Ligjvënësit duan pensione antikushtetuese

Artikujt tjerė
- Reformat e papërfunduara i kushtuan buxhetit afër 50 mijë euro
- Diplomacia parlamentare synohet të zhvillohet me strategji
- Knaus: Kosovës i duhen edhe 14 vjet për të hyrë në BE
- Autostrada drejt Shkupit nuk nis pa u shitur PTK-ja
- Antikorrupsioni nën kërcënimin dhe presionin e Pacollit
- EULEX-i mirëpret, por nuk pajtohet me raportin
- Lunacek: Nuk duhet gjykuar vetëm EULEX-in për dështimin e Gjyqësorit
- Ahmeti: VV-ja nuk u njoftua për takimin me Clintonin
- Niveli i ndotjes në rajonin e Obiliqit, shqetësues
- Krasniqi kërkoi nga parlamentarët britanikë ndihmë për njohje të Kosovës
Prishtinë, 31 tetor - Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë vendosur të mos heqin dorë nga pensioni suplementar, pavarësisht nga fakti që Gjykata Kushtetuese një të tillë pension e ka cilësuar antikushtetues dhe dhuratë pas punësimit.
Grupi i ligjvënësve që është duke e bërë plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetëve, kanë pranuar të bëjnë lëshime vetëm në aspektin e moshës dhe në përqindjet e përfitimeve të mundshme nga pensionet e tilla, por esencialisht, thelbin e ligjit të mëhershëm pretendojnë të mos e ndryshojnë.
Në draftin që është duke u punuar nga Nënkomisioni për mandate, imunitete dhe Rregullore të Punës së Kuvendit, parashihet që mosha e pensionimit të deputetit të jetë 60 vjeç.
Me ligjin i cili ishte pezulluar gjatë kohës nga Gjykata Kushtetuese, kjo moshë ka qenë për pesë vjet me e re, apo 55 vjeç.
Anëtarët e Nënkomisionit kanë propozuar që në masë të konsiderueshme të zbriten edhe kuotat e përfitimeve të pensionimit, varësisht nga numri i mandateve që mund të ketë ushtruar një deputet.
Kështu, për deputetin/en që ka ushtruar vetëm një mandat është paraparë pension në lartësi prej 30% të pagës bazë që merr deputeti. Aktualisht, paga e një deputeti, pa shtesa, është 1480 euro. Duke kalkuluar mbi bazën e kësaj shume, del se një deputet që ka ushtruar një mandat në të ardhmen të marrë 444 euro.
Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore


gjok gjoka31.10.2012/19:23
O ne ia kalojm edhe amerikes,zvicer jemi more.Kur te gjejn para te budalleve pse mos me marre

hasan zeka 31.10.2012/13:11
o lexues te nderum apo keni frik qe dote jetojn kta deputet a ma shum se 60 vjet a hahahahahaha kta edhe pak koh kan me harru me marr frym

haka31.10.2012/13:03
Nese ky ligj aprovohet me privilegjet e permendura, populli me sduhet te mashtrohet, por ti shtrengon rradhet pas Albin Kurtit dhe ta rrezoj,ket qeveri qoft edhe me dhune.qka asht boll, boll asht.

migja ram31.10.2012/12:47
Populli e ka qeverien qe e meritone
Deputetet populli i ka zgjedhe nese nuk gabohem dhe populli munde ti zevzndesoj ,me revulucione me siguri.
por nese nuk jeni te knaqur mundeni meu anku te furragjia.hhhhhaaaa

mdeqani31.10.2012/11:47
O ZOT,kjo eshte turpi i turpit,ata te cilet nuk e meritojne as pensionin e sotem ne fuqi,kerkojne qe ta rahatojne vedin ne pleqri,eh vertet shume bukur Ali Asllani e ka shkruar poezin qe e tha Zotriu me larte.

pensionisti31.10.2012/11:39
Deri kur Keshtu??!!Si mund te aprovohet nji Ligj i till e te cilin Gjykata Kushtetuse e ka then fjalen e vet ,qe ESHTE ANTI KUSHTETUES. JU qevqritar,pushtetar,nuk mund te silleni ashtu sipas qefit te punoni veq per interesa te juaj!!Pse nuk keni aspak vullnet politik te zgjidhet qeshtja e pensionisteve,shqiptar ,qe serbija i mbeti borgj per pensione qysh nga viti 1998 e kendej, Ndersa per veti dojn te aprovojn Ligjin per veti edhe pse eshte antikushtetues!!Gjykata nderkomtare ne Sazburg,per te drejtat e njeriut vendosi ne favor te pensionisteve shqiptar,por qeverija e jon nuk tregon aspak vullnet politik per ket kategori pensioner,te mjer ,qe kane mbet ne duart e askujt,DERI KUR KESHTU??!!

Bashkim Bajrami31.10.2012/11:34
Po si jo more ktyne jav kisha rritur jo 30 perqind por 100 per 100 burgzgjatjen te gjithve kan masakruar Kosoven mazi se shkau por kta ne ekonomi e kan vjedh pasurin e popullit e kan shitur kta jan hajna dhe jav kisha zgjatur ktyre penzionin ne burg te dubraves me ka njeqind per qind ktyre hajnave sherrave

muja31.10.2012/11:05
o sikur une te jam deputet isha knaq

Xhek Shkodraliu31.10.2012/10:29
Me se paku kan te drejte keta te ashtuqujtur "deputet" te kerkojne benefite,kur dihet mirefilli se nuk jane depuete te przgjedhur nga populli, po jane infiltru me hajnei te votave dhe cka me tej te flitet per ta. Vellezer, keshtu Kosova nuk krijon premisa me ece perpara, por regruton dhe legjitimon hajnite.

billi31.10.2012/10:13
ktyne deputeteve deri sot ne kosove me ju dhane rroga eshte SI ME JU QIT QENEVE HALLUV a bane njeriu ndere joooooooooooooooooo kurre. keta jane PARAZITET E POPULLIT TE KOSOVES SE JANE ME VOTA TE VJEDHURAAAAAAAAAAAAAA.

luli31.10.2012/10:06
TURP, TURP, TURP!!! Pensionista tash e keni radhen me shku para qeverise, neper tenda me hy ne grev URIE, nese ka nevoj deri ne vdekje, se keta horra te qeveris as qe mendojn per juve.

sima 31.10.2012/10:04
ligjet duhet te ndrrohet dhe te dalja ne pension duhet te jete 65 gjegjesishte 67 vjec sikur shume shtete te bashkimit Europjane

Ganiu31.10.2012/09:51
Ali Asllani e pat shkruar nje poezi qe kritikonte pushtetaret e atehershem ne Shqiperi, poezia titullohet ,,MASKARENJTE,,Tani kjo poezi eshte aktuale ne Kosove . Kush deshiron ta kuptoje me mire kete mund ta degjoje recitimin nga Reshat Arbana

xhaferi31.10.2012/09:36
me shpres te madhe krejt kta ligjevenes qe bejn vetem per veti kan me i vjell nje kohe jo te larget se popullit i ka ardh fund durimi.ne vend se te rregullohet ligji per pensjone ata te shkretit mendojn vetem per interesa personale.,, kush rrin nen dardha han dardha ,,eshte mjerim e jo fjale popullore se ne duhet sa me shpejt te zgjohemi nga gjumi e te veprojm si qdo popull me vlera evropjane .me nderime nga norvegjija.

Afrim31.10.2012/09:26
Taksirati i Kosoves jan kta Deputet
pse spo me shfaqen as nji koment i imi

Hyseni 31.10.2012/09:21
Si ka mundesi qe nji deputet i cili tan karieren e tij nuk ka prodhuar asgja perpos rrenave te perfitoj pension ma teper se nji minator ne minjer i cili paga e nji minatori sillet deri ne 300 euro.TURP per qeverin ton.

Burim31.10.2012/09:19
Sipas akuzave per vjedhje te votave, ligjevenesit jane kunderkushtetues.

durimi31.10.2012/09:05
"Kush rrin nen dardhë hanë dardha"








meti01.11.2012/00:45
oh sa mire me qene deputet!