Zbutje e politikës serbe ndaj Kosovës apo lojë politike?

Artikujt tjerė
- Parlamentarë të Kosovës vizitojnë Britaninë
- Pafuqia për ta kundërshtuar BE-në
- FOL: Qeveria nuk e ka luftuar korrupsionin
- Papua Guinea e Re konfirmon zyrtarisht njohjen e Kosovës
- Platforma sekrete e Qeverisë
- Clinton dhe Ashton, duan Jahjagën dhe Nikoliqin në dialog
- Thaçi u shmanget gabimeve të Tahirit
- A kemi platformë?
- Nga sot rikthehet ora dimërore
- Shaun Byrnes: Si u bind Amerika për pavarësinë e Kosovës
Prishtinë, 27 tetor - Përmbajtjet e deklaratave të zyrtarëve të lartë të shtetit të Serbisë, lidhur me Kosovën, janë krejtësisht ndryshe pas zgjedhjeve në këtë vend, nga ato që kanë qenë para zgjedhjeve, vlerësojnë njohësit e rrethanave dhe zhvillimeve politike në vend, si dhe politikanët serbë të Kosovës.
Në korrik të këtij viti, kryetari serb, Tomisllav Nikoliq pati deklaruar se nuk do të jetë kurrë president në Prishtinë. Ndërkaq, kryeministri Daçiq, tash së fundit, duke folur për rrezikun që Serbia mund ta humbë Kosovën, ka deklaruar se serbët mund të sillen si Greqia dhe të thonë se Konstantinopoja është kryeqytet grek, por ajo më nuk është.
Por, a paraqesin deklaratat e zyrtarëve të lartë serbë fillimin e ndryshimit të qasjes së politikës serbe ndaj Kosovës apo ndonjë lojë politike?
Politologu Behlul Beqaj vlerëson se të gjitha veprimet e zyrtarëve të lartë serbë, pas zgjedhjeve në Serbi, janë krejtësisht ndryshe nga ato që kishin thënë ata para zgjedhjeve. Sipas tij, ata para zgjedhjeve kishin deklaruar se nuk do ta vazhdojnë dialogun me Kosovën dhe nuk do ti zbatojnë marrëveshjet e arritura me të, por po ndodh e kundërta.
Fill pas marrjes së pushtetit, dialogun dhe marrëveshjet i trajtojnë si çështje të interesit madhor, nacional dhe shtetëror. Pra, kjo që po ndodh është vetëm një hap tjetër drejt pragmatizmit politik dhe ballafaqimit me realitetin, tha beqar për Radion Evropa e Lirë.
Në këtë kuptim, ky ndryshim është pozitiv dhe besoj se ai duhet të përfundojë në mënyrë definitive me njohjen e pavarësisë së Kosovës, që nevojitet edhe një kohë relativisht e gjatë për tu kryer procesi, si dhe për tu përmbyllur procesi në raport me Serbinë, vlerëson Beqaj.
Por, politikania serbe nga Graçanica, Rada Trajkoviq, njëherësh edhe deputete në Kuvendin e Kosovës, beson se deklaratat e zyrtarëve të lartë serbë më shumë janë në funksion të faktorizimit të liderizmit të tyre në Beograd, sesa reflektim apo shprehje e politikës së Beogradit për heqje dorë nga Kosova.
Ndoshta ata po përgatisin strategjinë, me të cilën dëshirojnë ti afrohen BE-së, por që të heqin dorë nga Kosova mendoj se për këtë moment kjo do të ishte një deklaratë shumë e madhe. Thjesht, e parealizueshme. Unë nuk besoj se ata mendojnë në atë mënyrë. Mendoj se edhe Daçiqi, i cili ka një parti të vogël në krahasim me Partinë Përparimtare, po përpiqet që ta përforcojë vetveten si kryeministër, për shkak se as ai disi nuk e ka pozitën e sigurt, thotë Trajkoviq.
Mendim të ngjashëm lidhur me atë që zyrtarët e lartë serbë i kanë të rrezikuara pozicionet nga brenda, shpreh edhe politologu Beqaj.
Ata (zyrtarët e lartë serbë) janë të rrezikuar brenda. Do të thotë, këtu po shihet që në raport me Kosovën dhe në raport me BE-në objektivisht po bëhet vetëm një politikë e burokracisë apo e zyrave, për ti argumentuar pikëpamjet dhe politikën e tyre dhe, në anën tjetër, thjesht për të mbajtur mundësinë që të mbeten në pushtet.
Kjo, ngase të dyja palët, në Kosovë dhe në Serbi, e kanë kuptuar se pushteti më shumë po varet nga qëndrimi i bashkësisë ndërkombëtare sesa nga qytetarët në Serbi, përkatësisht në Kosovë. Kjo është ajo që, si duket, është emëruesi i përbashkët i pushteteve në Ballkan, shprehet Beqaj.
Megjithatë, Trajkoviq shpreh mendimin se Serbia nuk do ta vazhdojë politikën e njëjtë që ka pasur deri më tash ndaj Kosovës, por as nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës. Ajo vlerëson se ndarja e Kosovës nuk do të jetë temë e bisedimeve eventuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Por, sipas saj, temë e këtij dialogu gjithsesi do të jetë veriu i Kosovës, ku Beogradi duhet të marrë pjesë edhe për shkak të faktit se i financon disa institucione, si dhe është i akuzuar drejtpërdrejt për forcat e sigurisë atje.
Pritjet e mia janë që tërësia territoriale e hapësirës së Kosovës të mos jetë fare temë në këto bisedime, përveç projektit që, në njëfarë mënyre, duhet ta demilitarizojë veriun e Kosovës, si dhe në një shkallë të caktuar ta integrojë atë, përfundon Trajkoviq.


plaku fr28.10.2012/09:49
une jom plak e nuk di shum po mendoj kshtu na shyptart jena shkurt pamsa e shkollovanat qe i kemi mendojn veq per sod e neser shka bohet nuk ju han palla serbia migjes nuk osht tu menu per sod se e din mer qe nuk mun me hi ne kosov se nuk e lojn te fortit se per neve hin me e sna vet hiq po ata po menojn per mas njo 50 vjetve se e din qe ka me ardh vakti mu prish evropa sikur jugosllavija qysh o prish se fillojn paknaqsit migjes pershembull qohen gjermont thojn pse na me punu e me majt greqijen francezt spanjen e qera e qera edhe prishet evropa e qateher e shfrytzon shancen serbija edhe na mer apet pse na mer qe po ju kallxoj se nuk di shum ju thash sepse modeli i dy gjermanive ju konvenon qato po ndryshojn mendim tash sepse ne rast prishje te evropes jav len dere qel per bashkim te trojev serbe sikur gjermonve e serbet ne ket model e shofin kosoven si tok te vete tani kur te prishet evropa neve na gjon te pa pregaditur pa ushtri pa arm pa mbrojtje se evropen e rrokin gajlet e veta...

Dibrani28.10.2012/08:04
Kjo eshte loje diplomatike para ardhjes se Znj. Clinton ne Beograd.

Avdi28.10.2012/06:40
Mos u besoni danajve edhe kur sjellin dhurata.

feti28.10.2012/06:32
Elhamdurilah prej perenisë,nuk pritet asgje prej hajnave o vllazni.Dhasht zoti e na përkraht Amerika e madhe se ne jemi te shtrirë përtoke.

Meti28.10.2012/00:13
Hashi Thaqi dhe politika e kosoves,dite per dite,pak nga pak po e gjynjezon serbin ndaj kosoves.Tashm kur mallrat e kosoves mund te hyne ne serbi me Republika e Kosoves,kur automjetet hyn me targa te Kosoves,kur qytetari i kosoves hyne me leternjoftim te Republikes se kosoves.Doren ne zemer,jo i vetem Hashim Thaqi po me bashkesin nderkombtare e sidomos me SHBAte te vendosura ne zgjidhjen e drejt te problemit te kosoves,andaj nuk i kuptoj fare injorantet e VVse qe nuk u jan fare mirnjohes BEse,SHBAse dhe atyre qe diten ta bejn luften,atyre qe diten te udheheqin ne Rambuje,ne Vien,shpalljen e pavarsis.Nuk eshte e rastesishme injoranca e VVse,keta jan te thirrur te shkaterrojn qdo te arritur,te shkatrrojn miqesin shume te mire qe kemi krijuar me SHBAne dhe ne kete menyr ti shtoj apetitet serbe per Kosoven.Kjo i bije qe VVja eshte ka ben politik anti SHBA,BE dhe te shtetit te Kosoves.Sa te ndjer jan do komentues qe flasin nga aspiratat e nuk flasin nga realiteti.

Fatmiri27.10.2012/18:14
politikanet serbe bejne hajgare me qeveritare te Kosoves si lojtaret e mire me portjer te keq.
Na Shqiptaret i kemi portjeret DUDUKA.
Ma keq ska ku shkon.

PreferuesiX27.10.2012/17:22
ACHTUNG !!!!!! Serbet luajne loje te ndyre dhe jane te vetedijshem se me kete "garniture " dhe qeveritare te Kosoves shumica nga keta me 3 dite diplomaci mund te lozin kete pa mundim dhe version absolut. Por, Tandemi Klinton Ashton USA EU D ka pergatitur per fat ate qe as thaqi e as daqiqi nuk pyten fare. Faleminderit

hysi27.10.2012/15:38
kjo i bis ei gommari kur te ngordh e qett shkelm









plaki fr28.10.2012/10:01
.... pe vazhdoj edhe pak... evropen e rrokin gajlet e veta e nuk ka vakt mu mar me neve e serbija me ushtri qfar e ka bonu real e folni drejt na perbin si aspirina e migjes ata po punojn sod per me mrri rezultatin mas njo 50 vjete e na po knaqmi tu menu se serbija u dorzu.... he mozo makeq per neve e per gjeneratat qe dot vin mas neve se kta shkollovanat e ton si mu kon pa shkoll nuk po din me bo hesap hiq na shyptart qeshti duhet mi kushtu ranci qesaj pune kur ti vin vakti mas 50 vjete shka bojm nese prishet evropa pra duhet me mendu me qel akademi ushturake mas pari me kriju kuadro ushtarake me formu ushtri moderne me lut mikun ton ameriken me na dhon arm moderne e kosoven me bo izrael te ballkanit me na forcu si izraelin qe pak ma shum se na jon a nuk guxojn mibo zo 500miljon arab qeshtu migjes ka hala shum sene po plak e pi harroj e i kisha porosit kta politikajt ton menoni pak ma gat e mos na mirni ne qaf gjeneratat qe po vin emosu boni si magjupt sod kom me honger neser shnosh...