Clinton e Ashton në Kosovë më 31 tetor

Artikujt tjerė
- 100 Vjet, 100 Anëtare të Rrjetit të Grave të Kosovës
- Imazhi pa hesap i Republikës
- Clinton uron myslimanët për Kurban Bajram
- Zharkut i refuzohet edhe kërkesa e dytë për shtyrjen e dënimit
- Ndërtohen edhe 47 shtëpi në veriun e Mitrovicës
- Liderët e vendit ua uruan besimtarëve Bajramin e Vogël
- Aksion simbolik i FR të LDK-së
- PK përgënjeshtron VV-në për dhoma të torturës
- Rexhepi: Vrasja e Selver Hardinajt nuk është etnike
- Mbjellja e grurit subvencionohet 25 për qind më shumë se vjet
Prishtinë, 25 tetor - (E plotësuar) Zyra e BE-së në Prishtinë ndërkohë ka konfirmuar se Të mërkurën, më 31 tetor, Ashton dhe Clinton do të vizitojnë Beogradin dhe Prishtinën. Në Serbi ato kanë planifikuar të takohen me presidentin Nikoliq dhe kryeministrin Daçiq, ndërsa në Kosovë do të takojnë presidenten Jahjaga dhe kryeministrin Thaçi.
Siç pohohet në njoftimin e Zyrës se BE-së, Catherine Ashton dhe Hillary Clinton pritet të shprehin mbështetjen e tyre për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Konfirmohet: Clinton vjen në Kosovë me Ashtonin
Washington, 25 tetor - 10:59 - Departamenti amerikan i shtetit përmes një komunikate njofton se sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton do të udhëtojë për në Alegjeri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi, Kosovë, Shqipëri dhe Kroaci, nga data 29 tetor deri më 2 nëntor. Sekretarja e Shtetit do të udhëtojë në Ballkan për të dëshmuar edhe një herë interesimin, përkushtimin dhe përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për këtë rajon dhe të ardhmen e tij në integrimet evropiane dhe euro-atlantike.
Në Bosnjë, Serbi dhe Kosovë Clinton do të jetë bashkë me baroneshën Catherine Ashton, përfaqësuese e lartë e Bashkimit Evropian për Çështje të Jashtme dhe të Sigurisë.
Në Prishtinë dhe Beograd, Clinton dhe Ashton do të flasin për çështje të bashkëpunimit bilateral dhe do ta përsërisin qëndrimin e SHBA-së dhe BE-së që Serbia dhe Kosova duhet të respektojnë marrëveshjet e arritura dhe të avancojnë në dialogun e tyre, si dhe do ti inkurajojnë palët në marrjen e hapave konkret që do tu mundësojnë të dyja vendeve të përparojnë në rrugët e tyre drejt integrimit në Bashkimin Evropian.


iljaz ademaj25.10.2012/13:22
Hillari clinton, kjo nje meritore e pakrahasushme e liris son, se bashku me TONIN dhe Billin!

Luan LumiLuftetare i LCK25.10.2012/11:52
Falenderojme Departamentin Amerikan te shtetit qe na e dergon ne vizite ne KosveZonjen Hilari Klinton Ardhjene e saj ne Shqiptaret e Kosoves e presim me zemer te hapur,me dashuri e mirekuptim miqesore.Miku me i madhi i Kosoves Amerika e bekuar,na ka mbetur si pikembeshtetje,se sa i perket Nderkombetareve,me perjashtim te shteteve qe kane pranuar nenshtetesin tone.Sipas historianeve nderkombetare dhe Kardiologeve nderkombetar,te cilet kane zbuluar vjetersine tone dhe karakterin dhe shkelqesine tone,zakonet dhe traditat tona,pamjet fizike dhe bukurine e pamjes s'on ,te cilet ne mes te Kafkave te krijesave te ndryshme ne Evrope,Kardiologet me te medhenj ,kafken e ILIRIT e kane krahasuar me njeriun,kurse kafkat tjera me periardhje nga majmunet.Atehere "no coment",kush eshte ai qe e rrespekton Shqiptarin derisa shqiptarin e ka rrespektuar i madhi Zot,si krijimtari njerezore..Ketu u ftoj o ju shqiptare,mos hezitoni,bashkojuni njeritjetrit,sepse ardhmeria jone eshte BASHKIMI GJITHSHQIPARE,jo ndarjet dhe apetitet e huaja.Prandaj Presim qe Zonja e Madhe Amerikane Hilari Klinton,te ben kthese ne rrugtimin e ardheshen te Kosoves.Na rrofsh sa Hena e Dielli o mikja jone me e afert z.Hilari Klinton!Zoti e Bekofte Ameriken!Te na rroj Familja e dashur dhe e nderuar Klinton me ne krye Te paperseritshmin Z.Bil Klinton ...Ne pjesa dermuese e popullates shqiptare jemi me ju.Ju jeni Meteor afrimi Yll Polar i Kosoves...!










Fatos Gerguri25.10.2012/16:10
Nuk e di se ne cilin planet Luan LumiLuftetare i LCK... jeton. Kur flet jerm se KARDIOLOGET dhe HISTORIANET kane "zbuluar" se Iliret jane "njerez" dhe se jemi me te bukur fizikisht n'krahasim me njerezit tjere te Evropes!Kjo eshte qesharake dhe eshte pikerisht gjuha qe Serbia e perdorte ne nxitjen e masave popullore te saja,duke thene qe jane popull "hyjnor"dhe superior n'krahasim me shqipetaret vec tjerashDhe ku jane serbet sot?!Se nga kur ... diologet kane filluar te merren me Antropologji?Kjo eshte risi per muandoshta jane te merzitur nga puna e tyre dhe merren me Antropologji si hobi.Neve na duhet pune me e madhe per te mbrojtur shtetin tone te ri,pike se pari nga qeveria jone dhe nenkuptohet nga te tjeret!Duhet te punojme ne drejtim te idese se nje te ardhme me te mire dhe me me drite pa pasur nevojen te "poshtrojme"te tjeret,karakteristike kjo,qe do te doja te besoje se na takon neve!Luan, me vie shume keq por te duhet shume pune!Nuk e kemi tradite te poshtrojme te tjeret!