• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Surroi: Kosova pa platformë për bisedime politike

Publikuar: 20.10.2012 - 18:06

Prishtinë, 20 tetor - Takimi Thaçi - Daçiq është mirëpritur nga shumica e partive politike në Kosovë, duke e vlerësuar si një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Takimin që pritet t’i hap rrugë bisedimeve politike në nivel të lartë, e kanë kundërshtuar Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa Veton Surroi nga Klubi për Politikë të Jashtme, ka theksuar se në prag të futjes në bisedime politike, Kosova nuk e ka një platformë për to, raporton KTV.

Iniciativa e baroneshës Ashton që i bëri bashkë kryeministrat Thaçi e Daçiq në Bruksel, mirëpritet nga partitë politike kosovare.

Takimin që kryeministri Thaçi e vlerësoi si aspak të lehtë, nuk mund të jetë i rrezikshëm për vendin, shprehen zyrtarë qeveritarë.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, thotë se dialogu që do të mund të pasojë pas takimit, do të zhvillohet në korniza të Kushtetutës së Kosovës.

Dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nuk duan që në dialog, të preken temat që prekin rregullimin e brendshëm territorial.

Këto dy parti, një ditë para takimit Thaçi-Daçiq i dhanë mbështetje rezolutës që për përmirësimin e marrëdhënieve me Serbinë, të sponsoruar nga Grupi Parlamentar i PDK-së.

E vetmja që vazhdon kundërshtimin, është Lëvizja “Vetëvendosje”, zyrtarë të së cilës shprehen se kryeministri Thaçi, mezi e ka pritur një takim të tillë.

Për takimin, flet edhe kryetari i bordit të Klubit për Politikë të Jashtme, Veton Surroi, ndërsa thotë se pozicioni negociues i Kosovës, është dobësuar në 2 vjetët e fundit, ndërsa përmend mungesën e një platforme për dialogun.

Takimi i parë i këtij niveli, është përshëndetur nga Presidentja Jahjaga, shtetet e Quint-it dhe SHBA-ja.

Komente (8)

vincent21.10.2012/10:23

Kosoven nuk po e shet Thaqi, por Kosoven po e sht mentaliteti i tij i mrapsht qe nga fillimi. Se me kos ai qe e ka qlirue Kosove, atina serbija nuk kishte ndihmue perher kunder pozites. Jo pse ata e dojn Thaqin, por vetem derisa ta mundin ate ne teresi e pastaj sosht me randsi.

loli21.10.2012/09:45

kameshit thaqi kosoven kreit

Avdi21.10.2012/07:15

Çdo kush që ka sadopak njohuri për diplomaci e din se bisedime pa platformë bëhen vetëm për shitblerje mallrash ku palët i përfaqësojnë interesat materiale. Për të gjitha çështjet tjera duhet përgatitur platformë të cilën paraprakisht e miraton organi ligjërisht i përcaktuar. Delegacioni negociues vetëm nuk mund të dal jashtë platformës. Thirrja në kushtetutë është vetëm hedhje hiri në sy të popullit. Nomenklatura politike kosovare këtë e bënë me paturpësinë më të madhe.

uke xhafa20.10.2012/21:45

Njera prej arsyeve qe ne si popull ose individ shprehim mendimin e lire se qdo te pritet nga ky proces negocius ne mes dy palve eshte ajo se pak dihet se qka do te flitet ndesra edhe me pak qellimi i arritjes se ndonje marrveshje qe per shumicen eshte nej vazdimsi e temave dhe qendrimeve te paraardhseve te dacicit, ndersa mosbesimi en vete kryeministrin Thaqi dhe shkathtesin e tij te arritur ndonje here mundemi vetem te mbeshtetemi ne vet faktin se marrveshjes se arritur ne Rambuje kornizat dhe strategjija e 99 tes mes Thaqit dhe elites kosovare qe dikur sjellen rezultate qe nuk ishin arritur ndonje here...Sa i perkete Dacicit dhe pergatitijes se tij profesionale dhe nacionale vlerave te tij si dhe roli i tij si kryeminister nuk eshte ne asnje forme me favor te serbis perkundrazi,Be e ka te qart se Dacici eshte i zgjedhur nga huliganet e serbis, nga ata qe kremtonin gjate luftes se pabarabart kunder popullit shqiptare, BE deshron vetem te inicoj dialogun KS dhe Srb kan perfunduar dialogun kahere.

drini i bardhe20.10.2012/21:44

kjo eshte sikur qeshtja e triestes ne kohen e titos,e rregulluar me 1945 por per tu qit hi syve ashte arsyetuar shume ma vone e ne fakt e shitur heret kshtu eshte edhe me veriun e kosoves kjo eshte vendosur shume ma heret nga europa e tani kta shkojne vetem per fotografi,ja pafshi hajrin popull qeli syte...

elvan20.10.2012/20:33

perty zotri suroj kasova kurr nuk platform

rambujeu20.10.2012/19:28

Kta ''politikajt'' e ton. Nuk po guxojn as me ia msy e me i lirue nga burgu te rinjt e lugines te cilt pa te drejt po mbahen ne burg. E shum e shum te tjera. Nuk mjafton e vetem me ia permen serbit te zhdukurit vetem sa per sy e faqe me u shperla rrejshem para popullit duke i mashtrue ata. ne anan tjeter serbija ia ka msy ndarjes territoriale te brendshme te Kosoves see e madhe po i duket Kosova serbijes.

Naimi20.10.2012/18:28

Sa pĂr ta njoftu Veton Surroin, PlatformĂn e ka Kosova tĂ pregaditur nga BEja, hiq mos u brengos. Dhe Hasha nuk ka nga t'ai mbajĂ, por drejtĂ e nĂ hendekun e pregaditur, siq na ishte pregaditĂ para 100 viteve.

1000  Karaktere
Prishtinë 13°CKryesisht me vranësira
Tiranë 13°C
Shkup 16°CKryesisht me vranësira
Prishtinë21°C
Tiranë22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell