Clinton Ashton: Kosova në BE me kufijtë e tashëm

Artikujt tjerė
- Klinaku: Vetëvendosje e ka penguar shtetin (video)
- Thaçi sot raporton në Kuvend për takimin me Daçiqin
- I larguari nga Mujë Rugova kompensohet me rreth 20 mijë euro
- Reformat e papërfunduara i kushtuan buxhetit afër 50 mijë euro
- Diplomacia parlamentare synohet të zhvillohet me strategji
- Knaus: Kosovës i duhen edhe 14 vjet për të hyrë në BE
- Autostrada drejt Shkupit nuk nis pa u shitur PTK-ja
- Antikorrupsioni nën kërcënimin dhe presionin e Pacollit
- EULEX-i mirëpret, por nuk pajtohet me raportin
- Lunacek: Nuk duhet gjykuar vetëm EULEX-in për dështimin e Gjyqësorit
Prishtinë, 31 tetor Ska ndryshim kufijsh dhe e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Europian, janë mesazhet kryesore të dy zyrtareve të larta të SHBA e të BE, Hillary Clinton e Catherine Ashton, të cilat arritën mbrëmë në Kosovë, në turin e tyre ballkanik. Pas takimeve të ndara të sekretares amerikane të Shetit, Hillary Clinton dhe përfaqësueses së lartë për Politikë të Jashtme të BE, Catherine Ashton, me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga e kryeministrin Hashim Thaçi, zyrtaret e larta nga SHBA e BE dhe kryeministri i Kosovës mbajtën pak çaste më parë një konferencë të përbashkët para gazetarëve.
Kryeministri Hashim Thaçi duke shfaqur kënaqësinë që kishte pritur këto zyrtare të larta, ia kujtoi sekretares Clinton ardhjen e saj para 13 vjetësh në Kosovën me plagët e njoma të luftës, me shumë të vrarë e shkatërrime që tmerronin, duke e krahasuar me këtë sot në Kosovën e pavarur, shtet sovran dhe të përparuar. Për gjithë këtë ai i shfaqi mirënjohjen SHBA, duke e quajtur vepër të përbashkët. Por sharroi të përmend se kjo nuk është ende Kosova e ëndrrave, që aspirojnë Bashkimin Europian dhe integrimin në NATO. Po ashtu tha se në këtë rrugë presin shumë punë, ndër to luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe krijimi i mirëqenies për qytetarët.
Ndër sfida më kryesore Thaçi përmendi gjendjen në veri dhe integrimin e serbëve në shtetin e tyre të Kosovës. Ai tha se do tju shërbejë të gjithë qytetarëve të vendit pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike e fetare. Por, në këtë synim shfaqen pengesa prania strukturave ilegjitime e të sigurisë të Serbisë. Por u zotua se do të ndjek i palëkundur rrugën e dialogut me Serbinë, si rrugë të vetme për normalizimin e marrëdhënieve me këtë vend. Në këtë kontekst ai theksoi se ora e historisë nuk kthehet pas dhe se territori i Kosovës është i pacenueshëm. Për normalizimin e marrëdhënieve tha se përbën interes për Kosovën, për Serbinë dhe për rajonin.
Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton, jo pa emocione rikujtoi takimin e parë me refugjatët e sfilitur të Kosovës, ndër të cilët kishte parë krenarinë e popullit, theksoi se tani ndihet e lumtur që sheh një Kosovë e cila ka bërë progres të paimagjinueshëm. Ajo para gazetarëve përsëriti se në Beograd kishte përcjellë përcaktimet amerikane për mbështetjen e aspiratave evropiane të Serbisë e të Kosovës dhe të vendeve të tjera të Ballkanit, si një rrugë që siguron prosperitet e paqe për të gjithë. Po ashtu bëri thirrje për vazhdimin dhe avancimin e dialogut ndërmjet Serbisë e Kosovës dhe mbështeti hapin e Thaçit për tu takuar me Daçiqin, si një ndërmarrje të guximshme duke pasur para sysh historinë e të kaluarës. Po ashtu mbështeti presidenten Jahjaga, për të cilën u shpreh se ajo ka prezantuar me sukses Kosovën në botë dhe ka përmirësuar imazhin e vendit.
Sekretarja Clinton i bëri thirrje Beogradit që të zbatojë marrëveshjet e arritura me Kosovën dhe të punojë për marrëveshje të tjera në interes të t dy vendeve. Po ashtu u bëri thirrje serbëve të veriut që të integrohen në shtetin e tyre, Kosovë, si e ardhme e tyre, dhe që bashkërisht të luftojnë për sundimin e ligjit dhe kundër krimit të organizuar. Kufijtë e Kosovës janë vënë për gjithmonë dhe ata nuk do të ndryshojnë, u shpreh ajo. Thaçi po vepron si kryeministër i të gjithë qytetarëve të Kosovës, vendit që meriton integrimin në Europë. Ajo u zotua se SHBA do ti qëndrojë Kosovës pranë deri sa të përmirësojë qeverisjen dhe ti kalojë pengesat me Serbinë.
Presim me kënaqësi ardhjen në BE edhe të Serbisë edhe të Kosovës. Rruga sdo të jetë e lehtë, por është e mundshme, tha përfaqësuesja e lartë e BE-së, Catherine Ashton. Ajo përmendi detyrat që duhet të kryejnë vendet aspiruese për në BE: sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut...
Ashton ripërsëriti se presin me kënaqësi dialogun Serbi-Kosovë, që sdo të jetë i lehtë as për njërin vend, as për tjetrin duke pasur historinë e marrëdhënieve midis tyre. Por dialogu është i domosdoshëm për të kapërcyer dallimet, kurse serbëve të veriut u bëri thirrje të ndihen pjesë e Kosovës.
Sikurse edhe sekretarja Clinton, edhe Ashton përgëzoi kryeministrin Thaçi për guximin që shfaqi duke u takuar me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq, pa harruar që këtë atribut tia njohë edhe kryeministrit serb. Ajo shfaqi bindjen se takime të tilla do të ketë sërish dhe së shpejti.


shaban durmishi01.11.2012/00:02
Hashim Thaci eshte ne koordinanc te plote me miqt tane pa te cilet as do imagjinohej pamvaresia e kerkua me shekuj ,,derdhem shume gjak dhe sakrifikuam brez pas brezi per kete Liri te shejte te cilen e fituam me miqt tane Amerikanh andaj???
si Ibrahim Rugova lind nje ne 50 vite si Hashim Thaci nje ne 100 vite kurse si Adem Jashari a lind apo jo nje ne 500 vite kurse mbeshtetja Amerikane ndodh vetem njiher ne histori dhe kjo mjafton qe ne te jemi te lire dhe ketyre faktoreve te lartcekur duhet tu perkulemi perjetesisht dhe te krenohemi me ta... te gjithe ata qe mendojn se mund te jen faktor dhe prosperojn vendin duke kundershtuar Amerikanet ose jane te cmendur ose gjak i perzier ,,,
Z. Kryeminister vetem perpara jeni ne rruge te drejte jeni vizionar largpames dhe njeriu i duhur ne vendin e duhur te gjithe Shqiptaret jemi krenar me ty ...dhe me Ameriken shpetimtaren tone ,,,me rresspekt dhe sinqeritet..

rina31.10.2012/23:04
Vetem doja te di cila e ardhme e Kosoves eshte ne BE?E ardhmja e afert,e ardhmja e larget apo e ardhmja e pa ardhur?

zena nga llapi31.10.2012/15:51
Amerika e mbajti fjalen,por Thaqi se mbajti fjalen se aj gjithmon e ka kundershtue status apo republik serbe ne Kosove,por kjo po i ndodh dhe ma e keqja qe aj vet ka me nenshkrue ose e ka nenshkrue por ende nuk po e din.
Permendimin tem ma mir Kosova pa ate pjes,se me ate pjes e Republik serbe ne Kosove.

Experti31.10.2012/15:32
jetoj ne diaspor i lash femijet vet rrezikova u ktheva luftova per bashkim kombetare por doti mesoj femijet e mi qe kurr mos te luftojne se lufta kishte qen vetem pune biznisi

fisi cakiqi31.10.2012/15:20
o kupni dushmana kqyrne thaqin me dy gra .pse more su taku me albin kurtin hehehehehehhehheh

Miki31.10.2012/14:58
Cili i Serbis esht per coptimin e mbrendshem te Kosoves.......

Nici31.10.2012/14:12
Athua valle Serbia eshte Bota ,kaq ngutie te dialogojme?
Spari duhet te pagjeturit pastaj njohja e me vone dialogu.
Thaci,Jahjaga ,Rexhepi etj thjeshte Lavire

lumk31.10.2012/13:50
Faleminderit AMERIK ,po ashtu Z.HASHIM THAQIT qe eshte nje politikan i moderuar dhe shume i zgjuar.

shaip shala31.10.2012/13:01
Secilen dite po degjoj se Kosova eshte so ... ne,por une nuk jam ne lajthitje,sepse so ... niteti nenkupton shtrirjen e sundimit te ligjit ne tere territorin si dhe ekzekutivin.Ne anen tjeter po shprehemi se ekzistojne strukturat paralele serbe ne veri te vendit.Jane vetem shtirjet dhe fontana deshiresh per BE,sepse me korrupsionin ne rritje,krim te organizuar,gjyqesine joaktive dhe me ndikim politik,shume larg do te jemi nga BE,duke marre parasysh edhe politikanet te papergjegjshem dhe amoralshem te cilit kane bere pasuri marramendese dhe te dyshimte.Kur ketyre i behet kontrollimi i detajuar i pasurise dhe konfiskimi,e atehere do te besoj ne gjyqesine e drejtesine ne Kosove.Kur eshte fjala per BE,besoj se do te jem gjalle edhe 15 vjet.

Vizhdani31.10.2012/12:00
Ngone n'akshom Hashimin kur te na i thot te njejtat fjal. Edhe gomart, edhe qejt edhe macjet po e dijn se po te nderrohen hartat, do fillon luft ballkanike ne te gjitha rejonet, per te cilen luft seshte askush e interesuar. Por ne pyetje jan kufijt e brendshem, se qfar statusi, qfar parlamenti i ndar ne dy pjes, dhe qfar federate e brendshme e Kosoves, e cila do te ndahej pas ca viteve apo dekadave ne dy copa.









hajdin mahmuti01.11.2012/00:51
mitrovica eshte nda qysh ne vitin 1999 por tash e kane zane ngushte THaqin me nenshkrue dhe me ja lane bishtin ne dere se kur te pasunohesh pa baze secili ta ze deren me bisht .edhe koomunat tjera kane status specil sepse vet po keta udheqes i kane krijue komunat e pastra sdhe vet i ka krijue komunaerbe ne midis te kosoves dhe tash gjysa e kosoves eshte serbe bile shume ma keq se bosna e hercegovina qe kurr nuk ka me qene stabile sepse ku ka pjese serbija kosova gjithmon ka me pase problemie sepse vet e ka bere administraten shqip e serbisht