• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Thaçi – Daçiq, versione të ndryshme për detajet e takimit

Publikuar: 20.10.2012 - 09:24

Prishtinë, 20 tetor – (E plotësuar) Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiq, kanë dhënë versione të ndryshme për detajet e takimit të djeshëm. Teksa serbi ka mohuar duarshtrëngimin, shqiptari ka thënë se një gjë e tillë ka ndodhur, sipas protokollit evropian. Thaçi ka shprehur besim që përfundimi i dialogut do të rezultojë me shpërbërjen e strukturave paralele, kurse Daçiq ka thënë se qëllimi është që të zgjidhen problemet konkrete të njerëzve. 24 orë pas takimit tashmë është bërë publike edhe fotografia e takimit, raporton KTV.
Kjo është fotoja e takimit, për detajet e të cilit ka versione të ndryshme.
Bashkimi Evropian e ka publikuar me një ditë vonesë fotografinë, në të cilën shihen 6 persona.
Kryeministrave Thaçi e Daçiq u qëndrojnë në mes Ashton dhe Gentilini.
Secili ka afër një këshilltar, kryeministri Thaçi në këtë rast Bekim Çollakun.
Por, ajo që nuk shpjegon fotografia e takimit është nëse dy liderët shtetërorë Kosovë-Serbi u përshëndetën?
Daçiq i Serbisë tha se nuk pati duarshtrëngim, por Thaçi, i Kosovës tha se i shtriu dorën kundërshtarit të tij të dikurshëm.
Duke folur për emisionin Interaktiv në KTV, kryeministri tha se gjithçka u bë me protokollin evropian.
Ai theksoi se nuk është e lehtë për askënd të ketë takime me përfaqësues të shtetit serb, për shkak të së kaluarës së hidhur, dhe ai nuk ishte entuziast për këtë.
Ndër të tjera, sipas kryeministrit, këto takime do të rezultojnë edhe me shpërbërjen e strukturave paralele në pjesën veriore të Kosovës.
Pohimit të Daçiqit se Kosova është e tij po aq sa është edhe e Thaçit, kryeministri iu përgjigj atij se me ligjet në fuqi dhe me Kushtetutën e Kosovës, mund ta ketë edhe nënshtetësinë e Kosovës.
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, tha sot se Qeveria e tij prej nesër do ta fillojë punën në përgatitjen e platformës për bisedime me Prishtinën.
Ai u tha  gazetarëve se dialogu me Prishtinën nuk ka të bëjë me statusin e Kosovës, por me zgjidhjen konkrete të problemeve.
Ish-zëdhënësi i Millosheviqit, theksoi se Thaçi është negociator më me përvojë se ai, pasi ka marrë pjesë në negociatat në vitin 2006 dhe në ato në vitin 1998 në Rambuje.
“Pasi kam luftuar kundër Thaçit, përse tash të mos zhvilloj negociata”, u tha Daçiq gazetarëve në qytetin Vërbas.
Një takim i ri është paraparë për muajin e ardhshëm. 

Prishtinë, 20 tetor - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në një bisedë telefonike nga Brukseli për emisionin Interaktiv të KTV-së, ka thënë se takimi me homologun e tij Ivica Daçiq shënon një kapitull të ri për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve. “Është kërkuar që të punohet më intensivisht për implementimin e marrëveshjeve teknike të arritura me ndërmjetësimin e BE-së”, ka thënë Thaçi. Ai ka theksuar se nuk është e lehtë për askënd të ketë takime me përfaqësues të shtetit serb për shkak të së kaluarës së hidhur. “Në raport me Serbin, e kujtojmë të kaluarën e hidhur, gjenocidin dhe ardhjen e tyre me dhunë. Por gjithashtu nuk duhet harruar se në fund Kosova ka fituar, është shtet i pavarur dhe sovran, por kjo nuk mjafton pasi Kosova synon integrimin në BE dhe në NATO. Prandaj ne nuk mund të jetojmë me të kaluarën por duhet të jetojmë për një jetë më të mirë për fëmijët tanë”, është shprehur Thaçi.

Thaçi ka pohuar se në takim me Daçiqin kanë pasur një shtrëngim duarsh, ashtu siç e sheh protokolli dhe rregullat e takimeve. Për dallim nga ky, kryeministri serb dje ka thënë për mediumet e vendit të tij se nuk ka pasur shtrëngim duarsh me Thaçin.

Kryeministri i Kosovës në Interaktiv ka thënë se në takimin e së premtes është hapur edhe tema e të pagjeturve. Ndër të tjera, sipas kryeministrit, këto takime do të rezultojnë edhe me shpërbërjen, siç ka thënë ai, definitive të strukturave paralele në pjesën veriore të Kosovës.

I pyetur nëse në këto takime do të diskutohet për veriun e vendit, shefi i qeverisë kosovare edhe një herë ka përsëritur se për çështjet e brendshme të Republikës së Kosovës nuk do të bisedohet me askënd. Thaçi në takim i është përgjigjur me humor homologut të tij serb, Daçiq, kur ky i fundit i ka thënë se Kosova është e tij po aq sa është edhe e Thaçit. “Me ligjet në fuqi dhe Kushtetutën e Kosovës mund t’i keni dy shtetësi, dhe Kosova po ashtu garanton dhe respekton të drejtat e të gjitha komuniteteve”, i ka thënë Thaçi Daçiqit. 

Komente (36)

besa21.10.2012/03:58

Edhe Thaqi edhe Daqiqi eshte jan qytetar te Kosoves, Serbia e Kosova i takojne Europes te shkuara te harruara thote populli

Fatoni21.10.2012/00:08

Jemi lodh nga jeta ne ket vend sa edhe reagimet thuajse qdo dite po shuhen populli spo mundet me gjet fuqi me reagu shkalla e pakaqesise eshte shum e larte edhe shpresa per nje dite me te mire po zhduket gjeth her e ma shum !!! Zoti na ndihmofte.

Sahiti nga londra 20.10.2012/23:53

Pash Zotin qe ju ka fal ku po jetoni cilin shekull po qa ka ban Germania luften e dyt botrore e sot me demokraci e paqe sa ka arrit me krejt shtetet fqinje e ka marrdhanje tmira e Ne si Kosovar sa kena jep njerz per ket Kosov me qliru nga te gjith prej Turqis tfundit Serbin e pse mos me bisedu me gjitha Dohet me kan krenar se qfar Hashim Thaqi kena e tjer Trima po mos u zini per pak se ne shqiptart dohet mu baj bash e mos mu ... h nermjet veti e me kontribu per Ks e jo me shah vendin Tan

ILIRI20.10.2012/22:38

O HASTRET HETEMI po cili prej te gjithe ne shqiptareve ka lidhje per politike ?
Ndoshta ti je njeri nder ta apo jo ?

shemi 20.10.2012/22:34

mir shum vetum perpara se shkav u zatet per muri ska qare pa ba siq don amerika e evropa. aleat e rusit nuk i dojn per kit arsye na ndihmojn neve me shkatrru shkaun. paremendone para 30 vitev u kan e treta ne evrop per nga armatimi tashe esht e 30. e kta e kan qishtu deri sa te mledhin men e ti thojn amerikes ti je numer 1. e shiptart amerika e din se edhe nese bahen se bashku krejt sen nuk ka se nuk kan aleat te fort veq duhet me u mbeshtet per ameriken me na mbrojt prej skllave.pershendetje

kameri20.10.2012/21:56

po qka ju kushton serbis, me i shu strukturat paralele ne veri !po te njejta jan keto tjerat!po me randesi qe shkit kurr nuk e njofin kosoven e pamvarun!edhe gjithe bota jane ne krahun e tyne.perveq gjermanve e austriakve!

Naseri20.10.2012/21:46

Ahh me kto takime sa ka pas qe na nuk i dim hiq e sa ka me pas .
Problemi eshte ne KOSOVEN ton dhe udhheqsin e keqe kriminake.
KOSOVA qdo dot po shkon te posht papunsi e madhe Hajni Hajni pa mas .

Fatmiri20.10.2012/21:24

Eu qashtu bali Hashim se nese dikush ka meja zdrite fetyren ketij vendi je tidhe Pdkja jote. Kemi besim te plote tek ti se i keni pasur punet edhe me pisk se sa sot por ia ke dale. Ti pahiri nuk e ke pasur nofken "gjarperi". Ata ta kane inati dhe qe ju gjelozojne

HASTRET HETEMI20.10.2012/20:07

KJO ASHT POLITIK DIKUJT KA MEJU DJEG QERGA MOS HARONI VEQ MU POM DOKET SI NEVE SHQIPTARVE KSAJ RADHE SE SERBIJA ASHT ELINDUNE PER POLITIK E HASHIM THAQI SI KA DY LIDHJE ME POLITIK KET EMAN AMERIKA PER INTERESA TE VETAT SE KTU EPREN KMISHEN EVROPA ME AMERIK FLM

agimi20.10.2012/20:05

Takim Kote

Projektuesi20.10.2012/19:53

Vertete situata e tanishme eshte bukur irituese per ne se veshtire eshte te shterngohet dora me ate qe dishti te na shfarosi,por duke falenderuar durimit qe Heroi kombtar Dr.Rogova na e mesoj me vite ,tani me besnikri te madhe po e ndjetke kryeministri thaqi,,dalngadal ,hap pas hapi dote arrihet gjere ne cakun qe per qellim e ka kombi i yne.E di z.thaqi se kete as ne anderr nuk e ke pa po vazhdo se popullin e ke mbrapae di se nuk je tradhetare i kombit dhe nuk e ke te lehte hiq.

ken3020.10.2012/19:50

Me ligjet në fuqi dhe Kushtetutën e Kosovës sërbët në lindje marrin dy shtetësi Kosovare dhe ate të Serbies. Mirpo me ligjet në fuqi dhe Kushtetuten e Kosovës shqiptarët e Kosovës nuk kanë të drejtë ti marrin dy shtetësi në lindje ate Kosovare dhe shqiptare të Shqiprisë. Defakto dhe dejyre Kushtetuta e Kosoves është e hartuar ndryshe për sërbë e ndryshe për shqiptarë. Tani po dalin faktet se edhe me Kushtetetuen e Kosovës i është lejuar Serbies të mbesin brenda Kosoves. Jo rastësishtë Daçiqi thotë se edhe Kosova është e tijë po aq sa është e Thaqit. Daçiqi ka dashur ti thotë Thaqit se Kushtetuta e Kosoves më lejon që të bëhem edhe Kryeminister i Kosoves pasi kam të drejte në dyshtetësi Kosovare dhe të Serbies. Personalishtë asnjiher se kam kuptuar pse ju është lejuar sërbve dyshtetësia dhe i është mohuar shqiptarve e drejta në dyshtetësi.

serengeti20.10.2012/19:41

Thaq nuk jame perkrahes i juai mirpo bravo nese ju ja keni then keto daqicit hallall te qofte bre burr shteti mos lesho pe

demek20.10.2012/19:36

Sipas ''patriotit me zemer te tyer'', populli shqiptar i akosoves na qenka e kaluara e damshme e Tij, derisa Serbija na qenka perspektiva dhe e mira e popullit ton. Mashallah, po ju pergezoj or ""patriot''me dyer te thyera.

Albaner20.10.2012/19:31

VAKTI E HANE KASHTEN

shtetasi20.10.2012/18:44

shtetesi i ke ofru, por eshte dasht ta dish se kush jep shtetesi, kush i ploteson kushtet per te qene shtetas i Rep.Kosoves. Por sigurisht se ty te duhet nje kusht me plotesu ai i multietnicitetit "obligim kushtetues"

Naimi20.10.2012/18:25

Ka domethĂnie tĂ madhe skenografia e pregaditur nĂ bruksel. 4 Tavoline tĂ ndryshme, tri nga to janĂ tĂ nxĂna kurse mĂ e vogla ĂshtĂ e lirĂ, e cila pĂrcakton njĂ pjesĂ tĂ banuar me shqipĂtar.
E madhja ĂshtĂ SĂrbia.
E dyta nga madhĂsia ĂshtĂ Kosova.
E treta ĂshtĂ Veriu i KosvĂs.
Kurse mĂ e vogla apo e lira, pĂrcakton LuginĂn e PreshevĂs.

Murtez xhemajli20.10.2012/18:24

Me ketë definitiv Serbia deshti apo nuk deshti e ka pranue realitetin dhe shtetin e Kosovës sepse nuk ju doli fjala e para do ditëve qe nuk e deshirojmi BE por Kosoven e me ketë veq treguan realitetin qe deshiroin BE dhe e lanë Kosovën dhe ashty edhe populli deshiron sepse ështëlodhur nga luftat dhe nga rrenat e politikajve serbë dhe gjithnji ata i kan marrë votat me Kosovën e tani shumë shpejtë edhe ne serbi ka me pasë zgjedhje te reja dhe te jashtezakonshme dhe atehere qytetari ka me e thanë fjalen qe duhet thanë dhe normalizimi i tana qeshtjeve deshti apo nuk deshti ndonji politikaj ka me ndodhë dhe ka fillue qe te ndodhë, e ndaj mendimin e z.Thaqi se ketë e ka berëper shtet e jo per tjeter sendë sepse ati më së paku i ka nevoitur ky takim dhe takime te tilla por ai me kushtetut duhet qe ta perfaqesoi shtetin e Kosovës gjithnji komfr ligjit dhe kushtetutes gjithkun dhe duhet te takohet me qdoken qe duhet per qellimet e shtetit dhe qytetarve qe te kanë një jetë te sigurt dhe te mirë.Ketë qka dje ka berë Thaqi jamë i sigurt qe do e bajke qdo politikan i qfardo partie qe kishte me qenë në krye te shtetit aty ska dilem dhe askush ska se qka me thanë.

Murrizi20.10.2012/18:15

kurr dhe me asnji kusht nuk do te ket bisedime politike me serbin Hashim THaqi a po ju kujtoen deklaratat e kryeministrit.

Musa.B20.10.2012/18:15

Nuk duhet besuar Thaqit as Daqiqit por vetm Brukselit te dye kryeministrat flasin ne favor te tyre per qetsimin e opinjonit ne Kosove e Serbi ne fund te fundit BE vendos vet kompromiset i zqjedh vet kurse palet duhet te pajtohen e marveshjet ti nenshkruajn ate qe thot Brukseli ajo eshte e vrteta.

patrioti me zemer te thyer20.10.2012/18:14

Thaqi ketu po tregone modernizimin e tij njeriu qe i ka gjitha tipart e nje njeriu te madhe per te udhehequr shtetin trim,i vendosur,paqesore dhe i civilizuar.E luse Thaqin qe mos te merret me opoziten e KS se keta i takojne se kaluares njerze qe paten drejtuar KS nga arabija njerze qe damin qe i kane bere popullit eshte i njejte me damin e serbise humbi gjenerata te tera pa shkollim dhe edukim,moralin dhe krenarin,percarjen e popullit dhe vlla ... sjen,krijimin e bandave dhe klaneve, ... oje popullin duke i lere ne meshire te barbareve te pa armatosur edhe pse kishin mbledhur vite me radhe parat nga ne diaspora,dhe na genjyen qe ne rat lufte KS do kete armet dhe ushtrine por te gjitha ishin vetem genjeshtra dhe propaganda se keta iken te paret se bashku me perkrahsit e tyre Ne qe kontribuam materialisht u kthyem edhe ne lufte dhe luftuam ne krye me Thaqin,prandaj kemi besim te kryeministri se me opoziten KS do kthehet ne standartin somalez sic kemi qene sa ishin opozita ne krye

tosi20.10.2012/18:04

oo kush sun i bjen ne fije ktyne politikanve ama hiq

aba420.10.2012/17:42

Me ket takim vetem Serbija do ta fitoi hyrjen ne EU. Kurse drrenicaku i yne i dashur do te knaqet me shuarjen e strukturave paralele

berisha20.10.2012/17:25

eshte krejt normale te thuhet se strukturat paralele ne veri do te hiqen, por thaqi nuk po tregon
se ne qfar menyre do te hiqen.e mendimi im eshte se ato struktura nga ilegale thaqi di ti bej legale dhe prap ky do te dal e te thot se,ja pra tash nuk ka struktura ilegale.

Ahmet Ahmeti20.10.2012/16:57

edhe diqka më ra në mend o Hashim Thaqi! nuk ke nevoj me ba bisedime per shperbërjeb e strukturave Paralele në veri me daqiqin sepse veq merru vesh me Bajram Rexhepin se per ni minut e ban shpartallimin e tyre, veq kujdes mos ia trego të verteten po rreje e thuj se ne veri jan tubuar do shqiptar e po protestoin bindu se menjëher intervenon, se po e bane gabimin dhe ia tregon te verteten se jan vëllëzirit e juaj serb ne protesta Bajram Rexhepi do të kërkon edhe ndihmen e Eulexit e të Kforit me iu a siguruar mbrojtjen nga Shqiptaret!! Kujdes

Ahmet Ahmeti20.10.2012/16:51

o Hashim nuk je fajtor ti por fajin kryesor e ka poplli dhe parlamenti i Kukllave! Behxhet Pacolli tä mundësoi me vjedhje të votave të bëhesh kryeminister dhe e tradhtove, Isa Mustafa ta zgjati mandatin dhe e tradhtove, hyre me Edita Tahirin ne bisedime teknike dhe e fitove Fusnoten dhe si shberblim dhe Falenderim serbija dhe Davqiqi ti arrestoi Policin me uniform ne territorin e kosoves Policin e Bajram Rexhepit i cili nuk e di pse në at koh nuk ju tha Serbëve per një minut lironi kta e shum raste të tjera thjesht dhe trup e shqip vetëm rrena dhe tradhti , kurse tashti ta japen prap të drejten Blerim Shala dhe AAK të bash coptimin e teritori të Kosovës me Fusnot? nuk je Fajtor ti po Parlamenti i cili nuk e di pse existon

Besnik Kajtazi20.10.2012/16:37

Besniku nga Peja Urime zotri Hashim Thaqi fitore pas fitore po rreshtohen per ne Drashkoviqi tha mbreme se i ka deke nana Serbise ne Kosove qe 13 Vite po dikush ktu ne Kosove prej Shqiptareve e bane kijamet folim pa dite sene pa pas lidhje me Sport nuk e dine kush ka luftu kush ka organizu se kan qene jashte teritorit te Kosoves

shevernazi20.10.2012/15:13

kjo se do te shperbehen institucionet paralele, por te kujt paralele? Paralele ka ne shterrpce por ne veri jan vetem ato te lidhura me Beograd, dhe te cilat duhen te kthehen kah Kosova ket po e dijna ngase ky eshte qendrim dhe deklarim i te gjitheve. Mirepo, me nji republika serbska mue po me duket sikurse ne bosna. Dhe me ket zgjedhje Hasha do lavdohet se veriu po e njef kosoven derisa Dacici do lavdohet se Serbet e fituan edhe nji R.S. Mirpo, mos harroni edhe nje. Se R.S. ne bosne nuk ka qasje me serbi ngae i ndan ato Brqko Distrikti, derisa veriu lidhet direkt me Serbi. Ju falemnderit

izet20.10.2012/15:09

Rezultat i takimeve do të jetë fillimi i integrimit te Sërbisë në BE, ndërsa shpërbërja e paralelëve në veri dp të ndodhë atëherë kur të shpërbëhet klika kriminele e juaj qeverisëse. tek atëhere fëmijët tanë do ta kenë një të ardhme.

mameri20.10.2012/15:05

ky lajm ka qen per kosoven,aq i keq! sa sikur te kishte shkru marveshjen ,e bashkimit me serbin!na kan ... shkit,na kan dhunu ,djeg,e qka asht nja ma e ... na e kan ba.e thaqi bani ball me u taku me kriminelin!a nuk kishte kush qe e takonte me presidentin rugova!mozomokeq per neve.

Katundari20.10.2012/14:59


E dije mire se e keni te veshtire te tregoni te verteten ne lidhje me takimin e Juaj me Daciqin,por edhe Daqici nuk e ka lehte me tregu te verteten.Une nuk dyshoj se ju asnjeni nuk e thoni te verteten,por vetem na genjeni neve dhe ata!Une mendoj se e verteta eshte qe per ate takim cdo gje eshte bere gati ne pajtim te Amerikes,Rusise dhe as BEja nuk ka shume ndikim ne ate dokument!Do te ishte mire ta pranoni kete edhe Ju zoteri Hashim Thaqi e edhe Ivica Daciqi!!!

Bedri Guraziu20.10.2012/14:30

Mendoj se shteti serb, nga dal ka nis te kuptoj ralitetin e ri ne ballkan, me shtetin e ri te Kosoves.Une e perkrah ket takim, dhe me erdh mir qe Zotri Thaqi ne ket bised ka shtruar qeshtjen e te pa gjeturve, me pelqeu edhe ajo puna e Dy nenshtetsive,une mendoj gjithashtu se Aleati yn kruyesor Amerika nuk ka interese te hup ni aleat te fort ne ballkan sikur qe i ka Shqiptaret,Zotri Thaqi shum her asht ballafaqu me vendime te veshtira, por me gjith ato keqkuptime ka arrit ti nenvlersoj opinionet e ndryshme propagandistike qe kinse jan ne dam te shtetit te kosoves, mu kujtuan disa te thena nga Regjep Qosja,kur tregon per Rambulje, se pala kosovare ka qen e gatshme te nenshkruaj gjdo gje qe ju ishte ofruar , perveqse zotri Thaqit jo,nuk e besoj se Zotri Kryeminister, do e hudh ne humner gjith ate histori qe ka ber per veten e ti me sakrificen e shtet lindjes shtet ndertimit, dhe shtet formimit te kosoves,por uroj qe klasa politike e kosoves te bashkohet ne interes te qeshtjes kombtare.

s gashi 20.10.2012/13:40

deri sa tejet ne krye te shtetit zotri Hashim Thaqi dhe shoket eti qe dhen kontributin edhe kur po digjej flak kosova nuk ka as ni pik dyshimi se dotna domton shtetin po shteti yn dot perparoj edhe me shum normal duke kritikuar edhe punuar i gjith populli per te mirn e vendit.

sabit dvorani20.10.2012/11:19

Un mendojse Thaqi po ban pun te mir dhe esht duke ju shku gjanav ngadal po sigurt.Takimi me daqiqin esht rezultat i i rezolutes qe u miratu por edhe largtpamsis se Thaqit.Politika kshtu e ka pom kujtohet ni fjalim i ni kryeministri te Maqedonis ku tha se kur nuk dotja shtri doren Ali Ahmetitpor ajo ndodhi mu ne parlamentin e msqedonis,po kshtu me Thaqin dot vjen koha dhe dot ta presin thaqin ne Beograd si burr shteti vetem me politik larg pamse kshtu dot arrihen te gjitha dhe vetem duke degjuar rregullat evropjane por duke u kshilluar me amerikanet sepse ata jan meritoret per te gjitha qe kem arrit se mashku dhe kshtu duhet vazhduar.Ata zera qe thon se me amerikanet mus me bashkpunu jan anmiq tant.THaq je poletikan largpams dhe veq kshtu vazhdo.Kurse per ata politikan te paris suj qe jun rrebelu dot ket ilaq dot ta shikojm ne zgjedhjet e ardhshme se sa vota doti marrin se a dot mujn te hyn ne parlament a jo populli sasht budall duhet ta din ata.

labi20.10.2012/10:42

haha kqyrja more mimiken

cen20.10.2012/09:48

Kam besim te plot tek Ju si perfaqesues i Kosoves ne keto bisedime.Keni biseduar edhe shume me pare ,kur ka qene edhe me veshtire per Kosove dhe kosovaret.Besoj se Ju e dini fort mire se cka lypset dhe cka nuk guxohet.
Sukses luftetar per liri.

1000  Karaktere
Prishtinë 13°CKryesisht me vranësira
Tiranë 13°C
Shkup 16°CKryesisht me vranësira
Prishtinë21°C
Tiranë22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell