• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Urimi i Myftiut të Kosovës me rastin e Bajramit të Vogël

Publikuar: 25.10.2012 - 11:49

Prishtinë, 25 tetor –  Me rastin e Bajramit të Vogël, siç quhej tradicionalisht nga shqiptarët tani Kurban Bajrami, i cili sivjet në Kosovë po nisë një ditë pas vëllezërve tanë në Shqipëri e Maqedoni dhe njëjtësohet me të arabëve të largët, pra nesër, Myftiu i Republikës së Kosovës u ka drejtuar urimin besimtarëve, në të cilin thuhet:

Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë që në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës, organeve dhe institucioneve të saj dhe në emrin tim personal t’ju uroj festën e Kurban – Bajramit, e cila vjen si rezultat i kryerjes së Haxhit dhe prerjes së Kurbanit, dy obligime themelore në Islam,  të cilat kryhen në  kohë të caktuar dhe në mënyrë të caktuar, me të cilat shfaqet mëshira  e Allahut për besimtarët. Haxhi dhe kurbani determinojnë secila në mënyrën e vetë vlerat më fisnike e më madhore për individin dhe shoqërinë.

Kurban Bajrami është festë që ka në vete vlerën e sakrificës, devotshmërisë, solidaritetit, humanitetit, drejtësisë e barazisë mes njerëzve, me vete bart porosinë e mirëqenies dhe paqes mbarë njerëzore.

Sot, në rrafshnaltën e Arafatit  besimtarët nga të gjitha viset e botës  me përkushtimin më të madh falënderojnë Allahun dhe  i luten Atij për mëshirë e falje, për të vazhduar nesër me prerjen e Kurbanit, duke rikujtuar mëshirën e Allahut.

Në këtë ditë feste madhështore thërras të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që të jenë më human e solidarë, më mëshirues e tolerant, të ndihmojmë njëri tjetrin, skamnorët, jetimët, të vetmuarit dhe të gjithë ata që kanë nevojë.

Ashtu siç ju shpërndan qielli mëshirë e prodhimtari tokave që i përshkon, ashtu edhe njerëzit bujar që ndihmojnë të tjerët bëhen pretekst që mëshira e Allahut të shkoi tek nevojtarët, jetimët dhe të vetmuarit.

Allahu xh. sh. thotë:

“O njerëz! Të gjithë ju jeni, para Allahut, të varfër dhe nevojtarë! Vetëm Allahu është i pasur dhe i denjë për lavdërim. “(Fatir-15)

Në këtë ditë feste e gëzimi, thërras të gjithë besimtarët, që në zemrën dhe shpirtin e tyre të shndrit besimi i sinqertë, besimi i cili motivon dhe fuqizon zemrat tona  për unitet dhe vëllazërim mes njerëzve. Porosis që në mes nesh të mos ketë divergjenca e interesa parciale të çfarëdo lloji qofshin ato. Të bashkojmë forcën e besimit, atë intelektuale, guximin për të ecur përpara të sigurt, kjo është edhe porosia e Kurban – Bajramit, e cila qëndron fuqishëm mbi parimet Kuranore dhe porositë e Muhamedit a.s, mbi unitetin ku Allahu thotë:

“...Mos u përçani ndërmjet veti, se do të dobësoheni e do të humbni fuqinë tuaj...”(Kuran VIII:46)

Dëshiroj që në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës edhe njëherë t’ju uroj festen e Kurban - Bajramit të gjithë vëllezërve e motrave tona, brenda trojeve tona dhe mërgatës kudo që ata gjenden.



Në këtë festë të madhe, kam nderin që edhe një herë t'ju uroj e përgëzoj për100 vjetorin e shtetësisë dhe pavarësisë së Shqipërisë, duke e lutur Allahun për unitet, mirëkuptim, tolerancë, mirëqenie, harmoni, begati, lumturi e mbarësi për të gjithë njerëzit.

Me fat ju qoftë festa e Kurban - Bajramit!, përfundon urimi i Naim Tërnavës, Myfti i Kosovës.

 

Komente (30)

Culi FuliPrishtine25.10.2012/20:28

Pasha nderin more Zoteri Myfti,me vjen keq,por ju ekipes se ngritur muslimane ju ka humb rruga ne oborre.As me zot ,as me atdhe.

BJRAM EKAM EMRIN PO SPO A SOT A NESER FUTMNA KUR DONI.25.10.2012/20:25

NDASHIT METE EVROPES NDAQIT ME TE ARABIS PO MA MIRE VLA METE EVROPES SE JEMI NE EUROP PO JAV FUS EDHE UNE EVRPJANQE EDHE SOT EDHE NESER PO MI8 JA FUT NAIMITNJI TE ARABIS SE IKA LAN LEZET AJ.

r maliqi25.10.2012/18:39

nuk e kan pas keq pleqet kur thojshin KUR PIN HOXHA RAKI GJITHQKA BAN VAKI

Dardani25.10.2012/18:33

"Kurban Bajrami, i cili sivjet në Kosovë po nisë një ditë pas vëllezërve tanë në Shqipëri e Maqedoni dhe njëjtësohet me të arabëve të largë" Prap me te mir jan Iranjanet qe nuk e njohin as bashkesin Islame por edhe Arabet qe jan themelues te lidhjes se sheteteve Arabe e cila me shum se gjysma e antareve te saj nuk e njeh pamvarsin e Kosoves...plani Ahtisari po zbatohet duke shkel mbi drejtat e shumices per hir te pakices, po normal Maloket, Boshnjaket e myslimanen te tjer Kosovare nuk ben te ndahen me lindjen e larget e as me Pakistan qe ende nuk na ka njohur sa per Shqiptar e Shqypni e Turki nuk ka dert se nuk na idhnohen kta na njohin prap shtetin ton e na japin buk e na rujn nga terori... NUK MJAFTOJN FJAL ...HESHTJA ESHT ME E MIR ! TURP

gjilanasi25.10.2012/18:13

po qka me bo mare djem sikur ai bardhi qe paska shkru per vatikanin qe prej aty vin gjitha urdhuresat e per fejen katolike ashtu edhe per ne muslimant e ka lan zoti ne shtete arabe atje ne meke,,,, e shum me vend jemi nda kesaj here kisha mujt me than se shqiperia e maqedonija punun kesaj here me turqi e ne punu me arabi,,,, e nese e shohmi si asht realiteti falja apo edhe sakrifica e kurban bajramit nuk bahat 1 dit para dites se arafatit, mirpo turqit kan zan me ni veten ma mir e tash po kan deshir ata me vendos mirpo me forc ne fe nuk shkon vetem me koh,,,, ju pershendes gjithve edhe mos ofendoni shum pa lidhje se shqip po shkrujm e po lexojm valla marre asht me na kuptu nje i huji kaq te perqam jem bo mesveti

lulzim25.10.2012/17:52

O NAIM TERNAVA O BANDIT athu mos ka tjeter ZOT per ty a po tu ka perzie feja se KURBAN BAJRAMI esht sod e jo neser

Albaner25.10.2012/17:01

Myftiu i Kosoves gabim je se sot esht BAJRAM,Analfabet i moret ne qafe ket populle me rrena GJTHQKA PO NDEGJOJKA NJERI ME KETA ANALFABETA.Une sote kam BAJRAM ti po thua ne Shqipri sot ne Kosove neser po qeshin me juve krejt shqiptaret ne Shqipri Kosove Maqedoni Presheve UlqinNO COMENT

minush25.10.2012/16:50

meta gerdit edhe baklaven kto hoxhallar pa shkolla analfabeta

Sinan Guri25.10.2012/16:32

Zoti te marrofte o depsuz.Kejte bota po feston bajramin sot vetem shqiparet e kosoves neser.Marri naj ke prish bajramin.Kum pas me fal bajramin ne xhami neser ne Norvegji por bajrami i sh fal sot ktu.Turp te qoft .....

fatos gerguri25.10.2012/16:31

Nuk ka as nje fije te evidences se Zoti,Allahu egziston perpos ne imaginaten e njerezve!Bota do te ishte shume me mire pa asnje fe.Qe te gjitha jane krijesa te mendjes se njeriut, te shpikura,qe nuk i qendrojne asnje logjike te shendoshe,dhe jane te bazuara ne frike,frika e vdekjes!

Agim Kotorri25.10.2012/16:25

Urime Festa e Kurban Bajramit.
Merreni me mend ne Shqiperi dhe Maqedoni festohet sot, kurse tek ne neser, kjo eshte nje idiotizem i llojit te vet i basjksise Islame te Kosoves.Kjo eshte ngase Kryeshefi i Bashkesise islame frymezon me araba, egjiptase, afgane, e ku ta dij une me primitivet e shekullit. Une kisha propozuar qe te hiqet krejt festa e bajramit dhe te vendoset ndonje feste tjeter ne vend te saj. E tmerrshme.

kameri25.10.2012/16:14

i përshëndes të gjithë shq.e fesë musl.dhë ua uroj festën e Kurban Bajramit,kjo ndarje ka shkaktuar huti të njerëzit sepse eshtë e pazakontë,kurse sipas kom.syla edhe këtë gabim po ia mvesh kryeministri,e more igjorë me intereson ti,çfarë ke bërë për Kosovë???

llapjani25.10.2012/15:14

ni komb ni gjuh ni kultur nji krejt.shqipria sot bajram kosova neser po a ka ma mjerim fetar e kombtar,ku ka ma keq,jeni sherbtor te sllave dhe teroristave bashksit islame te dy vendeve e nji kombi populli eshte analfabet e se don kombin gjuhen as taraditen se ju te dy myftit te tiranes e prishtines ju kisha pu...... pa gjygj si enveritradhtar dhe sherbtor te flliqsirave sllave dhe teroriste

fehmi suedi25.10.2012/15:10

......Po me vjen me qesh per ket ndarje me siguri edhe ketu esht perzi politika si ne qgjo pun tjera edhe ketu PDK ka gish
se me pa qen kurban bajrami sot ish duft qeveri me ba pushim dy dit e per ket i ka urdhru myftiun qe kurban bajrami te mbahet te premten..ose vetem per te mos jemi se bashku krejt shqipri maqedoni .TURP I MADH nese mun te jet kjooooo

afrim gashi25.10.2012/15:08

ne boten moderne egzistojne kalendaret, me te cilet llogaritet koha dhe organizohen ngjarjet, keta ende jetojne ne boten e primitivizmit ku koha dhe shkenca per ta eshte ndale dhe ende i llogarisin ngjarjet me hene. Katastrofe. Une jetoj ne Gjermani dhe per mua dhe familjen time bajram eshte SOT. Urime te gjitheve pra bajramin. ag

gjevdeti belgjik25.10.2012/14:59

turp me te vertet kjo ska te, bej kurgjo me normalen.si eshte e mundur qe festa te ndahet mrena kufijve ose mrena gardhit
si nuk mendut pak edhe per neve qe jemi ne diaspor e qe jemi te perzier nga te gjitha trojet
shipri maqedoni kosove e jetojm der me der si te bej une bajram me tezen time nga shkupi kur ajo ka sod bajram sod e une neser kjo nuk eshte normale ISHALLA DEL POLITIKA EDHE D....I PREJ FEJE amin

Izber Pasjaqa25.10.2012/14:58

Ne rend te pare dua tu uroi te gjithe besimtareve shqiptare te besimit musliman Urime dita e Bajrami te vogel Kurban Bajramit dhe e gezofshi per shume vjet.Mirpo nje gje me brengos qe nuk eshte organizuar kremtimi i kurban bajramit per nje dite ne te gjitha tokat shqiptare.Ketu eshte nje gabim qe nuk guxon te perseritet herave te tjera.Kjo vlen per prijsit e fese muslimane ne trojet shqiptare.

Arsimi nga Peja25.10.2012/14:13

Duhemi ti drejtohemi atyre që na e bën këtë pshtjellim, nuk mundet dikush me qen më musliman vetëm e vetëm se e ka pushtetin, prap mirë mbasi që nuk dulën me një kumtes ku ndër të tjera kishte me qen VELLEZER MUSLIMAN PER SHKAK SE HENA KA NJE AKTIVITET TE QUDITSHEM KETE VIT KURBAN BAJRAMIN E KEMI SHTYR DERI PAS VITIT TE RI. DATEN E SAKT DO TJU TREGOJM NE DITET E PARA TE JANARIT. JU LUTEMI PER MIREKUPTIM. ALLAHU QOFT ME JU.

Remzi Avdullahu25.10.2012/14:06

Keta Perfaqsuesit e BIKut,me ne Krye Kryeimamiin Naim Ternaven,lere qe jane Rrase deri ne fyte ne politik,e cila eshte e korruptuar ,por edhe bajramin dhe Ramazanin, Ta Korruptojne keta. Ketu ne Gjermani dikush ben bajram sote ,dikush neser ,kushe ne fije nuk i bien.Vendet e Ballkanit ,bashkesit Islame duhet te mblidhen dhe ta bejne nje rregullore qe i pershtatet regjionit ,sepse jane duke shkaktuar huti tek besimtaret. Urimee sote dhe Urime neser besimtarve Musliman Festen e bajramit.

pa pa pa25.10.2012/14:04

O njerez,
Bajrami i madh eshte kur te ndrrohet hena ne fund te muajit te shenjt t eramazanit,e kjo mund te ndodh me ra ndryshe nga tjerat shtete.
Bajrami i vogel eshte ne baze te mekes,kur te kryn haxhin haxhinjt ate dite behet bajram e nuk munet me kan ne baze te shqiptarve se nuk eshte meka ne europe,per krejt mujna me u ba bashk po kete pune sun e ndrrojm se eshte me MEKE.

raif25.10.2012/13:59

kyehte turpi sa ska kush kon me shum!
me qudit kjo ndarje....MENDOJ SE BIK E KA treguar veten shum poshte e me ndikime politike.
marre ne jemi europ e jo ARABI

beqa 25.10.2012/13:45

o komentuse e sidomose ti i pari a pe dini ju se qka po folni a veq po ja funi per se koti po leni o vllazen keto sene se nuke jenio mete ju me i shtjellu keto , me respekt per zotriun pore rrugen e ke te hapure per vatikan muneshe me shku ok

syla25.10.2012/13:32

qka ke me prit prej ktyre te bik se jan te shkolluar ne arabi radikale te korruptuam si qeveria e thaqit moze ma keq,ku udheheq grupet islamiste ne bot ka vetem tratheti dhe fukarallk jet primitive per ekzistenc kta qe festojn festat e arabve let shkojn atje

Bardh Lumi25.10.2012/13:28

trupin ne evropé e koken ne arabi kjo eshte tmerri me i madhe i shqiptareve ky zotri qe ka ber ket veprim ky duhet te cilsohet si nje kriminel turp per ty o kriminel por kriminelet nuk kan turp me ndare popullin ne dysh per interesa personale aftesia e juaj personale eshte e dobet sa i perket historise se shqiptareve per ty me rendesi ka historia e arabeve se qka po ndodhe atje e qfare i ben shqiptareve ty nuk te intereson fare TURP. rruga e shqiptareve eshte drejt evropes shtepis soné dhe VATIKANIT megjithate urime festa e bajramit vetem sot me 25 10 2012.. Respekt

Shpresa Gjermani25.10.2012/13:14

Shume mire e keni shkruar urime Bajrami i vogel, emer qe me pelqen shume me shume se emertimi tjeter.

kameri 25.10.2012/13:06

Pse more vlla kjo ndasi keshtu!dikush sot dikush neser,e keni politizu edhe bajramin ncncncncnc!

Beka25.10.2012/13:04

Une si Kosovar kam mendu se jemi vellezer me shqiptaret e shqiperise. E sipas Ternaves kokem vellezer me boshnjak.
Me fat Kurban Bajrami e ishalla kfillemi e e dime ka po dojme e cka po dojme.

Kosovë25.10.2012/12:35

Përhajr bajrami musliman te vertet kurban bajrami per dite te sotme,e per kete muftiun ton urime krishlindjet e kan poltizu edhe BAJRAMIN ALLH i madh runa prej qafirave,ktu dihet qe Kosova edhe Bosnja jan nën SEERBI URME SERRBI

lenti25.10.2012/12:34

A din kush me tregu qka eshte tu ba .pse kte vit ndryshim .e pa tolerushme .

fatmir Uka25.10.2012/12:14

...Mos u përçani ndërmjet veti, se do të dobësoheni e do të humbni fuqinë tuaj...Kuran VIII46 ????
Qfarë kuptimi ka kur BIK po përpiqet të na ndajë prej shqiptarëve e të na bashkojë me arabë....

1000  Karaktere
Prishtinė 15°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 21°CRiga
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu