• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Takimi që e “theu akullin”

Publikuar: 20.10.2012 - 17:39

Prishtinë, 20 tetor - Takimi i kryeministrave të dy vendeve, të Republikës së Kosovës dhe të Republikës së Serbisë, i cili ka ndodhur në Bruksel, është mjaft pozitiv edhe pse ky takim më tepër ka vlerën simbolike, vlerësojnë njohësit e rrethanave dhe zhvillimeve politike në Kosovë.

Analisti i çështjeve politike, Shkëlzen Maliqi, thekson se takimi i kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, me kryeministrin serb Ivica Daçiq, është fillimi i hapjes së rrugës për rregullimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, gjë që edhe është kërkesë e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në mënyrë që të përfundohet struktura e re e sigurisë dhe e stabilitetit të rajonit.



“Është një takim që, për momentin, ka më shumë vlerën simbolike apo të ‘thyerjes së akullit’, po është shumë me rëndësi, në kuptimin se hap rrugë për zhbllokimin e Kosovës në ecurinë e saj që të njihet pavarësia e saj në mënyrë universale. E dimë se i kemi bllokadat edhe për ecurinë e Kosovës drejt anëtarësimit në Kombet e Bashkuara, por edhe në Bashkimin Evropian”, thotë Maliqi, për Radio Evropa e Lirë.

Edhe analisti tjetër, Shenoll Muharremi, e vlerëson si pozitiv takimin ndërmjet Thaçit dhe Daçiqit, takim të cilin, sipas tij edhe shumica e partive politike, por edhe opinioni në vend, e kanë pranuar si diçka të nevojshme për Kosovën.

“Mendoj se është pozitive që është mbajtur takimi, për shkak se ne pa diskutuar, nuk mund t’i zgjidhim mosmarrëveshjet që i kemi. Andaj, ne shpresojmë që takimet e ardhshme kanë për të qenë të strukturuara. Por, gjithashtu, kërkojmë nga kryeministri Thaçi që të jetë transparent dhe t’i marrë parasysh opinionet dhe pozicionet e partive politike dhe shoqërisë civile në Kosovë, kur bisedon me Serbinë”, shprehet Muharremi.

Analisti Maliqi vlerëson se takimi i dy kryeministrave, të Kosovës dhe Serbisë, është takim inaugurues i dialogut politik, ku përcaktohen kornizat e tij.

“Takimi i parë, besoj se ka qenë më shumë protokollar dhe me deklarime parimore, por është thënë se në nëntor do të jetë vazhdimi, do të thotë, takimi i dytë”.

“Besoj se të dyja palët, atëherë do t’i kenë platformat e veta paraprake dhe do të bisedojnë edhe për kornizën dhe për temat, për të cilat do të bisedohet. Cilat janë temat e reja që do të hapen, kjo është diçka që është më e ndjeshme. Besoj se ky vit do të kalojë në përcaktimin e tyre (temave) dhe dialogu i vërtetë do të fillojë, besoj, pas vitit të ri”, vlerëson Maliqi.

Ndërkaq, analisti Muharremi shpreh mendimin se, ndryshe nga takimi i parë i dy kryeministrave, të Kosovës dhe të Serbisë, i cili, siç thotë ai, ishte më shënjues, takimet e ardhshme nuk do të ngjallin shumë bujë.

“Tash, ne i dimë interesat e palëve dhe ne shpresojmë që Kosova është në pozitë më të mirë se sa që ka qenë më herët, pas formulimit që ka bërë Bashkimi Evropian, rreth respektimit të integritetit territorial të Kosovës”.

“Unë mendoj se edhe partitë opozitare - edhe ato që janë më të zhurmshmet - në vend se të përdorin qasje më tradicionale dhe konservative, duhet të bëhen më pragmatike dhe më kreative, në mënyrë që të ofrojnë solucione dhe t’i ndihmojnë pozicionit të Kosovës karshi Serbisë dhe Brukselit, për të pasur në fund një solucion sa më të favorshëm për Republikën e Kosovës”, thekson Muharremi.

Ndryshe, takimi i kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, me kryeministrin serb, Ivica Daçiq, ka ndodhur një ditë pas miratimit të rezolutës nga ana e Kuvendit të Kosovës, për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Komente (2)

masllahati20.10.2012/19:23

ky do te hyj ne histori edhe si politikani i par i akosoves i cili fal territore serbijes te fituara nga populli

zena nga llapi 20.10.2012/18:04

Miratimi i rezolutes per normalizim te mardhenjeve nuk ka pas kerfar ndihme qe dy kryeministrat te takohen se thaqi qysh moti eshte kan i pajtimit te takohet me serb,por ket e beri Baronesha aston masi e bindi daqiqin qe te takohet me thaqin,edhe pse serbia ... jti djegu deboj Shqiptar nga Kosova dhe i mban gati 2 mij kufoma u dasht qe daqiq te lutet dhe ti bajn lutje qe aje te takohet me kryeministrin thaqi e ky ka qen i gatshum gjdohere.Nuk i ka interesue se a kan ber ata diqka te keqe kunder popullit te Kosoves por vetum te takohem me serb i pari dhe te hyj ne Histori si kryeminister i par qe takohet me serb.

1000  Karaktere
Prishtinė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 17°CShi
Shkup 19°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell