• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Ambasada e SHIK-ut

Publikuar: 20.10.2012 - 14:42

"SHIK-u është gjallë, fiton 200 milionë dollarë në vit”. Ky titulli që për disa ditë, në maj të vitit 2010 kishte tronditur shoqërinë kosovare, e që ishte nxjerr nga një raport i OJQ-së amerikane “Komiteti Kombëtar i Politikës së Jashtme Amerikane”. Që atëherë besohej se edhe pse zyrtarisht është shuar, Shërbimi Informativ i Kosovës vazhdon të këtë ndikim të madh në vend.Sidomos kur bëhet fjalë për të punësuar njerëz nëpër institucione, SHIK është gjithmonë me ndikim në këtë drejtim.

Pasi në Kuvendin e Kosovës ka gati një grup parlamentar me deputetë, shumë njerëz me rekomandim të SHIK janë punësuar në Post-telekomin e Kosovës, në Aeroport e në KEK mirë, tani rrënjët janë shtrirë edhe nëpër institucione kosovare që përfaqësojnë shtetin në botë-ambasadat.

Indeksonline merr vesh që Ambasadën e Kosovës në Gjermani ka disa të punësuar me rekomandim të ish-punonjësve të SHIK-ut.

Burimet të institucioneve më të larta vendore kanë bërë me dije se janë katër persona që punojnë në këtë ambasadë, e që kanë shkuar aty pas kërkesës së bërë nga ish-zyrtarë të SHIKU-ut.

Në këtë ambasadë, me ndikimin e SHIK-ut është punësuar Fatmire Musliu, motra e Ganimete Musliut, tash deputete e PDK-së në Kuvendin e Kosovës e dikur asistente e kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku.

I punësuari tjetër në Ambasadën e Kosovës në Gjermani, me rekomandim të kësaj agjencie janë Hamdi Reçica dhe Dhurata Selimi, të afërm të Elmi Reçicës, njeri i fuqishëm në SHIK dhe aktualisht deputet i PDK-së në Kuvendin e Kosovës

Sipas po këtyre burimeve, në këtë ambasadë janë punësuar edhe shoferët e Kadri Veselit, i cili udhëhoqi SHIK-un për më shumë se një dekadë. Këta janë Hamdi Gashi e Islam Spahija. Ky i fundit e shoqëroi Veselin gjatë intervistës së famshme e të tij dhënë portalit gjerman “dt-worldwide”, ku kishte prezantuar edhe ambasadori Skënder Xhakaliu.

Indeksonline ka pritur për më shumë se një muaj një përgjigje nga Ministria e Punëve të Jashtme, që aktualisht drejtohet nga nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, në lidhje me këtë temë, mirëpo nuk ka marrë përgjigje.

“I kemi pranuar pyetjet e juaja, mirëpo jemi duke i përgatitur përgjigjet dhe posa të jenë gati do ua përcjellim”, ka deklaruar përmes telefonit Artan Behramaj, zëdhënës në MPJ.

 

Komente (37)

shiku.pse jo21.10.2012/13:22

Qdo shtet ka sherbim sekret.ateher mos mirri me sene kota.se ju gjysa e personave qe komontoni ketu jav kan ban vllezrit apo familja ka nje kompjuter e kishe po dina.ateher nese kosova eshte shtet pse mos me pas shik.ateher ata njerz si e akuzojn ata jan ish puntor udb.s. Po normal se shiku duhet te egzistoj. E ju si nuk keni lidhje politik mos komentoni. Mos akuzoni se. Nje dite ndoshta behen akuza edhe per ju.

kosova lindore21.10.2012/13:19

sa i perket ambasades ne gjermani ska pas nevoj me qu asnje person tjeter edhe pse nuk kam asgje kunder te lartepermendurve sepse ne gjermani e kemi pasur ambasadoren ton te devotshme e qe besoj se per mua ajo eshte nje ambasadore e vertet per kosoven sot e gjith jeten e kjo eshte e nderuara donika gervalla besoj qe nuk ka nevoj per komente tjera e te lartpermendurit le ti marrin pagat nga shtetti yn i dashur se punet i kryen donika pa pages

luli21.10.2012/11:21

po shqiptaret i pengon kjo o dashamir se per me kane shik sikur qe jane ne shtetet ne zhvillim duhet te jene nerz shum te shkolluar e te sjellshem e jo sikur qe eshte shiku i kosoves mjert na te mjert qfar shiku kem mozomakeq mooooooooo.

