• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Shtetasja gjermane kthehet në jetë, por në gjendje të rëndë

Publikuar: 22.10.2012 - 19:25

Prishtinë, 22 tetor – Një shtetase gjermane, e cila është kunatë e deputetes së VV-së, Albulena Haxhiu, ka marrë lëndime gjatë protestës së sotme në bulevardin Nëna Terezë. Familjarët e saj i kanë thënë gazetarit të KTV-së se ajo nuk ka qenë pjesëmarrëse në protestë, por e ka pësuar si vëzhguese e protestës.

Sipas drejtuesit të Emergjencës, Basri Lenjani, shtetasja gjermane është sjellë në spital pa shenja jete, por mjekët ia kanë dalë ta kthejnë në jetë me anë të reanimacionit. Megjithëkëtë, gjendja e saj vlerësohet ende e rëndë.

KTV-ja raportoi se edhe Albulena Haxhiu ka qenë e plagosur dhe e shtruar në QKUK, por ajo është liruar në orët e vonshme të pasdites. Mirëpo, policia në QKUK ka marrë në pyetje dhe pastaj ka arrestuar burrin e Albulenës, i cili është po ashtu pjesëtar i “Vetëvendosjes” dhe i afërm i shtetases gjermane.

Për gjendjen e saj është duke u interesuar edhe Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë, kurse rrethanat e përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore mbeten të paqarta.  

Sipas policisë, ajo ka qenë “një qytetare kalimtare e rastit, e cila ka qenë në afërsi të protestuesve, është alivanosur dhe zyrtarët policorë i kanë ofruar ndihmë, duke e vendosur në automjetin transportues emergjent të Policisë së Kosovës për të vazhduar me trajtim të mëtutjeshëm mjekësor në QKUK. Në bazë të informacioneve zyrtare ajo nuk ka qenë pjesëmarrëse në protestë”, njofton Policia.


Komente (20)

Londonasi23.10.2012/12:47

Kjo eshte milicijae daqiqit dhe e thaqoviqin,nuk jan Policia e Kosoves.

armend salihu23.10.2012/12:43

Kta te Hashimit vet e mbysin njeriun e i ja nisin qe te qajn ku ku qka jan kta njerz siq thon naten e ... jn diten e qajn kta jan te shikut te hashim thaqit tur.e mbyten Gjermanken e kishe po i dhami ndihm te par turp na poshtrut .

sima 23.10.2012/12:05

vaj halli per neve i paskemi prishe punet me gjermanet

azem bejta23.10.2012/11:33

VV din me dinakeri ne keso situata ti viktimizoj vet njerzit e saj.

avni fazlija 23.10.2012/10:45

o rebelate e kosoves po kjo qka bene vetevendosja eshte nje turp i shekullite 21 po ku ishite gjate viteve 98 99 kure serbbija marrshoje ne kosove e ju fshishi neper europe apo diku tjeter dhe dhe tashe jeni zgjuare nga gjumi dhe verdallni neper rruge si bishat te egra

Edita GjibraltariDardane23.10.2012/10:07

Me vjen keq @Elmi Gjoshi@,perkundrazi Vtvendosja eshte subjekt i pavarsise se Kosove,eshte aleate e kombit shqiptare,jo si Ashim Thaçi aleat i Serbise,dhe i atyre nderkombetareve qe qe tentojne te ja thejne qafen Kosoves.Turp edhe per Ty qe e injoron Vetvendosjen njeren nder Partit me te sigurta dhe me patriotike,njeren nder partit me te rrezikshme kundra Serbise fashiste.Ty po te njoh shume mire more@Gjosh@.Ju Komorani s'keni bere asgje,spse jeni invalid te demokracise dhe lojal te Serbise.Tung.

Nazim Haxha23.10.2012/08:38

Kam thene dhe prap theme.Na kemi police te rame nga malet ne qytet.Pa kulture e kokebosh.Uniforma dhe shteti i paafte ua jep mundesine paaftesine e tyre ta ndjellin ne popull te pafajshem.Me kujtohet ne vitet e 90ta kur i ulshin armet e ua dorezojshin serbeve nga frika,ne vend se ta mbrojne popullin nga policia serbe atehere.E tash,tregohen te zot kunder popullit te vet.Pfuj,marre ju qofte,bre egersira.

elmi gjoshi23.10.2012/08:35

ky eshte vetem nje keqperdrim i kti rasti tragjik, nuk ka te bej aspak me Politik.Kjo lloj loje eshte turp i VV qe qellim e kan vetem te vin ne pushtet pa Platform se si te udhehiqet Shteti ata nuk kan se jan Njerez te Rruges,e dhunes po te dijes asesi.Shpresoi se Populli e din se eka nje udheheqje koform rrethanave te pershtatshme dhe nuk i sjell ne pushtet kta Brutalista.
Neve na duhen Njerez te aft me vizione te forta qe munden me ndyshu situaten me afat te shpejt dhe pozitivisht, e jo vetem ndrrim pushtetesh e humbje kohesh per asgja.

Faiku23.10.2012/07:32

VetĂm njerĂzit me kokĂ shtaze i dĂrgojnĂ nĂ kĂtĂ gjendje qytetarĂt e vetĂ e aq mĂ tepĂr kur ai person ĂshtĂ shtetas i huaj. Kjo le tĂ jetĂ njĂ vĂrejtje pĂr ata qĂ udhĂheqin njerĂz qĂ ende nuk di cfarĂ ĂshtĂ protesta dhe liria e demokracia. NjerĂzit kanĂ tĂ drejtĂ pĂr tĂ protestuar cdo herĂ kur ata mendojnĂ se po ju shkelen tĂ drejtat e tyre qytetare e njerĂzore.

llaky23.10.2012/01:26

policia nuk eshte profesionale aspak,mendojn qe te jesh polic ki te drejt te besh qka te duash,qdo gje e ka limitin,turp tju vij si e perdorni forcen ne kete menyr

LUFTETARI22.10.2012/22:21

Kjo nuk do koment hashim hajnat i kem ne pushtet

Gjovani Bokacio Itali22.10.2012/22:08

Eee!more ju polici e Kosoves,a edhe ket e keni bere,ta rrezikoni shtetasen Gjermane.Po a shihni se te njejtat marrezi jeni duke i bere ju sikurse Serbija ne lufte ndaj nesh.Po ç ... keni more ju polici e Kosoves,a aq shume po ju dhimset Ashim Thaçi,i cili tronditi Kosoven pameshirshem ,i cili shiti Kosoven pa lufte,ndihme barbarve serb dhe agjedes destruktive Evropiane.A me mire te ike nga ... rigja nje dallaveraxhi i spikatur ,nje gjelat,nje antishqipetare,nje antidemokrat,nje perdhonues i atdheut me metoda katastrofale.Nje armik i popullit dhe mik i Serbise,apo te shuket nje Shtet me mbi dy milion banore,dhe te turperohen mbi 7,000,000 banore me kesi faca para botes.Jo,jo zoteri jo nuk duhet lejuar kesi gjakepirsash ne krye te pushtetit Kosovar.Prandaj edhe njeher po ua terheqe verejtjen ju Policise Te Kosove,mos ndegjoni Bajram Rexhepin ore djelmosha,se Bajram Rexhepi e ka pi hapin me serbet ne veri,ore ju "trima"Edhe neper polici te civilizuara,duhet te kene njerez te civilizuar,te kene sjellje markante,se jo sikurse ju me huj ne krah.E kundra kujt ,kundra vellezerve te nje gjaku!A pa,pa,paaaa!Na keni turpruar,ne bote.Ja a shikoni çfare tradhetie Evropa,ju ka bere dore e djethte e tyre dhe toksik ndaj vellaivellait.A,pa,paaaa çfare gabimi fatal.Per nje hiq ,te biejn viktime masa me gjeniale e Kosoves dhe e gjithe shqiptarise ne Ballkan,Evrope dhe bote.Ky turp eshte i ju policis se pa kualifikuar,te pa edukuar sipas zakone ve dhe ligjeve shqiptare...Kthehuni sa s'esht bere vone...!

hasani22.10.2012/22:05

Me vje keq per shtetasen agjermane,mirpo nga kush eshte lenduar nga policia apo nga demostruesit,kjo duhet t sqarohet dhhe t jepet pergjegjsi per ket rast.

Avdi22.10.2012/21:07

Ministri Rexhepi pa rreshtur punon që përmes konfrontimit me protestues ti kompromitoj ata me qëllim të parandalimit të protestave sociale të cilat së shpejti do të fillojn,nga se të uriturit nuk kanë se çka humbin.Venja e shenjave të barazis së protestuesve me armiqët e Kosoves nga ana e Kryeministrit është metod e VishinskitProkuror i BRSS.

Goni22.10.2012/21:01

Kjo, jo qe s'eshte demokraci por, druaj se eshte nje pasqyrim i se kaluares... e dini per cfare e kam fjalen. TURP per qeverine dhe MPBne.

bashkim22.10.2012/20:56

keshtu dote perfundoj qeveria e falsifikuar, dhe ta kuptoj bota sa vuajn populli shqiptar nga policet eqeveris tradhtare. tash le te arsyetohen me GJERMANET TURP TURP TURP PER KET POLICI

titi22.10.2012/20:49

Me vjen keq qe i ka ndodhur kjo ksaj qytetarje te keti vendi edhe shpresoj dhe besoj qe do tja dal ,po i lus simpatizanet dhe deputetet e VETVENDOSJES qe mos te manipulojn me dhembje te njerzve se une personalisht e kam pa kur eshte alivanosur pa e prek askush . se nepr medje po japet se policija q qka po di une po kujdes me vuajtjet e njerzve dhe familjet e tyne se ju per me ngrit veten doni me perqa popullin ton.

sadat22.10.2012/20:45

Vertete eshte shqetesuese fakti se kush qendron ne hierarkin me te larte ne Policin e Kosoves .Pamvaresishte ah ka qen pjesemarrese ne proteste apo vetem kalimtare e rastit kjo femer me nenshtetesi gjermane nje gje dihet se ndaj kesaj eshte ushtruar dhune,si eshte e mundur te deklaroj nje zyrtare i larte i policis se nuk eshte perdore dhune e tepruar kur e plagosura eshte sjell ne QK pa shenja jete absurditet ne vete .
Duhet te mendojn mire urdherdhenesit se kesaj radhe munde te ju kushtoj sepse behet fjale per nje qytetare me nenshtetesi gjermane .Ky eshte turp

vezhguesi22.10.2012/20:34

Sipas policise, qysh o kane tu kqyr veq kur osht alivanos pa e prek kush me dore!

Labi22.10.2012/20:28

Pse more po ju sillni femrave ?

1000  Karaktere
Prishtinë 29°CMe vranësira të pjesshme
Tiranë 29°CI kthjellët
Shkup 31°CMe vranësira të pjesshme
Prishtinë26°CMe diell
Tiranë25°CMe diell
Shkup30°CMe diell