Antikorrupsioni nën kërcënimin dhe presionin e Pacollit

Artikujt tjerė
- Kadri Veseli rekrutohet në PDK
- Ekzekutivi synon integrimin evropian me 2 mijë euro rritje të buxhetit
- PDK-ja e LDK-ja rinisin luftën për Akademi
- EULEX-i: Nuk mundemi vetë
- Qeveria paralajmëron denoncimin e rastit Joviq si shkelje të integritetit
- Bajram Rexhepi konfirmoi përgjimin e Vetëvendosjes
- Nxënëset që ndihmojnë spitalin në Kosovë
- Shtohen numri i kosovarëve në Zvicër
- Turqia: Veriu, pjesë e pandashme e Kosovës
- AGPK kundër presionit politik mbi mediat
Prishtinë, 1 nëntor - Agjencia Kundër Korrupsion është deklaruar të mërkurën të jetë nën presionin e zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli. Po kështu, zyrtarin e lartë qeveritar e ka pandehur edhe për përpjekje për tia prishur imazhin këtij institucioni të pavarur dhe të specializuar për zbatimin e politikave shtetërore për luftimin dhe parandalimin e korrupsionit.
Që të reagojë kësisoj, Agjencia ka marrë shkak nga deklarata që Pacolli një ditë më parë ka bërë në KTV. Aty e kishte kualifikuar si trillim dhe të ndikuar një kallëzim penal kundër tij që Agjencia e ka deponuar në Prokurorinë e EULEX-it. Numri dy i Qeverisë edhe ka kërcënuar se për këtë, zyrtarët e Antikorrupsionit do të ndodhen para përgjegjësisë.
Agjencia Kundër Korrupsionit i hedh poshtë pretendimet publike të bëra në një emision televiziv nga ana e zëvendëskryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Behxhet Pacolli, se kallëzimi penal i bërë ndaj tij në Prokurorinë e EULEX-it është trillim dhe i ndikuar, thuhet në deklaratën e Antikorrupsionit. Pretendimet për prishjen e imazhit të saj nga një pozitë kaq e lartë politike e institucionale, Agjencia i konsideron si presion me qëllim të pengimit të realizimit të misionit të saj.
Javë më parë Agjencia i është drejtuar Prokurorisë së EULEX-it, pas një hetimi për konflikt interesi që kishte zhvilluar ndaj Pacollit. Procesi hetimor kishte nisur pasi Koha Ditore pati raportuar se si ai vitin e kaluar ka nënshkruar disa memorandume të bashkëpunimit në Nigeri, në emër të bizneseve evropiane, nëpërmjet të cilave ishin dhënë zotime për investime në disa sektorë të këtij vendi afrikan. Pacolli kishte shërbyer me dokumentacion jovalid Agjencinë, në përpjekjen e tij për ta bindur këtë institucion se nuk ishte gjendur në konflikt interesi kur shtatorin e vjetëm kishte nënshkruar në Nigeri memorandumet, në emër të bizneseve evropiane. Kjo fillimisht kishte funksionuar, ngaqë Agjencia kishte mbyllur hetimet me përfundimin se nuk kishte konflikt interesi në këtë rast.
Por, gazeta menjëherë pati publikuar faksimilet e memorandumeve origjinale që e gjenin në konflikt interesi dhe Agjencia e kishte rihapur rastin. Pistën e hetimit e kishte zgjeruar, madje deri në atë shkallë sa për të vërtetuar nëse dokumentet që ia kishte ofruar Pacolli gjatë hetimeve të para kishin qenë valide apo të rrejshme. Pas disa muaj hetimesh, Agjencia ka ardhur në përfundim se Pacolli kishte falsifikuar dokumentet dhe njëkohësisht i kishte mashtruar hetuesit e saj. Prandaj, në kallëzimin penal Antikorrupsioni e pandeh se ka kryer vepër penale përmes falsifikimit dhe mashtrimit.
Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore


Ali HETEMI02.11.2012/08:37
Te them te drejten nuk deshta te shkruaj por se me qmendin disa njerez te politikes qe veprojn sot ne Kososv,kjo agjenci qe eshte formuar qe nje kohe mjaft te gjat nuk e di se kend deri sot e denoncuan ose e quan ne gjygj qe te gjykohet per korrupsion , e tash qa na mbetet vetem shpresa e nuk jemi ne ate faze te shtetformimit qe vetem te shprersojm por duhet te punojm fuqishem.

TAFE TAFA01.11.2012/22:31
MARRE ESHTE PER HASAN PRETENIN ME FOL KESHTU PER PACOLLIN.PACOLLI I NDIHMON KOSOVES DHE KREJT BOTES KUR TE KA NEVOJE.UNE SE NJOH PACOLLIN POR PACOLLI KA PARE MA SHUM SE BUGJETI I KOSOVES SIGURISHTE SEPSE AI ESHTE TEPER I AFTE SEPSE KA PUNUE NE KREJTE BOTEN BILE NE RUSI QE HASAN PRETENI AS SE DINE KU ESHTE RUSIJA SE ME PUNUE NE RUSI ESHTE TEPER ZOR SE ESHTE SHTET I MADHE DHE SHUME I FORTE.ESHTE SHUME I PADISHUM AI QE THOT NUK DUHET ME PUNUE ME RUSINE .KUSH ESHTE I AFTE PUNON ME RUSINE DHE ME AMERIKEN E KUSH NUK ESHTE I AFTE VETEM FOLE PA KRYP.HASAN PRETENI MA MIRE ESHTE ME LUFTUE KORUPCIONIN NE KOSOVE SE ME FOLE ME THASHETHANME PA KRYP DHE ME RA AQ NE NIVEL TE ULTE ME JU BESUE THASHETHANVE.ZOTI PACOLLI ESHTE VETEM MIREBES PER KETE KA PASURI AQ TE MADHE.

sulejman miftari01.11.2012/20:34
o pacollin hallall nona qe e ka bo se osht i aft por na shiptar nuk ja dijm vleren se kush prej shiptarve ka mujt me hy ne kremlin e kush pej shiptarve ka mujt me pi kafe me gadafin e me sadamin e me njerzit me te mllenj ne ruzullin toksor po aj ka fitu pare jasht e pi jep ne kosov jetimave e fukarave o popull e taqi e jakupi e krejt drenica u pasunu pas luftes pse zguxoni me fol e pacolli osht krenarija a shiptarve o behxhet po rnofsh bra se je baba i kosoves shum selam prej finlandes

musa01.11.2012/14:10
per me kritiku e per me vlersu dikend duhet me qen i kategoeis tina e per me qen i kategoris tina asht shum leht banu biliarder edhe tani fol keq e ma keq per pacollin po ky nuk di shka e lodh veten mu marr me kta hajnat tjer ky asht numer nje krejt bota e nje si boos i bossav

prishtina01.11.2012/14:05
Behxhet Pacolli nuk eshte politikan por ka zemer te gjere per njerzit skamnor une di shume raste ku ai ka ndihmuar andaj ma e udhes kishte me qene mos te mirret me politike hiq pare ka jeten e mire me pune te gjitha i ka fituar

shpendi01.11.2012/12:43
e kam then dhe vazhdoj ta them me plot bindje qe pacolli eshte krenaria jon e pas luftes,si shqiptari me i sukseshem dhe me human ne univers permes tij sot na vin shum njohje nga shum vende te botes qe ata as qe kan ndegju ndonjeher per kosoven,pra fal pacollit,un jam i bindur qe kush flet keq per pacollin ai eshte edhe kunder vetvetes,ma cekni vetem nje politikan pas luftes qe dhe nje cent nga gjepi tij per ket popull te vearfer,para se te akuzoni dhe te shantazhoni mendoni mire per kend flisni.

Agimi01.11.2012/12:15
Pacolli ka idol Titon, Millosheviqin, Jelcinin dhe Putinin. Keta te gjithe tere jeten e tyre kane mbajtur nen trusni dhe kercenime popullin dhe institucionet shteterore.

Rimtaf01.11.2012/11:59
Ku jan ata naivat qe flasin dhe mendojne qe pacoli i ka ndihmue Popullit Shqiptare dhe Shtetit te Kosoves.
pacoli ka ardhe ne Kosove si plaqkites i popullit dhe MAFIOZ RUSOSERBE qe e ka shfrytezue poziten per PLAQKITJE TE KOSOVES.
Po ky far ZIDARI perpos tetevjeqares ska kurrfar shkolle te kryeme.
Krejte udheheqesija e Kosoves jane si ky
me diploma te bleme. Diploma e BLEME ste jepe DITURI msa ju ka dhene qeverise Kosovare, duduka kan qene dhe duduka kan me mbete pergjithemone.

bislimi01.11.2012/11:31
Skandalet e Behxhet Pacollit, po të radhiteshin në një tekst do të dilte një libër i trashë. Futja e tij në politikë filloi me skandale kur deshi të zgjwdhet President në mënyrë jo kushtetuese i ndihmuar nga miku ynë Del, pastaj skandalet e tij me njohjet mosnjohjet, paraqitaje tij e rrejshme në SHBA si i dërguar i Presidentit Sejdiu, premtimet e tij boshe se në Prishtinë do të punësojë 30 mijë, në pejë 20, në Mitrovicë 20 mijë, në Prizren 30 mijë punëtorë dhe votuesit e mjerë, të varfër, të nëpërkëmbur, të plaçkitur, të mashtruar këtë ... rem të Pacollit e hengrën dhe atij i dhanë votën. Mjer ky popull kend e voton.

Ermiri01.11.2012/11:29
H.Preteni nje njeri i korruptuar deri ne fund dhe nje tradhtar i madh po fol per korropsion!! Pak e pa logjikshme, dhe per ke po fol per nje njeri te madh e te ndershem siq eshte Behfjet Pacolli? Po athua kush e korruptoi pretenin, hajt se z.Pacolli te zbulon edhe ty si keta tjert qe u munduan me dallavere me demtu z.Pacolli e u ngulen vet...

selimi 01.11.2012/11:24
Një hadis thotë se kur një popull del nga rruga e Perëndisë, nuk respekton normat morale dhe fetare, kur gënjeshtra ka vlerë më shumë se e verteta, kur mashtrimi vlersohet më shumë se dinjiteti dhe ndërshmëria, Zoti këtij populli i dërgon për udhëheqës njerëz që janë mashtrues, gëjeshtarë, të pa etik e pa moral, hajna, që nuk respektojnë ligje e norma shoqërore. Si duket neve na ka gjetur mu kjo. E bajshim me shnet.

shaip shala01.11.2012/11:20
Jo te largohet EULEKSI nga Kosova,por se paku duhet te qendrojne ketu se paku edhe 15 vjet,sepse keta te vetmit ne Kosove zbatojne ligjet dhe aty ketu kane punuar ne krahasim me sistemin tone gjyqesor te ndikuar politikisht dhe te korruptuar pertej fytit.Nderkaq z.Pacollit nuk i ka nevojitur politika,ku krijohen njerezit hipokrita,genjeshtaret, te amoralshem,e sa per hetimet ndaj tij,le te mbrohet.Ka ndertuar Kremlin e Jelcinit,por jo shume ne Kosove.Zgjedhjet e ardhshme do te jene te zbehta per AKR,ku pragu per ta do te jete si maja e Himalajeve.

shaip shala01.11.2012/11:20
Jo te largohet EULEKSI nga Kosova,por se paku duhet te qendrojne ketu se paku edhe 15 vjet,sepse keta te vetmit ne Kosove zbatojne ligjet dhe aty ketu kane punuar ne krahasim me sistemin tone gjyqesor te ndikuar politikisht dhe te korruptuar pertej fytit.Nderkaq z.Pacollit nuk i ka nevojitur politika,ku krijohen njerezit hipokrita,genjeshtaret, te amoralshem,e sa per hetimet ndaj tij,le te mbrohet.Ka ndertuar Kremlin e Jelcinit,por jo shume ne Kosove.Zgjedhjet e ardhshme do te jene te zbehta per AKR,ku pragu per ta do te jete si maja e Himalajeve.

malsori01.11.2012/11:09
Po eulexi.eshte kryebaba i hajnave.ata jan ardh kosove vetem e vetem me vjedh e me prish punet .po vllazen e motra kthene anten ka duhet se te gjithe se bashku me largu eulexin.se evropa gjithe her na ka tradhtu.me mire bashkohem mes veti.se keshtu te ndar do desim urije te gjithe.se edhe ata qe kan pasuri do te ju konfiskohet pasurija nha evropianet.kqyrni shtet afeikane po vdesin urije.jo si nuk ka pasuri po ajo vidhet nga evropianet. Te gjithe se bashku per nje bashkim.kombtare

rexhepbruksel01.11.2012/11:06
nuk po dihet ende kush kujt po ja ngul,čshtč bčrč shteti si njč bordel ku mbledhen autorčt dhe aty dihet se qka pason.

dreniskandinavi01.11.2012/11:04
Hasan Preteni i instaluar ne AKK dhe i dirigjuar nga SHIKu kriminel,per deri me sot asgja si ka kontribue zvoglimit te korrupcionit ne Kosoven e varfur.Ky resor privat si e qun preteni institucion nuk e ka humb imazhin sot per shkak pacollit por ska pas kurrfar imazhi deri me tani, as qe ka qen i pa mvarun nga te tjeret,si esht banda e PDKes.

Durimi01.11.2012/10:40
Pse nuk po e shikoni pasurin e ketyre qe e ben per 1 apo 2 vite? Behgjet Pacolli ka punu ton jeten dhe e ka ba por po shihet qe lere keta te medhojt dallavergjit po edhe ka ne popull qe kan urrejtje pse Behgjet Pacolli eshte i pasur? A mos jua mur juve, ky ne Kosove erdha i pasur me ju ndihmu o popull jo falenderus! Pse spo merni me kta qe ne megjes po qohen te pasur, po me keta qe ka punu per vite te tera ka vujt shum ka perjetu shum sene e gjithqka e jo sikur keta e zun nje karige dhe bahen miljonera shihni me shum o popull kush jan mashtrusit e vertet por jo Behgjet Pacolli.

bekim01.11.2012/10:25
po antikorrupsoni osht vet hajnav popull hapni syt . po kqyrin prej zotri pazollin me nzirr diqka.pse nuk pe hetoni hashimin e shum te tjer. leni kto varjanta ma se ekini gjet popullin pa shkoll qat bani kshtu se me kan dikun ktu ne evrop ju kishin mshel meniher.

besimi01.11.2012/10:22
Eshte turp per Kosoven qe e perfaqeson ky njeri.Ky person jo qe nuk siell njohje per Kosoven por perkundrazi e zbeh imazhin e Kosoves ne bote.Sa me shpejte qe largohet nga politika aq me mire per vendin tone.Tung

petrit01.11.2012/10:21
po qfare kercenimi i paska bere more i paska dhene keni me shku para drejtesise , drejtesia eshte edhe per hasanin , ky hasani eshte e keqja e ketij insitucioni ky me ata servilat e vete merret vetem me shantazhe duke nderure te insitucionet e ndryshme vetem kur i thone dhe kur ka ndonje interes

IFORTI@HOTMAIL.COM01.11.2012/10:14
Ngoni qka po ju them... ky njeri nuk ka lidhje me politike, as me asgja tjeter, dy fjali sdin ti lidhe... ky ka dite te beje parane ne shpine te Jelcinit... sa per politike nuk ja vlen te degjohet... as besa te shikohet se duket si kukull e fryre me botox...

James01.11.2012/10:03
Se pari Hasan Preteni eshte nje "MARIONETE" e zyrtarve te larte institucional, se perndryshe ai skish mujt me ardh ne ate pozite. e dyta deklarimet e tij se kjo agjensi gjoja punon diqka jan fallso dhe sa per ti qit hi syve publikut. qysh ka mundesi njeri per ni koh te shkurter me u ba milioner e agjensia me deklaru se i ka trashegu na i ati a babagjyshi a ku ta di une. hajt se i vjen radha edhe ktij far huti H.Pretenit.

Valmiri01.11.2012/09:58
Keto jan shpifje dhe vetem shpifje, persona te caktuar kan paguar kete agjenison qe kinse Behgjet Pacolli qenka ne konflikt interesi, por jo Behgjet Pacolli eshte i paster e nuk merret me keto dallavere

lorik h01.11.2012/09:57
Agjencia te merret me pune per cka paguhet e jo me deklarata boshe..

simpatizanti i Akr01.11.2012/09:52
kam qen i bindur dhe e kam votuar partin qe drejton z. Pacolli me qellim qete n ofroj vende te reja pune dhe se ka kapital sa mos ta shfrytezoj shtetin dhe ti ndihmoj popullit ne menyr instutcionale, por jam deshpruar dhe jam bindur se njeriu sa me shum ka aq me shum pretendion me pas mjete financiare duke shkelur premtimet elektorale dhe voten e votuasve.E jo te bej marrveshje me kompani evropjane e me biznese ku ka perqindje edhe me keq qe te kercnohet publikisht ne te vetmin Agjencion ku populli ka shpres qe ni dit ti ndal korrupcionin e ato para te shkojn ne gjepin e qytetarit ashtu te zbrazur.Por populli njeher e han at ... rem dhe thot, HAJT SE VJEN CAPI TE KASAPI

alia01.11.2012/09:22
Kercenimi me i madh i kesaj agjencie "turistike" eshte mosdija dhe shpenzimet e kota e te pajustifikueshme. Mos te harron nje dite Hasan Preteni se do te perballet me akuza se ska punuar asgje!










Albi02.11.2012/09:59
Nuk e kuptoj ku ekziston konflikti i interesit dhe ku ekziston problemi ne kete mes qe Pacolli akuzohet. Mos eshte ajo per qka po frigohem une, mosdija e njerezve qka eshte veper penale e qka jo, ku ka konflikt interesi, pse nuk e ka sqaru Hasan Preteni sakte. Une dyshoj ne aftesite e Hasan Pretenit, ky njeri eshte tollovitur me informata te shumta dhe sdin ka mja mesy. Te kemi respekt per Pacollin sepse ky eshte multi miliarder dhe te marim diqka nga ai,e jo ta fyejme palidhje.