Veç një mur kinez mund ta ndalë kontrabandën Kosovë - Shqipëri

Artikujt tjerė
- Jahjaga: Me Serbinë nuk po flitet për veriun
- Skandali i pasaportave: Ambasada e SHBA-së e pranon se ka lobuar
- Gjenerali Reinhardt: Politika slejoi ta bashkojmë Mitrovicën
- Haradinaj e fut në parti të dyshuarin për humbjen e çekut 16-milionësh
- Pse u tërhoq Madeleine Albright nga tenderi për PTK-në
- Ska vend për panik nga virusi H1N1
- Pesëvjetori i pavarësisë shënohet edhe me Paradën e Pavarësisë
- AKSH-ja, e gatshme ti përgjigjet sulmeve serbe në Luginë
- Bisedimet teknike në Bruksel vazhdojnë të martën
- Analiza e CIA-s: Në vitin 2035 trojet shqiptare të bashkuara
Tiranë, 22 tetor - Zëvendësministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Ismet Ibishi, ka theksuar se po bëhen përpjekje për një kontroll edhe nga ajri me patrulla të përbashkëta, në ato zona ku mjetet e tjera nuk mund të patrullojnë, për një luftë akoma më efikase ndaj krimit të organizuar e kontrabandës në kufirin Shqipëri - Kosovë. Ky pohim i numrit dy të Ministrisë së Brendshme të Kosovës është bërë në një takim që ky i fundit ka zhvilluar me drejtorin e Policisë së Shtetit të Shqipërisë, Hysni Burgaj, shkruan sot Koha Ditore. Zv.ministri i Brendshëm i Kosovës, Ibishi, në javën që sapo lamë pas zhvilloi një vizitë dyditore në Tiranë ku shoqërohej dhe nga drejtues dhe ekspertë të strukturave të ndryshme të Policisë së Kosovës. Gjatë takimit të zhvilluar me drejtorin e Policisë shqiptare, Burgaj, bashkëbiseduesit evidentuan bashkëpunimin shumë të mirë që ekziston mes Policisë shqiptare dhe asaj të Kosovës, si dhe theksuan nevojën e intensifikimit të mëtejshëm të këtij bashkëpunimi, duke konfirmuar vullnetin maksimal për të bashkëpunuar në të gjitha drejtimet. Bashkëpunimi dhe shkëmbimi i eksperiencës ndërmjet dy policive ka qenë në nivele shumë të larta dhe e veçoj këtë si bashkëpunimin më të mirë në rajon, si dhe shpreh dëshirën dhe vullnetin maksimal për të konsoliduar dhe më tej këtë bashkëpunim në të gjitha fushat, u shpreh Burgaj. Gjatë bisedës, Burgaj, duke e vlerësuar si një arritje madhore për vendin procesin e liberalizimit të vizave dhe marrjen e statusit të vendit kandidat, evidentoi faktin se një kontribut të çmuar në këtë drejtim kanë dhënë dhe përpjekjet mjaft të mëdha të Policisë së Shtetit dhe treguesit e arritur prej saj. Po ashtu Burgaj i garantoi Ibishin se Policia e Shtetit të Shqipërisë është e gatshme ashtu, sikundër deri tani që të ofrojë gjithë bashkëpunimin e asistencën e nevojshme për çështjet me interes dypalësh, si dhe në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave të Kosovës dhe për integrimin e plotë të saj. Gjatë këtij takimi u evidentua gjithashtu bashkëpunimi shumë i mirë që ekziston në fushën e menaxhimit dhe kontrollit të kufirit, ku aktualisht policitë e të dy vendeve kryejnë edhe patrullime të përbashkëta në këtë kuadër. Zv.ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës u ndal në mënyrë të veçantë dhe në iniciativën e ndërmarrë nga Ministria e Punëve të Brendshme për krijimin e një force rezervë për të menaxhuar situatat e emergjencës. Ibishi theksoi se:Forca aktive e policisë është e nevojshme të jetë e përqendruar në përmbushjen e detyrave të saj të rregullta, ato detyra të cilat janë prioritare për të. Prandaj, doli si domosdoshmëri krijimi i një force rezervë për menaxhimin e emergjencave, e cila do të jetë e gatshme për çdo lloj situate. Duke vlerësuar tepër pozitivisht këtë iniciativë, Burgaj bëri një ekspoze të shkurtër të hapave të ndërmarrë nga vendi ynë për përballimin e situatave të tilla.Aktualisht ne kemi ligjin për emergjencat civile, planin kombëtar të emergjencave civile, si dhe planin e veprimit operacional, në kuadër të të cilit gjatë emergjencave aktivizohen të gjithë strukturat e nevojshme. Po ashtu në rast emergjencash funksionon dhe shtabi i emergjencave veprimtaria e të cilit është e rregulluar me ligj theksoi Burgaj. Në përfundim të takimit, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe zv.ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, duke rikonfirmuar dhe një herë gatishmërinë për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, theksuan faktin se nuk duhet të ketë kufij në luftën kundër krimit. Ky takim do të pasohet dhe nga takime të tjera në nivel ekspertësh të fushave të ndryshme, me qëllim shkëmbimin e eksperiencave në fushën e rekrutimeve, trajnimeve, legjislacionit etj. Krahas tri pikave kufitare Kosovë - Serbi, edhe Vërmica në kufirin Kosovë - Shqipëri, hyn në mesin e vendkalimeve kufitare ku bëhet më së shumti kontrabandë. Ndërkohë kufiri Shqipëri - Kosovë është shndërruar në një nyjë të kontrabandës së mallrave e trafiqeve, kryesisht përmes kufirit të gjelbër, por edhe të pikëkalimeve kufitare. Në kufirin e gjelbër, si për pikëkalimit kufitar ekzistojnë dy rrugë këmbësorie që shërbejnë për kontrabandë, ku njëra shërben për kontrabandën e gjësë së gjallë (viçave hormonalë), ndërsa tjetra shërben për mallra të ndryshëm, duke përfshirë edhe ato të akcizës së cigareve, kafes, pijeve alkoolike, etj. Ndërkohë që kontrabandë realizohet edhe në fshatin Pogaj përmes kufirit të gjelbër, kryesisht ditëve të hëna dhe të premte, si dhe përmes Liqenit të Fierzës në Morin, në Shishtavec, Qafë-Prushi e Qafë-Morinë. Trafiqet dhe kontrabandën e mallrave në kufirin Shqipëri - Kosovë e kanë pranuar edhe drejtuesit më të lartë të Doganave të Shqipërisë e të atyre të Kosovës, madje njëri prej tyre, pikërisht ish-drejtori i Shërbimit Doganor të UNMIK-ut, Paul Acda, pati deklaruar se vetëm një mur si ai kinez mund të parandalonte kalimet ilegale të mallrave në kufirin Shqipëri - Kosovë. Kontrabandistët janë si uji. Gjejnë nga një vrimë për të depërtuar dhe e vetmja mënyrë për të ndaluar kontrabandën përmes kufirit tokësor Kosovë - Shqipëri është të ndërtohet një mur, ashtu siç bënë kinezët, deklaronte ish-drejtori i Doganave të UNMIK-ut, Paul Acda.


labi23.10.2012/07:53
perse te kete dogane mes shqiperise e kosoeves ,vetem per perfitim te hajnave as qe duhet kete dogene ne mes po te levizet lirshem me serbi nuk beni nje gje te till e eme shqiperi po turp per te dyja qeveritene vend qe te na bashkoni keni be perqarje dhe ndarje

TALIL TAHIRI22.10.2012/23:41
SALI BERISHA E HASHIM THAQI SIGURISHT DO TE VEJNE MURE KINEZ MIDISE KOSOVES E SHQIPRISE SEPSE JU DUHET ME PUNUE MA LEHTE ME SERBINE KONTRABANDE .TURP PER TE DY KRYEMINISTRAT ME VOTA TE VJEDHTA

jashar hadergjonaj22.10.2012/23:14
Mirë ka thon Jakupi s'ju kom faj qe keni shti ministra rrugaq.

Albaner22.10.2012/23:14
Bani MURIN e Berlinit qitni ushtrin ne gjth kufinin,Bane Murin si USA me MEXICO Marre ju kofte, SHQIPTAR ME SHQIPTARE KUFI marre vetem marre per ju.

arbeni22.10.2012/23:00
Muri kinez dhe ligji i Enver Hoxhes i kish nal kta

Vushtrri22.10.2012/20:55
Kontrabandohet Coca Cola nga Shqiperia, keshtu qe bie shitja e asaj nga Serbia...per kete behen merake zyrtaret shpijun te RKS.

Muriqi22.10.2012/14:57
Per deri sa ne BE nuk egzistojne me kufi Kosova ka probleme me dogona sepse e vetemja hyrje ne buxhetin "e hajnave" jane tatimet doganore sepse ketu ka 100import e 0 export dmth pa dogana nuk ka para per hajna .

Florimi22.10.2012/14:57
Per me e vendos ate mur ka luftue Serbia, por pasi ajo nuk mujti me mbrojt, besoj se edhe ju si argat te saj nuk do te keni sukses. Po nese doni me ju gjet pune, shkoni atje ku hyn shliperat dite e nate pa nderpre nje vend ne toke te kosoves qe quhet , Mitrovice

HEROI22.10.2012/14:54
HAHAHAHAHA,NE PO DUAM EDHE MURIN AJEROR MI THY E JO MUR TE RI NE MES VLLAUT DHE MOTRES ME VU, POR KUSH KET E DESHIRON MUNDET MUR PARA SYVE TE VET ME VU OSE NDERTU.

plisi22.10.2012/14:52
Ky far Paul Acda qe paska than se duhet ni mur kinez,po naj dojka shum te miren Shqipetareve,sdi vlla qysh se paska kundershtu dikush me ithan ato kufijt gjith evropa i ka largu e neve po doni me nashti me maru mure .Aj po shifet qe qenka anti shqipetare kontrabanda snalet me mure,por me integrim e neve dojn prap me na kthy ku kemi qen.

r maliqi22.10.2012/14:37
kjo eshte deshire e serbis, po ky z minister eshte vetem zedhenes i qeverise se serbis , pra mos ja zini per tre madhe aj vetem po e kryen detyren e vet. PO KUFI NE MES SHQIPEVE NUK DO TE KET ....

milazimi22.10.2012/14:21
murin kinez duhet me kufirin kosove-serbi me ndertue rreth om rreth edhe me i mbyll kufit

gjini22.10.2012/14:17
ai kufi as nuk duhet me ekzistu ne mes shiptarve

gjoni kaqanik22.10.2012/13:48
duhet me vue mure kinez me shqiprien se e keni lirue kufirin me serbien e ndoshta po jua prishe bizneset me serbien sikur rasti i sharcem.it bllokojeni shqiprien e lirojeni me serbien se ashtu esht kur udheheqin te pa ftyret.

lika22.10.2012/13:47
Vet KUFIRI eshte kontrabande.

Viti22.10.2012/12:59
Sikur te kishte mundesi ky zevendes minister shqipfoles i Qeverise antishqiptare te Kosoves, vertet do ta bente nje mur kinez ndermjet Kosoves dhe Shqiperise, kurse do t'i rrenonte bjeshket per t'u bashkuar me Serbine!!!

vedati22.10.2012/12:08
pershendetje te gjitheve!
nje keshille per kete zv.ministrin tone ma mire kishte me qene me fol me email me homologun shqiptar edhe me kursy e me jau ble njesis te SHPKse Helmetat!

rexhepbruksel22.10.2012/10:47
po de muri kinez me shqipčri sepse po ju a prish juve kontrabanden qč jeni duke e zhvilluar me shkijet,nuk e di si kanč ftyrč tč mendojnč njč gjč tč tillč pushtetarčt tanč.njč muri mč i ashpčr se ai kinez duhet me vur nč kufij me serbinč por ai nuk bčhet se ju prish bizneset milionerav tanč.

qytetari22.10.2012/10:25
Mes kosoves dhe shqiperis nuk duhet të ket bariera ekonomike .

Agimi22.10.2012/09:49
Qdo here e me shume po bindem se gjithe qka e keqe vjen nga ai vend.

Agimi22.10.2012/09:45
Mure kinez duhet te vendoset ne kufirin KosoveSerbi per ndalimin e kontrabandes dhe hyrjes e daljes ilegale e jo ne mes kufirit shqiptaroshqiptare.Valle a pak ka pasur mur ne mes nesh gjate 60 viteve,veq ende te kete.Kete e deshiron dikush por nuk duhet te kete.









ragip ademi23.10.2012/08:48
te nderuare kemtore nes juve nuk ju plqen ateher shkone ne qeveri dhe marren detyre re dhe kotrlloni te gjitahe kufite kosoves nes nuk kupton ather mes shkruani aty nuk hin veq ushqim po dhe droge shum tjera po nuk jan ashtu si thuani ju po osht nje shet qi mundohet me shti te gjithe teriton ne kontrol dhe ne kufirin serbi kosove dote vjen koha qi dote qesmi jo mure kinez po veq flamori komtar dhe ma nuk tote ket kotraband po nuk di ju se qa osht politika ne kufirin serbi kosove dot flamri komtar po dhe nga robelate ton shqiptar duhet te ket kontrole ju lutemi pa tatime shtetrore nuk ka as rroga as page per mesuit as pencjone as asfallte qi ne kosove jan kan rroge per plot me balte tashe ke asfalt der te dera shpise po leri keto pallavra se nuk osht fare keq tung