Jahjaga: Nuk e kam në plan të jap dorëheqje

Artikujt tjerė
- Dënimet me burg sjanë gjithmonë efektive
- Luan Latifi, ushtrues detyre i kryeshefit ekzekutiv të KPM
- LDK i përgjigjet PDK-së rreth Sekiraçës
- MAShT ndanë 20 bursa për studimet e doktoraturës
- Mësuesit e ardhshëm pastrojnë Liqenin e Leqinatit
- Presidentja Jahjaga pranoi kredencialet e ambasadorit të Finlandës
- Kryeministri Thaçi ka udhëtuar mbrëmë në Bruksel
- Shqiptarët e Malit të Zi e konsiderojnë jetike rrugën Deçan-Plavë
- Kryeparlamentari tërheq cilësimet ndaj ministrave
- AGPK mirëpret heqjen e neneve 37 e 38 nga Kodi Penal
Prishtinë, 18 tetor - Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë pa hezituar se do ta takonte presidentin serb, Tomisllav Nikoliq. Jahjaga, gjithashtu, ka pranuar se ka qëndruar në veri të Mitrovicës, por ka mohuar të jetë takuar me pjesëtarë të strukturave paralele. Presidentja, në emisionin Rubikon të Kohavisionit, ka thënë se nuk e ka në plan të japë dorëheqje nga ky post. E para e vendit ka shpalosur edhe shumë gjëra tjera si për shkëmbimin e territoreve, bisedimet dhe kurorëzimin. Sa i përket takimit të mundshëm me Nikoliqin, ajo ka thënë se është e gatshme të takohet me homologun e saj pa kurrfarë kushti, nëse kjo do të ishte në interes të vendit.
Presidentja Jahjaga ka folur edhe për çështjen e veriut të Mitrovicës, ku, ndër të tjera, ka pranuar se ka qëndruar në atë pjesë.
E para e vendit, duke folur në intervistën e rrallë për media, ka thënë se bisedimet me Serbinë duhet të vazhdojnë, por ka kërkuar që të respektohen marrëveshjet e arritura në bisedimet e ndërmjetësuara nga BE-ja.
Ajo ka bërë të ditur se nuk e ka në plan të japë dorëheqje, pavarësisht se këtë e kërkojnë LDK-ja dhe Vetëvendosja.
Presidentja i ka quajtur të paefektshme deklarimet e kryeministrit serb, Ivica Daçiq për idenë e shkëmbimit të territoreve.
Ndërkaq, për çështjen e bashkëshortësisë së saj, ka thënë se është në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën.


lutafe@hotmail.com19.10.2012/11:03
pse me dhane doreheqje kur i merr 5000 euro rroge ne muaj kyr i kish dal kjo nafak kush tymin e duhanit nuk po ia prish

Samiri Prishtine pa fusnot19.10.2012/10:35
Pse me dhone dorheqje, me ju leshu vendin hijenave a.

Podievalia19.10.2012/10:26
As qe ke kujte me i dhane doreheqje.Ty populli nu te ka zgjedhe,as parlamenti por Delli.E ai per fat te mire tendin nuk eshte ma ketu.Pra rri aty klluq.E çka ke marrja?.

afro19.10.2012/09:10
Jo valla nuk jep dorheqje pse me dhënë edhe ti si gjith te tjeret deri me tani je dhe ke deshmu se nuk ke asnje pik ndergjegje, morali, etike, dhe nuk e rrespekton fjalen e dhënë dhe marrveshjet qe te kan mundesu me kon ku je nga hiqi qe ke qen, por dije se edhe me keq je tani sepse tani ke autoritet pa legjitimitetme fal se ndoshta nuk din qa po them por pyete arber vllahiun. Ne marrveshje shumë mirë shkruan se behet reforma kushtetuese dhe zgjedhore dhe pas gjasht muajsh mbahen zgjedhjet e reja te drejtperdrejta per president, a i bjen kjo qe ti duhesh me dhene dorheqje e nderuar e jo si ti me ... pu menjehere ne gjykat kushtetuese me shiku se a eshte e drejt largimi yt apo, por ti ke harru se marrveshjet dhe fjalet rrespektohen gjithkund ne bot por lakmia te ka marrë edhe ty se e ke kolltukun e mire marre marre dhe turp per ti kurr se ke perfaqsu as nuk do ta perfaqsosh unitetin e popullit.

Shartari19.10.2012/09:01
Te vetemen gje qe din te thot dhe eshte e vendosur, se kush tjeter se vet as vet sdin te bej.

hajrull beka 19.10.2012/08:15
Atifetja nuk ka pse me dhan dorheqje se nuk perfaqeson askend pose ambasadorin dell ku po mbete demokracia edhe promovimi i demokracis Amerikane e keshtu qenka demokracia Amerikane
Paramenti i rrethuare me police ku na mbeti ambasada amerikan qe nuk po reagon per ke torture psikologjike qe po ju shkakton disa ministra injoranta qe japin urdher pa pas nevoje

dukagjinasi19.10.2012/06:40
Normal se se ke ndermend te jepesh doreheqja. Pse?
KUjt me ja len kete jete me plote benificione, pa ma marr parasysh se nuk e perfaqeson askend.
Vetem ne Kosove ndodh qe politikanet, pa marr parasysh se a i don populli, apo kabn bere gabime, ata sdojne asesi te japin doreheqje.
Presidentja e zarfin, ka dal prej zarfi dhe kurrsesi nuk pranon qe te hyj ne zarf perseri.Kryesorja asaj ti pelqej, se cka ka qene marrveshje le ta marr stuhijaera.
Kosova jone, e perbuzuar prej pseudopolitikanjeve dhe te prapambeturve.
Pershendetje

fytyra19.10.2012/00:07
Rri pra qaty knaqu

meriton toni18.10.2012/22:38
shko sa nuk esht ber von sepse nuk je per presidente,

emir18.10.2012/22:07
edhe kjo u msu me than nuk jap dorheqje aaa...

Bekim Mitroviva18.10.2012/21:27
E ne presim udheheqes te ndergjegjshem ne Kosove. Kosova per nga lidershipi me shume i perngjan vendeve afrikane sesa Evropes. Keta e edhe keto vine ne pushtet pasurohen edhe ikun ne shtete te jashtme.

Drini18.10.2012/21:19
Doreheqja eshte shenje e qyteterimit e ti se ki ate








Emine Uka 19.10.2012/14:31
Po sikur ta pyet dikush presidenten cfar don te thote bilaterale dhe multlaterale me siguri do te kishte kerkuar ndihme nga kishilltaret. Kur e humb kontrollen i dalin defektet qe ka ne goje!