Buxheti i Kosovës për 2013 rreth 1,6 miliardë euro

Artikujt tjerė
- Kosova shfrytëzohet si vend transit për kontrabandë me emigrantë
- BE-ja do rezultate të dialogut deri në shkurt
- Londër: Krasniqi u takua me Baroneshen DSouza
- Policia e përgatitur për vizitën e Clinton dhe Ashton
- Ministri Hoxhaj priti ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë
- Thaçi: Kemi shënuar progres substancial në integrimin e minoriteteve
- Memorandum bashkëpunimi AAPSK - Policia e Kosovës
- Thellohet bashkëpunimi MFSK - Ministria e Mbrojtjes së Gjermanisë
- Nxitje proceseve të bashkëpunimit ekonomik Kosovë-Maqedoni
- Kosova do të bëhet me Agjensionin për arsimin e të rriturve
Prishtinë, 29 tetor - Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi, në mbledhjen e saj të rregullt ka miratuar sot Projektbuxhetin për vitin 2013, dhe të njëjtin do ta procedojë për aprovim në Kuvendin e Kosovës.
Në hapje të mbledhjes kryeministri Hashim Thaçi vizitën e sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton dhe përfaqësueses së lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, baroneshës Catherine Ashton, i ka cilësuar shprehje të mbështetjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për Kosovën. Njëkohësisht është edhe mesazh për të ardhmen e Kosovës dhe të rajonit në procesin e integrimeve evropiane, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi në fjalën e tij të hapjes, citon komunikata për medie e Kryeministrisë.
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ministri i Financave, Bedri Hamza ka prezantuar Projektbuxhetin për vitin 2013, i cili është rezultat diskutimeve të zhvilluara me të gjithë akterët e brendshëm institucional dhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar.
Buxheti për vitin 2013, sipas ministrit Hamza, planifikon të hyrat e përgjithshme vendore në vlerën prej 1,423 milion euro, ndërsa shpenzimet kapin shifrën prej 1,586 milion eurosh.
Në mbledhjen e sotme, kabineti qeveritar ka miratuar listën e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Agjencisë Kosovarë të Privatizimit dhe është informuar për punën e Komisionit për verifikimin dhe njohjen e statusit të dëshmorit, invalidit dhe veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


izet29.10.2012/19:39
Ndoshta buxheti eshte ne harmoni me FMN, por ju jeni krejt harmonik.









diaspora30.10.2012/09:36
Buxheti i Shtetit ton,sa buxheti nje ditor ,i Gjermanise vetem per ushqim!