• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Policia e përgatitur për vizitën e Clinton dhe Ashton

Publikuar: 29.10.2012 - 18:19

Prishtinë, 29 tetor - Policia e Kosovës ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura lidhur me vizitim e sekretares së SHBA-së, Hillary Clinton dhe përfaqësueses së lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Catherine Ashton, vizitë kjo e cila do të ndodhë më 30-31 të këtij muaji.

Policia e Kosovës thotë se “me vigjilencë dhe profesionalizëm maksimal do të ofrojë shërbimin e vet të sigurimit të delegacioneve në fjalë, duke siguruar një qarkullim më të lehtë dhe të shpejtë sipas agjendave dhe planeve të parapara”.

“Gjatë lëvizjes së eskortës së delegacioneve mund të ketë ndërprerje të përkohshme të trafikut me kohëzgjatje prej 3 deri 5 minuta në rrugët nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë në drejtim të Prishtinës dhe në disa rrugë në brendi të kryeqytetit”, thuhet në njoftimin e PK-së.

 Policia e Kosovës thotë se në të gjitha rastet do të bëjë riorientimin e trafikut në të gjitha rrugët alternative .

Për këtë, Policia e Kosovës kërkon mirëkuptimin nga të gjithë qytetarët e në veçanti nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

Komente (1)

Ramadan Kovaci30.10.2012/09:29

Citat Policia e përgatitur për vizitën e Clinton dhe Ashton
Koment Nga kjo ipet pershtypja se Pja eshte ajo qe e siguron mirqenjen e miqve, pse valle nuk shkruhet se ne sigurimin e tyre jan te angazhuar edhe njisi e shumnumert spesciale e FBIse...Nuk eshte turp, kjo eshte e zakonshme kur eshte fjala siguria e autoriteteve aq te larta te shtetit mysafir.

1000  Karaktere
Prishtinė 18°CI kthjellėt
Tiranė 18°CI kthjellėt
Shkup 20°CI kthjellėt
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell