Thaçi fton qytetarët për përkrahje

Artikujt tjerė
- LDK e quan të papranueshëm vendimin u Bujës për uljen e kalueshmërisë
- Shtatë të vrarë në Irak
- Danimarka vazhdon përkrahjen për Kosovën
- Vetëvendosje në protestë, sot kundër dhunës
- Thaçi fton Kurtin të mos manipulojë me ndjenjat e njerëzve
- Gjykata vendos tia marrë lëndët Mejdi Deharit
- Hague, Clinton e Ashton në Prishtinë për marrëveshjen historike
- Qalaj premton nisjen e hetimeve për policët
- Hoxhaj: Për veriun bisedojmë vetëm me qytetarët atje
- VV proteston edhe sot
Prishtinë, 22 tetor Drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi, qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje në të cilën është diskutuar për zhvillimet e fundit për dhe rreth vendit. Thaçi ka përmendur miratimin e rezolutës për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës e Serbisë, që e ka cilësuar si hap për të ardhmen evropiane të Kosovës. Ky proces ka filluar pas marrjes së udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave, pas përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë dhe pas hartimit të dokumentit të Komisionit Evropian për Studimin e Fizibilitetit, ka thënë ai.
Kryeministri ka thënë se pas miratimit të rezolutës nga Kuvendi i Kosovës ai është ftuar nga baronesha Catherine Ashton. BE ka qëndrim të qartë dhe unik për të ardhmen e Kosovës. Me ndërmjetësimin e baroneshës Ashton dhe me mbështetjen e SHBA-së është realizuar takimi me kryeministrin serb Daçiq, ku është biseduar për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Në atë takim është diskutuar për raportet mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë, për implementimin e marrëveshjeve të arritura, për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe për shpërbërjen e strukturave paralele në veri, ka thënë kryeministri, sipas të cilit Bashkimi Evropian ka kërkuar që Serbia të sillet në mënyrë evropiane me Kosovën dhe të heqë dorë nga veprimet cenuese të integritetit dhe sovranitetit të Kosovës.
Pasi ka cekur përkrahjen nga spektri politik dhe takimin që ka zhvilluar me ambasadorët e vendeve të Quintit.
Ai i ka bërë një vështrim edhe demonstratës së sotme të organizuar nga Vetëvendosje, duke e vlerësuar atë si një veprim të izoluar dhe duke thënë se këto janë recidive të kundërshtimeve të mëhershme që kanë qenë edhe kundër bisedimeve në Rambouillet, që kanë kundërshtuar administrim ndërkombëtar, që kanë kundërshtuar edhe Planin e Ahtisaarit. Po këta e pritën ftohtë edhe deklaratën e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, tha kryeministri.
Thaçi ka vlerësuar se këta zëra dhe këta individë janë në përputhje me agjendën e kundërshtarëve të pavarësisë së Kosovës.
Kosova e ka mbështetjen e plotë të BE, SHBA dhe NATO-s. Javën e ardhshme do ta kemi në vizitë sekretarin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, po ashtu në ditët në vijim vendin tonë do ta vizitojë edhe sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, në mbështetje të konsolidimit të Kosovës, theksoi kryeministri, kurse krejtësisht në fund ai ka ftuar gjithë spektrin politik dhe të gjithë qytetarët e vendit, pa dallim, që bashkërisht të angazhohen në përkushtimin për ndërtimin dhe zhvillimin e Kosovës demokratike të lirë dhe të prosperuese për të gjithë qytetarët e saj.


lule dukagjini23.10.2012/09:15
Cili popull ai qe ti e dhunon ,ke perkrahjen e shkive, Kosova mbahet peng nga bizneset tua ma bajram regjepoviqin. Turp te kesh ke ber shtet policor shko ne veri te shkiet.

Aida23.10.2012/02:27
Jo, edhe pike

MOLI POLI22.10.2012/23:12
KREJT POPULLI DUHET ME PROTESTUE BASHK ME VTEVENDOSJEN KUNDER QEVERISE SE HAJDUTVE DHE POLICVE TE HAJDUTVE QE I RRAHIN FEMRAT SHQIPTARE KURSE NE MITROVICE NUK GUXOJNE ME SHKUE PREJ POLICVE SERB SEPSE ATA I SHTRIJNE MIDIS MALIT SI MAJMUNA

Teuta22.10.2012/22:58
Fjalimi i Kryeministrit eshte konfuz dhe me te meta logjike. Aktivistet e vetevendosjes jane me moshe rrethe te njezetave.. Rambuje ka ndodhe me 1999 13 vite me heret. Ne ate kohe keta aktiviste te Vetevendosjes i kane pa s 10 15 vjete. Edhe si femije keta aktiviste te Vetvendosjes sipas Thacit e paskan penguar marreveshjen e Rambujes.
Po duket se Kryeministri i ka punet keq me matematike dhe IQ.

riki22.10.2012/22:00
kqyr bone hale ma llug tani lyp perkrahje prej qytetarve

Ylli22.10.2012/21:20
Kurrë!

Edona22.10.2012/21:04
Une ty met perkrah ai ZOTI na rujt si met perkrah ty sikur Tomislav Nikoliqin njejte nuk ka ndryshime njeri deshtak qe nuk ka kurfare strategjije per ket vend qe e ka qu vendin ne humner

HEROI22.10.2012/20:43
SKA PERKRAHJE PER ATA NJERZ SI E TRADHETOJN VENDIT DHE SI FALIN PJES VENDI ATYRE QE ME VITE NA SHTYPEN E NA MASAKRUN.

toni22.10.2012/20:38
per qfar perkrahje po kerkon o hashim,
nuk perkrahim tradhtart,
nuk perkrahim njerz te cilet nuk kan mundesi mi dal zot ketij vendi,
Nuk perkrahim qeveri te korruptuar,
nuk perkrahim njerz qe e kan fut popullin ne varferi te skajshme.
Marre Marre qka je tu bo.

malsor sopi22.10.2012/20:32
Bone ni apel tek shkijet me të cilët je duke e sunduar Kosovën,besoj se do të kesh përkrahjen e tyre,a sa për qytetarët e Kosovës e ke shikue sot e neser do ta shikosh edhe ma mirë,pas neser akoma edhe ma shum e pastaj dihet përfundimin si Gadafi e shum gadafa tjerë







pejonja23.10.2012/09:30
Qfar perkrahje o oponggji qe shkelet edhe femra ne bark keshtu as policia e serbis nuk beri.turp te keni.