• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

SBASHK-u kërkon: Me paga edhe inflacioni

Publikuar: 06.12.2012 - 15:37

Prishtinë, 6 dhjetor 2012 - Në kuadër të angazhimeve të përbashkëta të MASHT-it dhe SBASHK-ut në shërbim të arsimit në Kosovë, është mbajtur të enjten një takim i frytshëm në ambientet e kësaj Ministrie. Kryetari i SBASHK-ut, Ali Shabanaj me bashkëpunëtorët kanë bashkëbiseduar me Ministrin Ramë Buja për shumë çështje që lidhen me rrjedhat në arsim. Sipas një njoftimi, veç tjerash SBASHK-u ka paraqitur këto kërkesa konkrete: ndryshimi i dy pagave sipas Vendimit të Qeverisë datë 06.01.2011, angazhimet e përbashkëta të ekipeve negociuse dhe përgatitja për nënshkrimin e Kontratës Kolektive . Në këtë takim kreu i SBASHK-ut ka parashtruar edhe kërkesën që :“Në kohën e krizës së madhe globale, e cila nuk përjashtoi as Kosovën, është keqësuar edhe gjendja materiale e punëtorëve të arsimit duke e shkurtuar mundësinë buxhetore për përballimin e obligimeve elementare familjare dhe duke e shkurtuar mundësinë e pajisjes me literaturë shkencore të domosdoshme për të qenë në hap me kohën. Inflacioni në vitin 2011 ishte 7.3% ndërkaq deri në tetor 2012 ,3.8% . Demi në pagat e rritura 50% nga shkalla e inflacionit deri me tani është 11.1% “ .

SBASHK-u kërkon që të futet shkalla e inflacionit çdo katër muaj ( sipas shkallës që e cakton Agjencia e Statistikave të Kosovës ) nga 1.01.2013, për të gjithë të punësuarit në arsim nga parashkollorët deri tek universitarët. Janë shtruar edhe kërkesa që kanë të bëjnë me çështje të pensionimit, të implementimit të vendimeve të Qeverisë për të gjithë të punësuarit në Kosovë pa kërkuar përvojën në sistemin e kaluar, e jo që mësimdhënësi që plotëson moshën e pensionimit t’i marrë 45 euro si të tjerët që nuk kanë kontribuar ose nuk kanë qenë të punësuar.

Është biseduar që pagat suplementare me rastin e pensionimit të jepen në mënyrë institucionale pa qenë nevoja që ato të realizohen përmes gjykatës.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 18°CI kthjellėt
Tiranė 18°CI kthjellėt
Shkup 20°CI kthjellėt
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell