• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Hague ia rikujton Beogradit se harta e Ballkanit është e përfunduar

Publikuar: 25.10.2012 - 10:48

Prishtinë, 25 tetor – Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se duhet të jemi realistë dhe nuk duhet të presim që Serbia ta njohë Kosovën brenda javësh apo muajsh. Pas takimit me  sekretarin e Jashtëm britanik, Willaim Hague, kryeministri ka thënë se përmirësimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi duhet të rezultojë me njohjen e Kosovës nga pesë vendet e BE-së dhe me anëtarësimin e Kosovës në BE, raporton KTV-ja.

“Kapitulli i konflikteve dhe problemeve të mëhershme në rajonin tonë po mbyllet dhe po hapet kapitulli i bashkëpunimit. Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i rëndësishëm edhe për gjithë rajonin, e jo vetëm për këto dy shtete”, ka thënë Thaçi. 

E diplomati britanik ka ripërsëritur qëndrimin e shtetit të tij për Kosovën. Pas përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë, Hague ka thënë se është hapur një kapitull i ri në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Evropës, e që është shumë i rëndësishëm. Hague ka theksuar se vazhdimi i dialogut dhe përmirësimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë është i rëndësishëm që të vazhdohet. “Duhet të bëhet përparim në të gjitha fazat. Në fazën e parë baronesha Ashton do të identifikojë disa fusha ku do të bëhen përparime. Ne gjithmonë kemi qenë shumë të qartë ndaj Beogradit dhe u kemi thënë se harta e  Ballkanit është e përfunduar. Jemi shumë të qartë para Serbisë dhe kjo do të vazhdojë”, ka theksuar ai .

Kryediplomati anglez mbrëmë është takuar me presidenten Atifete Jahjaga, së cilës ia ka rikonfirmuar mbështetjen e Britanisë së Madhe ndaj Kosovës dhe ndihmën në konsolidimin e shtetësisë së saj.

 

Komente (13)

feka25.10.2012/19:16

po po tash mitrovica tani graqanica e tani parteshi..keshtu shkon kjo tregtaret e kosoves tradhtaret shqip folesa hashimoviqat

Albani25.10.2012/18:44

Vetem sa per FRESKIKUJTES, te disa komenteve ketu " Kthehunl vetem ne vitin ' 98 ' 99 dhe shifeni te verteten, se si benim pushime ne BLLACE , ne KUKES ne MALE sa qe edhe breshkat i bezdiseshmi" Tani kemi lirin , demokracin sa edhe ata qe na e shpetuan koken dhe bo...n po i shajme. C fare paturpesie

toka shejt 25.10.2012/16:09

qeta qe po bejn komente jan te gjith te vetvendosjes,pallavra jan sen nuk din patriotat

Arta25.10.2012/15:39

Nuk eshte tragjika ndarja sa eshte tragjike autonomia mbrenda Kosoves kete nuk e kupton analfabeti i UDBse
tradhtari Thaci.

adriatik25.10.2012/14:55

Po shifet se komentuesit jan njerez qe i njofin mire rrethanat e kti gjysemshteti te Kosoves , por çka eshte tragjike , se shumica e jone jemi aq te semure me sindromin USA , sa qe e vejm ma para USA se sa Kosoven .
Nuk jam nje anti amerikan apo anti evropian , perkundrazi , por do te dal e verteta me vone se kta na kan mashtruar ne nje menyre , me ndihmen e çlirimit nga serbia , kurse ne anen tjeter po e bejne shtetin e Kosoves si mjet shkembimi me serbine , ata nuk na lan asgje nga UCKja e vertete , na e ndrruan flamurin,himnen,serbet dhe joshqiptaret ne Kosove kan ma teper te drejta , se vet shqiptaret ,veriu do te behet republike serbe e Kosoves , Kosova si shtet nuk perfaqesohet ne asnje organizate boterore si shtet , por si entitet i serbise .etj,
Pra kta me nje fjale jan duke e zvogluar ne gjitha sferat shtetin e Kosoves , po te donin , do te mjaftonin dy fjale dhe do te hiqeshin strukturat paralele dhe barrikadat , por ata e konsiderojne veriun si serbi , edhe pse po flasin ndryshe ,
Per nje zgjithje te ketille nuk ka pas nevoje te luftohet fare , pasi edhe milloshi do ta jipte Kosoven pa veriun .
Personalisht jam shum i revoltuar nga ,kto vende te cilet perdorin eliten e krimit dhe mafise per te udheheq kosoven,

hudra25.10.2012/14:29

se pari pajtohem me komentuesin Xhavit i
cili ka plotesisht te drejt qka thot,se dyti autonomia substanciale per veriun qe
eshte shum afer mendesh do ta bente Kosoven definitivisht jofunksionale keshtu qe kjo qe thot Hague ka pak rendesi,edhe diqka e keni verejtur se
gjithmon kur Gjermanet ngulin kemb qe serbia se pari te heq strukturat ... nga veriu nderhyn Anglia duke
amortizuar qendrimet e drejta gjermane,po du me than se politika kosovare nese kemi fareduhet sillet rreth boshtit amerikanogjermanoturk te tjeret bejn flirt me serbet si gjithmon.

Trustworthy25.10.2012/14:07

Mr. Hague, if you don't know or haven't heard of, let me remind u that In 1912, it was the Conference of Ambassadors in London to decide about the fate of our nation. It was down to Western powersyour country being one of them to bring that fatal decision to divide our nation in enclaves and cause the ethnic cleansing. It's because of British our nation now lives separately in two "sovereign" states. This "sovereignty" was violated by the West and it is our people pay the price during the centuries and this approach of yours remains intact. Simply put, what u tend to say now is it's completely down to our regional interests to rule on other people's back. You haven't changed, you're still same wolves, wearing same skin, but "acting differently". You've been demonstrating this in Iraq and Afghanistan for more than a decade now. I personally no longer buy that crap and I'm not alone.
I'm sure this comment won't be published by site moderators, but it was worth expressing my opinion.

Driton Bakija Gjakove 25.10.2012/13:03

Ka te drjete sekrtari i jashtem ,Britanik Hage ka te drjete duhet permisuare marredhenjet ne mese ,Kosoves dhe Serbise si dy shtete fqinje qe te heqin dore nga kalura e tyre vrastare pra ,Serbia dhe te pranoje ralitetin ne ,Kosove dhe ta njohe paravasine e ,Kosoves.

Bekim25.10.2012/12:43

Si ka perfundu kur po beni presion qe te zhvillohen biseda politike!? I keni UDBashat ne pozite e opozite tash ne Kosove e i shantazhoni si ju konvenon. Se sa burra te mire jeni shifet se cka beni neper bote!

dukagjini25.10.2012/12:06

po po mire poe dim ne ket humbje shprese per shqiptaret e Lugines , po kufijet e ballkanit nuk ndryshojn po te Kosoves e kemi fjalen si do te mbesin edhe Bosnja i ka kufit e saj po ?

shevernazi25.10.2012/12:04

Poqese na hin serbet hisedar ne shtet, ateher premtimet kan kuptimin e thenjes se popullit "te gatshmen me e ba veresi". Dhe ne asi rasti sikurse ne Bosnje, poqese lejohet federalizmi i shtetit te Kosoves, ateher kjo harten e Kosoves nuk do ta nderronte, mirpo do paraqiste rast edhe ma te keq. Ngase ma kurr neve me ta per asgja sdo te mundeshim me u marr vesh dhe shtetin e Kosoves ata do te na e mbanin peng ashtu qysh boshnjakt neve sherri i R.S. nuk po mujn me na pranue shtet edhepse po dojn.

ken3025.10.2012/11:58

Nese Serbija nuk do ta njohë Kosoven si shtetë konflikti Kosovarosërbë do të rikthehet sikur konflikti IzraeloPalestinez.

Xhavit25.10.2012/11:25


Sa e sa herë na kanë ndihmuar të huajt, por gjithmonë ndryshe kanë vepruar. Këta, në vitet e 90ta, ishin edhe për ruajtjen e Jugosllavisë së Titos, mirëpo shpejt e pranuan zhbërjen e saj. Këta e ruajtën edhe Bosnjën multietnike, u detyruan nga Milosevic ta pranojnë shtetin serb të Republika Srpskës përbrenda BosnjësHercegovinës, i cili u krijua me gjakun e myslimanëve përmes gjenocidit të paparë të së paku 8000 jetëve të pafajshme në Srebrenicë, duke mos llogaritur qindramijëra viktima të tjerë anekënd Bosnjës. Po këta që sot na udhëzojnë ta ruajmë paqen, nesër do tia japin Veriun e Kosovës Serbisë, duke na kërkuar lexo urdhëruar që përsëri ne ta ruajmë paqen, kuptohet në kurrizin e shqiptarëve!

1000  Karaktere
Prishtinė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu