Në LDK, gatishmëri për zhbllokimin e reformës zgjedhore

Artikujt tjerė
- Nga sot rikthehet ora dimërore
- Shaun Byrnes: Si u bind Amerika për pavarësinë e Kosovës
- Zgjedhjet në PDK prodhojnë Qeverinë në hije për Prishtinën
- Në LDK, gatishmëri për zhbllokimin e reformës zgjedhore
- Begzad Gashi, në krye të Demokracisë Sociale të Kosovës
- AAK i dorëzohet PDK-së!
- Ivanoviq: Thaçi dhe Rexhepi kanë takuar serbët e veriu
- Zbutje e politikës serbe ndaj Kosovës apo lojë politike?
- LDK: Shëndetësia - në krizë
- Punëtorët e KEK-ut, të pakënaqur me cilësinë e ushqimit
Prishtinë, 27 tetor - Kryetari i komisionit të reformës zgjedhore Haki Demolli konfirmon gatishmërinë e LDK-së për të çuar deri në fund këtë proces të reformës zgjedhore, ndonëse e pranon se për një përfundim të përshpejtuar të reformës në këtë fushë është e domosdoshme një marrëveshje e liderëve partiakë, mbi të gjitha për sistemin zgjedhor.
Kryetari i Komisionit për reformën zgjedhore nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Haki Demolli për RTV 21 la të kuptohet se tashmë po zhvillohen bisedime mes liderëve të dy partive kryesore politike PDK-së dhe LDK-së për zhbllokimin e reformës zgjedhore.
Unë e di se janë duke u zhvilluar bisedat. Gjithsesi epilogu i këtyre bisedave do të ndikojë edhe në punën rreth reformës zgjedhore. Me vetë faktin se kemi ndryshime të caktuara, jemi të gatshëm për ta vazhduar punën. Ne anëtarët e komisionit edhe atëherë kemi thënë se jemi të gatshëm për ta vazhduar punën, pavarësisht nga forma dhe mënyra e punës se si do të jetë në të ardhmen. LDK-ja asnjëherë nuk ka qenë për bllokada dhe është e gatshme për zgjidhjen e problemeve, të cilat kanë të bëjnë me çështje politike, siç është reforma zgjedhore, tha Demolli.
Problemi kryesor është sistemi zgjedhor, rreth të cilit kemi pasur vështirësi për arsye se në takimet tona të mëhershme, sidomos me grupin punues lidhur me reformën zgjedhore. Kemi kërkuar nga përfaqësuesit e partive politike që ti dorëzojnë propozimet e tyre për sistemin zgjedhor, konkretisht zonat zgjedhore, llojin e listave dhe votën preferenciale, tha ai.
Megjithëkëtë, tash për tash nuk ka ndonjë parashikim as të përafërt se kur mund të përfundojë reforma zgjedhore. Kryetari i Komisionit për reformën zgjedhore Haki Demolli, zgjidhjen e vetme e sheh në një marrëveshje të liderëve të partive politike për këtë çështje.
Nëse nuk kemi një marrëveshje të arritur me mes udhëheqësve të subjekteve politike, vështirë e ka komisioni të gjejë zgjidhje të tillë. Nëse ka marrëveshje të shpejtë do të përfundojë shpejt kjo reformë. Nëse ka prolongime atëherë procesi mund të zgjatet, tha Demolli.
Lidhja Demokratike e Kosovës më 29 gusht të këtij viti i tërhoqi përfaqësuesit e saj nga komisioni për reformën zgjedhore, duke kërkuar që të zbatohet marrëveshja për presidenten. Që nga ajo kohë është bllokuar puna e këtij komisioni për reforma zgjedhore.


drita27.10.2012/23:50
Reforma e vetme eshte te rikthehet ne ligj votimi per nje kandidat.Kjo shkurton mundesin per manipulim, dhe pastrimi i listes se votuesve










Igballe 27.10.2012/23:59
Po pra,
po ju krejt i zhbllokoni, se tash ne Grupin e Unitetit ma mire me rehat e keni.
Se keshtu qe ju as pozite e as opozite nuk jeni.
Ku ta lyp puna, here ne pozita jashtministrore, e here ministrore.
Ama jo prezentuese e mirfillt.
Ju edhe Reformen, edhe Rezoluten edhe te gjitha i beni.
Vetm per hire te rroges me te madhe.
Nga Gjermania,
I.S