sylejman pogragja21.10.2012/10:44

po osht krejt nermale se gjdo qeferi i qon njerzit te cilet ka besim po ne si popell ti kishmi bajt gajlet e tona personale si te dikujt tjter do te kishmi mrri me siguri ma shum pershendetje

Shala21.10.2012/10:22

Vellezer te nderuar!
Nese nuk dini heshtni.keshtu qe te tjeret nuk e din se a dini a jo.
Nese nuk keni fakte mos ja futni kot.
Me inate mos folni.Ngase te githa fjalet qe thuhen me inat jane te mbushura me rren e te pa verteta.
Fshatare e qytetar te gjithe o te mjere jemi shqipetare.
O te gjore ky popull i yni me kete xhelozi,urrjejtje dhe armiqesivetem ne mes vetiper ku eshte nisur dhe athue se a do te mbrrije gjekundi apo do perfundojm si gjitheher ne fund te pusit,
Nese ne nuk duami njeri tjetrin,athua kush do te na duaj neve.
Nese ne urrejme njeri ntjetrin te tjeret do te na urrejne edhe me teper.
Nese ne shpifim dhe rrejme per veten tone,te tjeret rrenat tona do ti marrin si te verteta sepse ashtu ju duhen.
Dhe sipas ne shqiptareve,kush nga shqiptaret po na del i mire qe nga Iliret e lashte e deri me sot.
Nese per ty eshte i mire,per mue eshte i keq per inati tend.Nese per nje grup i mire per grupin tjeter i keq.
Nese per nje kohe te caktuar i mire
per kohen tjeter i keq

bajram 21.10.2012/10:10

ANI QKA KA TKEQE QE PDKja OSHT SHIK ASHTU KSHTU OSHT NE SHERBIM TE POPULLIT GJDO QEVERI NE BOT OSHT SHERBIM TE POPULLIT EDHE FJALA SHIK PO TREGON QE JON SHERBIM I KOSOVES EDHE BASHMIR QE E KAN KTA TRIMAT NDOR KOSOVEN SE KOMUNISTAT E PERBETUN EDHE KURR SDUHET ME LSHU KOSOVEN PDK LE TE MBAJN ATA SHUM POM PELQEJN KQYRENI PRISHTIN SE SI KAMBET SEN SKA PERPARU PREJ KOMUNISTAVVLLAU I SBRI HAMITIT U PA NJERI I PAR I KOMUNES U ARRESTU PER KORRUPCION ESA TE TJER DALIN TE KORRUPTUN

bajram21.10.2012/10:00

Bravo YLLI HOTI se paske informata shum te qellur,ketu ja njerz nalfabeta se separi nuk din se qka është SHIK.
Secilli shtet në bot ka sherbimet informativeSHIKose për mjau sqru sipas ketyre qe sdin qka esht SHIKshik eshte si CIA amerikane edhe ata kokan pershtet te vetin te demshum sipas folseve ketu dhe qdo sherbim per shtet te vetin kokan te damshum.edhe tash fjala SHIK eshte zavendesu me Agjencisë Kosovare e Inteligjencës AKI Mos qenkan edhe kta tradhtar sipas shkruesve ketu.

AgroniWien21.10.2012/08:41

Qdo shtet i botes ka dhe asht krenar per sigurimin sekret te shtetit veq SHQIPTART po i pengon kjo, Athu frigohen nga e kaluara

ylli Hoti21.10.2012/07:44

Paramendoni se çfare shkruajne komentues te ndryshem per punetoret e ambasades se Berlinit pa i njohur fare madje edhe pa ua ditur edhe Profesionet.Ta zeme Islam Spahiun e ngarkojne me punen e shoferit ndersa ai eshte keshilltar minister ne ambasade.Une e pys Indeksonline kush ia servoi kete informate dhe perse boton gjera te tilla pa i verefikuar te dhenat?Nuk deshiroj taq mbroj askend,ama pse per ne shqiptaret askush nuk po del i mire.Te gjiothe po dalim sherbetopr te SHIKut apo ndonje sherbimi tjeter.Eshte e vertete qe kuadrin e pare ne perfaqesite tona diplomatike e ka dergu Skender Hyseni.Pytne ate kend e ka dergu dhe si.Sa kane fituar dhe çfare ryshfeti kane marre per ta punesuar dikend ne ambasada.A e dini ju se LDK ka punesuar njerez te denuar per vjedhje me shume vite burgim, njerez me diploma te falsikfikuara,e per familjar mos te flasim.Vetem nga familja Hamiti jane trekater e tash pa kurrefar fakti etiketohen njerezit e ambasades se Berlinit si te punesuar te SHIKut gje qe nuk qendron fare. Sa per N.Gashin kam dy fjaleKur Islam Spahiu ka punuar per çeshtjen kombetare ti ndoshta ke shkru neper hi apo sta ka mbajt"bytha" mu marre me kete pune.Vetem nje faktKur Islami ka percjelle veprimtarine politike te LDK.se si gazetar ne RTP çdo te premte ne konferencen per shtyp qe mbante presidenti Rugova te paket kane qene ata gazetare qe ua ka mbajt per te bere nje pune te tille.Madje ne radion Deutsch Wele mese 8 vite rresht dhe ate gjate kohes se luftes,e tash ti N.Gashi po na e nxjerr si diferensues te vitit 1984 ne universitet.Nje trillim me plot turp per ty zoti Gashi.E per te tjeret qe i nxjerrin si njerez te SHIKt di vetem te theme se jane njerez me integritet dhe te shkolluar,bile per zotin Reçica kam lexuar qe ka titullin e magjistratures dhe eshte ne prag te dokturratures.Mos u merrni me rrena se ka me ardhe nje dite qe asnji shqiptar mos me qen i mire per ne shqiptaret.Zaten te ne vlen ajo parulla"po nuk jam une aty" te tjeret nuk vlejne asgje.Une nje kerkese kam tek Enver Hoxha qe te nxjerr nje liste per te gjithe te punesuarit ne ambasada dhe tua tregoj opinionit publik biografine e se cilit.Per kete sherbim do ti ndihmonte shume edhe Skender Hyseni se ai e di me se miri se kend dhe si i ka punesuar,apo Sabri Hamitin?

bedri beqiri21.10.2012/01:32

kush qenka ky gazetar ?hamdi reqica esht nji person qe ka studiuar ne univerzitetin e bremenit dhe njifet si nder studentet ma te dalluar pome duket se disa njerz po ngjesin bishta .ky esht nji intelektual qe meriton me qen edhe me lart se aty ku esht

Luli21.10.2012/00:42

Po une pasi e kam kalu provimin me shkrim per punesim ne ndonjeren Konsullat te Kosoves, pyetjet ne gjuhen gjermane me goje na i ka parashtru ish komandant "Faruku".
Ministria e Jashtme, bashk me Ambasada e Konsullata qe moti eshte e stermbushur me njerez te SHIKut.

marku21.10.2012/00:06

ne te gjitha institucionet e Kosoves ne vend dhe ne ambasadat e kosoves jane njerez te SHIKut, jo vetem ne gjermani por edhe ne austri njeriu i dyte i ambasades eshte njeri i shikut, edhe neper shume vende tjera eshte e njejta gje

agi20.10.2012/23:58

veq ni sene po ja thome o kane mu ngule nja ka nje se hallki bari nuk hajne e dine mire se kushe ky e kushe eshte aje
se kerkujte nuk ka mi mbet per ate dynja krejt ketu kemi mi la

hasani20.10.2012/23:00

Per me qene pjese e shikut duhet te kesh nje nivel me te lart, e jo si keta qe po permenden ne artikull... Kosullja Selimi eshte shume e distancuar me shik, dhe perkundrazi eshte e derguar dhe mbeturine e ldkse. Sa i perket fatmire musliu, ajo eshte nje njeri i respektuar ne pdk dhe shume zemergjere per kete e din me mire sami lushtaku, por perveq kesaj, nuk ploteson asnje kriter per te qene diplomate dhe nuk ka lidhje me shik. Nese eshte nje vend ne diplomacine tone qe shiku nuk ka ndikim, sigurisht qe eshte berlini.

Sam8120.10.2012/22:44

Hamdi Reqica magjister i korrupcionit e e lupes i ndihmes sociale sikur shefi i ti Azem Syla. kot po ja fut dikush lereni se nuk dim ne asgja se qka ndodh ju lutem. te gjithe politikanet ne Kosove jan vetshpallur masonna duke vjedhur dhunuar maltretuar etj etj.

Baca nga Gjermania20.10.2012/21:59

Hamdi Recica ka studiuar ne Kosove, magjistruar ne Gjermani. Tani eshte ne prage te doktorates po ashtu ne Gjermani. Me mire Hamdiu sesa dikush tjeter qe nuk ka lidhje me krye, edhe pse ai e ka pasur perkrahjen nga SHIKU per punesim. Une SHIKund nuk e du hic, por Hamdiu e meriton.

Avdyli20.10.2012/20:56

Eshte e vertete kjo qe e thua ti me emrin Gani,nuk eshte lajm i rrejshem. Ai punetori shik te xhavit halitit eshte i familjes se Adem Arifit Gash nga Prigod e Istokut, Adem Arifi eshte baba i Alush Gashit deputetit te LDK ne Kuvendin e Kosovs...

edita20.10.2012/20:53

me mire kta se shoqet e korrupcionit te skvnder hysenit

Agroni20.10.2012/20:34

Hamdi Reqica ka magjistruare dhe doktoruar ne Bremen. Nganjhere po ia fut kot Indeksonline!

Gani20.10.2012/20:26

Po,baco,po!...
e thoshte nje mik sesi Xhavit Haliti ia kreu fakultetin nje hoxhë rrugaqit te familjes se njohur udbashe te Adem Arif Gashit UDBs dhe e kishte inkuadrur ne sherbimin informativ te Kosovs. Qoft i rrejshem ky haber por haberet e kqija po dalin te te verteta...

Atdheu20.10.2012/19:23

Shiku ka 90 antarë të rregullt dhe me mijëra që punojnë për ta vullnetarisht .është për tu cek se të gjithë janë të lindur në fshat . dhe punojnë për interesat e tyre klanore dhe kundër shtetit të kosovës .disa prej tyre kanë punuar historikisht për UDB.

Halimi20.10.2012/19:02

Skender Xhakaliu i paguan gazetaret gjerman per te shkruar ne gazeta per te. Nje gazetar Gjerman keto dite me tregoi se iu eshte ofruar cmim i mire nese boton nje interviste me foto te Skender Xhakaliut!

Artan Shoshi20.10.2012/18:22

rastesisht e lexova kete artikull dhe me pelqeu se eshte shume real.Nga burimi qe kam me eshte thene qe te gjithe ne ambasade jane ne percjellje nga organet perkatese gjermane,bile ftohen shpesh ne biseda informative.Artani

vleresimi20.10.2012/18:17

Artikulli tregon me emra konkret per dicka qe eshte e ditur boterisht, pra qe neper institucionet e Republikes se Kosoves punojne punetore te sherbimeve te ndryshme, perfshi ketu edhe atao te sherbimeve te huaja. Agjentet e SHIKut dominojne per nga numri, jo vetem, por pikerisht sepse PDK tash bene Qeverine. Edhe ne emerimet e para te ambasadoreve nga 10 prej tyre, 5 ishin te PDKse. Tash emerohen te rinj dhe zavendesohen apo rekrutohen ata te paret, sic eshte rasti ne Berlin, ne Londer, ne Rome etj. Se si nuk do te funsionoje tash Ambasada dhe konsulatat ne Gjermani mund te shihet nga shembujt ne Austri dhe Zvicerr ku PDK qe nga fillimi kishte njerzit e vet. Per vleresimin mund te merret mospuna e tyre me rastet e ektradimit te qytetareve te Kosoves ne Serbi ne vitin 2011, per vepra te kryera ne Kosove !, Shemsi Nuhiu nga Zvicrra dhe Idriz Uka nga Austria. Rasti i pare ishte nje reklame e faktor me rendesi per berjen e Ivica Daqiqit kryeminister i Serbise.

zena nga llapi20.10.2012/17:57

PDK eshte SHIKu ska tjeter,dhe shihet qe i kan shtri kembet ne te gjitha drejtimet Kosova do te jet keshtu te pakten edhe 50 vjet.

etnike20.10.2012/17:56

Mundem me thane se Hamdi Recica eshte kandidat adekuat, ka doktoruar ne Bremen te Gjermanise ose eshte ne prag te doktorimit, njeh gjuhet e huaja anglishten, gjermanishten, i sinqert dhe i zoti ne profesion ndersa Fatmire Musliu nuk ka fare pergatitje e nuk i ploteson kushtet as per afer per te prezantuar shtetin tone ne Gjermani sepse ajo nuk e ka a nivelin e komunikimit si diplomate,te tjeret nuk i njoh, por vertet nuk kemi diplomat te zot, psh. pse shteti yne nuk i shtin ne pune Beq Cufaj Ener Robelli, e di se Beqen e kane cituar shume prof. dr qe kane doktoru ne Gjermani e nuk ja pranojne njerit te zot, marre a

N. Gashi20.10.2012/17:41

Islam Spahiu ka qen antar komisionit per diferencime ideopolitike kunder nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar ne fakultetin filozofik.Nen kryesimin e Azem Vllasit me 1984 jan perjashtuar nga universiteti shum profesor dhe student.vlen per te vequar pr.dr. Ali Hadrin etj.dhe pikerisht per ket ne ate kohe eshte rrahur dhe leqitur nga shoket e tij Islami.kurse tani na perfaqeson Republiken e Kosoves .e mjera Kosove ...

qami 20.10.2012/17:11

po pdk po e udhheq shtetin mos jeni flejt

celi20.10.2012/17:11

Kjo shume e verete qka eshte e shkrume ne kete artikull,per me deshmue kame pase nje te afert qe nuk i parket partise ne pushtet dhe kishete gjitha kushtete qe u kerkoheshin me titull magjister dhe njohes i tri gjuheve te huaja. Pasi kishte dale lista qe ishte pranue,nje person mbrenda ne qeveri i jep lajmin qe je pranue ,mirpo mbas gjysme ore at liste e shkatrrun njerzit e shikut dhe e bene nje sipas deshires vete.pershendetje komentues dhe redaksi.

jaki 20.10.2012/17:10

pse spoi kqyrni kta t ldk po vjedhin mos jan edhe kta jan shik

ranillugu20.10.2012/16:45

Per mua sesht me randesi se a e Prezentojn Kosoven Qtnik apo Komunist apo Marxistat dhe leninistat. Por me randsi eshte qe kosova te udhehiqet si duhet, por jo rrejshem duke e que ate ne realitet ne humner. Me duket mue shum primitive dhe i ulet etiketimi i njerezve ne ket baz.

Cani20.10.2012/16:31

>Duhet te formohet nje TaskForce e veqant,te denohen gjithe ata qe kan marre vendime dhe punesuar njerez te vet,kurse ata qe jane te punesuar pa merit dhe nuk kane kurrfare profesionalizmi per detyrat e mirefillta duhet te shkarkohen,dhe kjo sa me pare te jet e mundur me qeveri te re te zgjedhur nga vota e Qytetareve,dhe atyre qytetareve te kosoves qe perkohesisht jane jashte vendit

astrit mustafa 20.10.2012/16:03

po edhe konsulli qe nuk din mir me ec Faket Kajtazi eshte derguar permes pdksë

Samiri Prishtine pa fusnote 20.10.2012/16:00

Hala po mendojne "njerezit" se vetem ishe anetaret e lidhjes komuniste serbosllave jane legjitim me perfaqesu Kosoven

Qamili20.10.2012/15:01

Ktu spaska asgje te keqe ku e merr me pas njerz te SHIK ne institucione eshte fenomenal mjafton mos me qen ne institucione serbofilet por me qen antaret e familjeve ose vet ish UCK .
Puna e qeveris nuk me pelqen hiq por ket veprim e paska ban mire.

rexhepbruksel20.10.2012/14:56

shtet qebaptore kushdo hyn del sipas qefit tč dikujt,e ka rrokč nč dorč shtetin nepotizmi krimi dhe korrupcioni krejt qka čshtč e lidhur me pushtet janč vende tč uzurpuara nga njerčz tč pushtetit bashk me tč gjithč tenderčt dhe me kriminelčt e qiftit lushtaku e xhabir zharku po e shkatčrrojnč vendin,shteti čshtč fut nčn kontroll tč hienave dhe e kanč vendos me shky e copčtu kčt vend,ishalla prej tč madhit zot ju vjen e zeza mallkimi i popullit ka pčr tu ju zčnč njč dit.

Dodi20.10.2012/14:50

Kudo qe jane Ambasadoret e PDKse aty eshte SHIKu,

1000  Karaktere
Prishtinė 21°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 21°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 17°CI kthjellėt
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell