazhdoje kontraten.... nuk ka zgjidhje të tretë










banushi17.01.2013/16:20
Hajde marifet hajde!