Thaçi dhe Daçiqi kanë biseduar për hapjen e zyrave ndërlidhëse

Artikujt tjerė
- BE-ja do rezultate të dialogut deri në shkurt
- Londër: Krasniqi u takua me Baroneshen DSouza
- Policia e përgatitur për vizitën e Clinton dhe Ashton
- Ministri Hoxhaj priti ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë
- Thaçi: Kemi shënuar progres substancial në integrimin e minoriteteve
- Memorandum bashkëpunimi AAPSK - Policia e Kosovës
- Thellohet bashkëpunimi MFSK - Ministria e Mbrojtjes së Gjermanisë
- Nxitje proceseve të bashkëpunimit ekonomik Kosovë-Maqedoni
- Kosova do të bëhet me Agjensionin për arsimin e të rriturve
- Grantet e UNDP-së dhjetë OJQ-ve
Bruksel, 29tetor Pas më shumë se një jave, sa ka kaluar nga takimi i parë i kryeministrit të Kosovës dhe atij të Serbisë në Bruksel, Koha Ditore ka arritur të mësojë edhe nga burimet ndërkombëtare se cilat kanë qenë saktësisht temat e diskutuara në atë takim dhe kah do të shkojnë përgatitjet për vazhdimin e dialogut. Deri tash vetë Thaçi dhe Daçiq për opinionin përkatës të tyre kanë dhënë versionin e vet për takimin, duke u dalluar diametralisht, ndërsa pala evropiane ka folur vetëm në mënyrë të përgjithshme, duke konfirmuar se takimi është zhvilluar dhe duke nënvizuar rëndësinë që ka dialogu për të ardhmen evropiane si të Serbisë, ashtu edhe të Kosovës. Javën e shkuar një zyrtar i afërt me përfaqësuesen e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, (emri i njohur për redaksinë) ka njoftuar shtetet anëtare të BE-së në Komitetin për politikë dhe të sigurisë PSC lidhur me takimin e zhvilluar më 19 tetor.
Koha Ditore ka mësuar nga burimet diplomatike në Bruksel se çfarë ka raportuar zyrtari nga Shërbimi i veprimit të jashtëm dhe sipas kësaj shihet se në fakt që në takimin e parë Thaçi-Daçiq është folur konkretisht për disa pika, ndonëse kjo ka qenë në mënyrë joformale.
Sipas burimeve diplomatike, veriu gjithsesi është dhe do të jetë temë e dialogut dhe madje njëra ndër temat kryesore. Ndër pikat e para që pritet të diskutohet në dialog është veriu. BE-ja në platformën e saj do të kërkojë nga Serbia që të ndërpresë ushtrimin e funksioneve shtetërore në territorin e Kosovës. Por nga Kosova kërkohet që të pranojë se veriu është ndryshe.
Tema tjetër e takimit të parë do të jetë hapja e zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd dhe të asaj të Serbisë në Prishtinë. Pikërisht këtë diplomatët e shohin si rrugën më të mirë për të dëshmuar përparim të dukshëm drejt normalizimit të raporteve me Kosovën, që për Beogradin është njëri ndër kushtet kryesore për të marrë datën e nisjes së negociatave për anëtarësim në BE.
Është biseduar edhe për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri tash e sidomos rreth Marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufijve (BE-ja e Beogradi i quajnë pikëkalime). Sa i përket marrëveshjes për pjesëmarrjen e Kosovës (me fusnotë) në forumet rajonale do të insistohet që Kosova të jetë e pranishme me të njëjtën formulë edhe në forumet ndërkombëtare.
Ndër temat e para në dialog, të cilat nga aspekti teknik janë gati si marrëveshje, por duhet të arrihet një pajtim në nivel të lartë politik, janë edhe ato për telekomin dhe për energjinë (gjerësisht në Kohën Ditore).


Benhur Sejdiu29.10.2012/20:29
Nese Kosova e ka shpallur pavarsin me gjith veriun e mitrovices, dhe kerkohet se esht nje pjes ndryshe, edhe pse esht ne teritorin e kosoves, ateher duhet te jen edhe pjeset tjera ku jan shqiptaret, spsh. ne teritor te serbis, maqedonis, greqis dhe malit te zi ZONA NDRYSHE!









KESHTJELLA29.10.2012/22:43
po bisedohet sikur keto bisedime te jen personale e jo nacionale,nuk kisha hy ne bisedime pa lirimin e te burgosurve politik ne serbi qe jan nga presheva dhe kushte tjera.