• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Pacolli i paprekshëm

Publikuar: 25.10.2012 - 08:42

Prishtinë, 25 tetor - Qeveria e Kosovës ka formuar të mërkurën një komision disiplinor për drejtorin e Agjencisë, Granit Berisha, për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, i cili është suspenduar disa ditë më parë. Por masa të ngjashme nuk po merr edhe ndaj zyrtarëve të lartë politikë.

Berisha ishte suspenduar ditë më parë nga ministrja e Tregtisë dhe e Industrisë, Mimoza Kusari-Lila. Vendimi ishte marrë, pasi ministrja kishte vlerësuar se ky drejtor po tregonte performancë të dobët. Drejtori në suspendim fillimisht kishte rezistuar ta lëshonte zyrën, por ministrja e kishte kërcënuar se do t’ia binte policinë.

E në Qeveri është një zëvendëskryeministër që vazhdon të mbajë funksionin, pavarësisht se dokumentet që ka publikuar gazeta e gjejnë në konflikt interesi atë. Është ky Behgjet Pacolli, që në politikë ka hyrë si një biznesmen.

Ndonëse ishte zëvendëskryeministër, me një shkresë Pacolli i është drejtuar Michael Widmannit, të cilit ia ka shprehur interesin për blerje të “Hotel Shangri-la”, të ndodhur në Am Schubertring, Vjenë. Në emër të ndërmarrjes që e kishte bërë miliarder, “Mabetex Group”, ofertën për hotelin e kishte bërë dyzet ditë pasi ishte vënë në funksionin e numrit dy të Qeverisë. Mësymjen e kishte shprehur në kohën kur i ishte dhënë fund një problemi ndërmjet Shangri-La dhe Bautraeger Austria Immobilien.

Agjencia Kundër Korrupsionit ka nisur hetimet për këtë rast.

Ndërkaq, për një rast tjetër lëndën e ka dërguar në Prokurorinë e EULEX-it. Pacolli ka qenë duke u hetuar nga kjo Agjenci për konflikt interesi, pasi “Koha Ditore” pati raportuar se si ai vitin e kaluar ka nënshkruar disa memorandume bashkëpunimi në Nigeri, në emër të bizneseve evropiane, nëpërmjet të cilave ishin dhënë zotime për investime në disa sektorë të këtij vendi afrikan.

Më gjerësisht sot në “Koha Ditore”

 

Komente (13)

tugjeci25.10.2012/16:44

Zoit Pacolli zoti i dhashte shendet dhe jete te gjate me plot shendet dhe beagati.
Kosova po vuan sot qe nuk ka ende Behgjet Pacolla te tjere .Ky njeri po deshiron qe kapitalin e jetse ta derdhe ne Kosove.Njeri qe ka krijue dhe po krijon me mija vende pune ne Kosove e kudo.Njeri me vlera .Ky njeri meriton edhe me shume se ky post qe ka .Vetem burrat bejn hapa te medhenj si ky.Ju lumt

toni25.10.2012/16:01

Diktatura ne aksion!

shaipi25.10.2012/15:57

e qka me ba ky masi qe u ba zavenckryeminister ! me deke aa! apo mi mbyll qe te gjitha bizniset e me kalu ne varferi , po leni keto marifete , le te punojn njerezia normal duke i rrespektu rregullat e konkurences e te ligjeve ne fuqi, se te varfet e te papun kemi boooll.

rexha 25.10.2012/15:13

Valla komente bajate te pa kripura, po a e dini o shyptar se ne vendet demokratike si ne SHBA nese nuk je i pasur as nuk mund te konkurosh per ndonje post ne senat ose diku tjeter.Po ne duhet tjemi te lumtur qe lloji i Behxhetit eshte i pasur.Une me pas mundesi tane shqiptaret kah jane ne rruzullin tokesor i kisha ba edhe me te pasur se Pacollin. PO qfar te keqe te sjell kjo o subhanallah medet per ne.E pacolli pasi qe ka hy ne qeveri tashti veq buke e lang duhet me hanger medet per naivitetin tone.

Trimi25.10.2012/14:19

Agim Nuk e ka mbrapa kerkon as ata qka po i permend ti, ka njerz te Kosoves qe punoj me ruset e serbet kunder Pacollit, e po mundohen t'ia ben gropen, kinse ky eshte i keq, por jo shikoni mir kush po punon per ne, Behgjet Pacolli eshte njeriu qka i duhet Kosoves e jo keta tradhetaret qe jan ne pushtet e disa qe nuk shihen po punojn kunder

Agimi25.10.2012/14:02

I forte eshte ky baco. E ka Putinin e Nikoliqin mbrapa.

agimi25.10.2012/13:09

Mos u ankohuni po vetem VOTA i hek keta prej pushteti

Shartari25.10.2012/12:25

Biznismen ma, kah ti del ma mire shkon, eshte me PDKe Hashimit eshte kriminel si ata

Meti25.10.2012/11:46

Jo more, ky tash prej se o bo zv. kryeminister, nuk duhet as buken e Mabetexit me hanger... Mos i'a nxjerrni fundin. A ka lype me e ble me pare te qeverise, apo me pare te veta?

Durimi25.10.2012/10:59

Normal qe eshte i pa prekshem vetem pse eshte i dinjitetshem, por ky fakt po i qemd disa sa qe po mundohen me e prish imazhin e tij e Behgjet Pacollit.

adei25.10.2012/10:58

po vlla qka menut ju nese shoki ne fjal ka mundsi net e blen te gjith boten a mos desht me vet thaqin a bon me ble a jo po mos ja futni kot

Valmiri25.10.2012/10:38

Keto jan shpifje nga njerzit qe nuk e duan zotrin Pacolli, e po mundohen ti ben dem, por ne populli e dim se sa njeri i ndershem eshte Behgjet Pacolli

lexi25.10.2012/09:29

ishalla edhe hasha bohet i pa prekshem sa ma par.

1000  Karaktere
Prishtinė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell