Thaçi të enjten informon Kuvendin rreth takimit me Daqiçin

Artikujt tjerė
- BE-ja do rezultate të dialogut deri në shkurt
- Londër: Krasniqi u takua me Baroneshen DSouza
- Policia e përgatitur për vizitën e Clinton dhe Ashton
- Ministri Hoxhaj priti ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë
- Thaçi: Kemi shënuar progres substancial në integrimin e minoriteteve
- Memorandum bashkëpunimi AAPSK - Policia e Kosovës
- Thellohet bashkëpunimi MFSK - Ministria e Mbrojtjes së Gjermanisë
- Nxitje proceseve të bashkëpunimit ekonomik Kosovë-Maqedoni
- Kosova do të bëhet me Agjensionin për arsimin e të rriturve
- Grantet e UNDP-së dhjetë OJQ-ve
Prishtinë, 29 tetor - Kryeministri Hashim Thaçi të enjten do ta informojë Kuvendin e Republikës së Kosovës rreth takimit me kryeministrin Serb Ivica Daqiç. Kërkesa që kryeministri Thaçi ti informojë deputetët kaloi sot në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit. Siç raporton RTK-ja, Kryesia ka shtyrë për një herë tjetër shqyrtimin e kërkesës së 18 deputetëve për debat parlamentar lidhur me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
Përderisa opozita kërkon nga kryeministri i Republikës së Kosovës që mos t`i shkelë vijat e kuqe në dialog, pozita deklaron se dialogu do ta merr drejtimin e duhur sepse organizohet nga Bashkimi Evropian. Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, tha se nëse kryeministri Thaçi merr vendime kundër kushtetuese në dialogun e ardhshëm me Serbinë, atëherë ai duhet të jap përgjegjësi të plotë rreth kësaj.
Në dialogun me Serbinë nuk mund të diskutohet asgjë që bie në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Prandaj, unë nuk komentoj se çfarë ka thënë zonja Ashton. Por, ajo që po e them dhe një herë është se rezoluta dhe Kuvendi i Kosovës është ai që do ta mbikëqyrë këtë proces. Unë nuk e di se çka do të bisedohet, por nëse kryeministri tenton të ndërmerr diçka që është kundër kushtetuese, atëherë ne nuk kemi çka t`i themi atij veç se ta qojmë në shtëpi, ka thënë Beqiri .
E, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, tha se dialogu me Serbinë do të marrë drejtimin e duhur, kur dihet se ky dialog organizohet nga Bashkimi Evropian.
Unë e di se dëshira e madhe e disave është që të thuhet se kryeministri po e shkel Kushtetutën çdo ditë. Por, unë jam i bindur se bisedimet do të marrin drejtimin e duhur sepse ato janë të monitoruara dhe të organizuara nga BE-ja dhe SHBA-të, tha Haliti.
Ndërkaq, lidhur me kërkesën e deputetit Ramë Vata për një debat parlamentar lidhur me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Beqiri tha se ky është tentim i PDK-së për ta politizuar këtë institucion.
Mirëpo, Xhavit Haliti, kërkesën e quajti të drejtë legjitime të secilit deputet për të kërkuar debat parlamentar.
Kjo kërkesë e deputeti Ramë Vata për debat parlamentar lidhur me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, është shtyrë për shqyrtim tjetër.







