• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Rexhepi krahason meritat e tij të luftës me ato të Krasniqit

Publikuar: 18.10.2012 - 20:27

Prishtinë, 18 tetor - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme në objektin qeveritar, pas përplasjes në Kuvend me kryetarin Jakup Krasniqi.Rexhepi ka thënë se reagimet e kryeparlamentarit vijnë pas aleancave politike të Krasniqit me disa parti politike, duke aluduar në Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai ka akuzuar Krasniqin se po e keqpërdorë institucionin më të lartë shtetëror.

“Kryetari i Kuvendit ma ka mohuar të drejtën për të reaguar ndaj kritikave që m’i ka dhënë, duke keqpërdor foltoren e Kuvendit dhe duke akuzuar për diçka që nuk ka qenë fare e vërtetë”, ka thënë Rexhepi, transmeton Express.

“Është veprim i turpshëm i tij në Kuvend”, ka shtuar ai.

Ministri Rexhepi i është përgjigjur edhe thirrjes së Krasniqit për të dhënë dorëheqje.

“Nuk e kam ndërmend të jap dorëheqje”, ka thënë ai.

Ish-Kryeministri Rexhepi ka folur edhe për luftën dhe meritat që po merren në emër të saj. Rexhepi ka thënë se në luftë ka qenë prej vitit 1996, ndërsa Jakup Krasniqi prej vitit 1999.

“Në kohen kur ai ka shkruar komunikata nga bunkerët, unë kam qenë i ekspozuar në front ndaj rreziqeve të minahedhësve dhe gulinovave”, ka shtuar ai.

 

Komente (66)

malsori19.10.2012/11:58

more trima a keni luftu e sakrifiku per popull apo per interesa personale e grupore. Nese keni luftu per populli atehe mos e lavdoni veten se po delni qesharak por lereni popullin vet te shperbleje meritat dhe sakriciat e juaja, perndryshe si po silleni dhe cka po bani duket se vetem per interesa te caktuara keni luftu dhe nje dite as ne libra te historise nuk keni me gjet emrat e juaj. P.S. Mos e trurperoni luvten e UCKse.

illi19.10.2012/10:53

Çudi qe Rexhepi vazhdon te merret me kontributet ne lufte sigurisht edhe ato duhen evidentuar, por nuk na thote asgje se pse urdheroi policine te hynte ne ambientet e Kuvendit, apo ta rrethonte ate, pa njoftuar dhe pa rene dakort me pare me kryetarin e Kuvendit?! Nuk ka rendesi i pelqen apo s'i pelqen Krasniqi, njoftimi dhe dakortesia me te eshte nje detyrim ligjor i Rexhepit. Per kete te fundit te na thote ndonje fjale, ne rast se eshte e vertete qe ja paskan hequr te drejten e replikes.

arben19.10.2012/10:49

Ajo cka tha Bajam Rezhepi aty ne konference o kon nje dicka femijnore.
Nje minister qe i perngjajke nje femiu me ato cka folke

filo socio19.10.2012/10:37

ku bajrami po na shitka patriotizem,Ai ka punuar ne masa te dhunshme ne spitalin e Mitrovices deri 98-97 turp per ta te krahasohet me jakup krasniqin qe gjysen e jetes ja ka kushtue liris se sotme.I kisha rekomanduar qe te shkoj ne teqe te suhodollit keti dervishi e mos ta fyen shtetin ton e kombin ton spergjet me atdhedashuri veprimet etija turp per te duhet te jep dorheqje dhe hashim thaqi duhet te lirohet nga keta tipa bajram rexhepave

Sahiti19.10.2012/10:29

Mos te mburremi ne emer te meritave, por te turperohemi per pasurite tona personale te fituara brenda nates.Te turperohemi se ne KOSOVE mijera njerez jetojne ne varferi.
Mos te mburremi se c'bera per veteveten, por te mburremi c'beme per te tjeret.
Nuk ka vend per t'u mburrur per asnje qeveritar.
Le te mburren ata qe u perballojne vajeve te femijve te tyre, qe shkaktohet nga uria.

Trimi19.10.2012/10:28

E kishe pas ba namin n vitin 1996 o Bajram Rexhepi, po leje more burr se s kishi pas luftu hiq ama bash hiq, luft me kan me dal me ... shqiptar n mal mi zan gjinen tu pre dru, ksaj ti i thu luft, po leje mos t nin kush se mos t ish kan NATO sot hala e kishmi shkavin te dera tu na rreh kamgjik qysh e ka pas zanat e sa per kupen asht i madh e trim asht kan zadhens i UCKse edhe antar i Rambujes, nime mor bajram rexhepi pse s shkojshe edhe ti n Rambuje tishe kan ma i madh se Jakupi.

Luisa 19.10.2012/10:27

Qysh more nuk i vjen marre? Pfffff
NO COMMENT

Prekazi19.10.2012/10:21

une e kujtoj si sot kur Adem Jashari me shoke ne vitin 1991, me 31 dhjetor ka qendru ne oden e Jakup Krasniqit dhe qe nga ajo kohe ata kane komunikuar dhe vepruar bashke. Jakupi dhe familja e tij jane modest prandeaj edhe nuk rrehtin gjoks si disa ... a. Sherbimi ndaj atdheut eshte obligim dhe jo mburrje.

ymeri19.10.2012/10:19

skem nevoj me ju fy se po që u fyem dhe folim fjal të pa ndershme ndaj juaj atëher bahem sikur ju prandaj ALLAHU epaqi nhavale dhe harami iju dalt haram

sanagjilan19.10.2012/10:18

nese dikush ka punuar e luftuar per kete kosove ,atehere padyshim se ata jane arsimtaret,e tjeter askush.po shifet se paskan"luftuar "per tu bere miliardera.

Fr 19.10.2012/10:18

ata qe kan luftu me zemer per Kosov shumica jan tash Deshmor , mirpo tash pas perfundimit te luftes ti o z.Bajram Regjepi jepe kontributin tend me pun te ndershme e jo me fjal , I lumt Jakup Krasniqit qe te trg se aj vendos ne Kuvend e jo ti e as Grabovci ....

ymeri19.10.2012/10:16

ju luitem gazet e nderuar ma botoni komlet shkresën ju falemnderi përpara.

populli asht aj i cili e ka shlirue vendin e vet në shum mënyra në shum forma,e jo ju që sot ini në parlament se asnjë nga ju se keni meritu vendin se jeni duke e shkatrrue popullin me ka krejt,populli ja dhunu jan pre jan masakru i kan lën trojet e veta dhe jan dal rrugve kurse ju u fsheshit nëpër skuta vijshin njerz nga jashti me u ndihmue me mjete tveta kurse ju i maltretojshi ata ija keni marr njerit 20000mi mark që të ija lironi djalin e vetëm që e kish kto të gjitha ijau kem bër hallall duke shpresue se do e kemi një shtet

shikuesi19.10.2012/10:15

Turp për Kosovën turp per gjytetar të Kosovës,turp për shqipëtarin.

mergimi19.10.2012/10:15

oooo i xhor po ekeqja asht qe ty ste ka pa kush tu luftu e zotni jakup krasniqin ekemi pa te xhith e ki asht ndeyshimi po ndoshta po te ngatrrohet ty lufta se ti mete vertet po lufton po kunder kosoves ooo i mjer po trus .... se kjo polici filancohet nga tatimet e popllit e nuk asht polici as e thaqit ase jotja po e popllit e mos ekeq perdorni se ata te mjert jan si xhaja katju thoish shko ata shkoin se me pas burra nderta te kishin arrestu ty maspari

Rahavecjani19.10.2012/10:08

Ooo Bajram Rexhepi .Vec mos i krahaso meritat e tua me ato te te NATO s . Mozamakeq ,jeni bere si femijet. Mbase ata ndonje here mund qe te jene me te arsyeshem se ti e disa shoke tuaj politkaj.

Liljana19.10.2012/10:00

Individ te skenes se sotshme politike, a e dini qe jeni pjell e kohes, nuk jeni ka e shihni veten se si po reflektoni me negativisht ne mase dhe na bete hore para faktorit nderkometare, me fjalorin dhe verpat e juaja ndytse e siq po shihet per nje afat shume te shkurtur kohor keni me na kthy sikur para viteve 1999, e ku eshte ma bashkimin kometar.

qopa 19.10.2012/10:00

Ajo që ndodhi para parlamentitr nuk më ngjau asë në kohën kur policija e sërbis nuk i la delegatët shqiptar të hyejn në parlament porë para dyrve të parlamentit të kosovës por ju e keni të drejtë se jeni kyqe në luftë para 1998 dhe të gjitha qka i bëni nuk i teproni sipas jush runa zot prej teje dhe të tjerve si ti

bekim gashi19.10.2012/09:34

sdi si te ja filloj,nga ajo qe pasha dhe ndegjova nje minister i cili duhet skuqet para qytetarve te tij, para instucionit te parlamentit, para nje kryetari legjitim para nje njeriu qe mund te jet 20 vjet para minsitrit dhe aj del edhe thot ka shpif, thua qe ne jeteojm ne kohen e territ dhe nuk shohim a ishin ne parlament policia zotri minsiter ti ke vepru sikru misnistri i puve te mbrendeshme qe e ka rrethu nje koh kuvendin e ksoves, veprimi ehst i njejt por polica jon sesht fajtor aj te ka rrespektu ty kurse rrethim i kuvendit aja para dhe 90 dhe ku i 2012 kan te njejtin qellim rujtjen e pushtetit ky esht fakt megjithate sme qudit ti.
zotri minsiter sa i perket luftes dua te tregoj diqka te vetmin titull qe mund te kesh nga lufta ti eshte aj i frikacakut dhe deshtakut dhe ti kete e din dhe per fund zotri minsiter te te vetmin hob qe ke esht kultivimi i qenit te hsarrit merru me ate do jesh me i arsyeshm dhe me rezultativ, ketu ku je minister , vertte je palaqo dhe dhe i deshtuar kalo mir dhe mesohu te respektosh te vjetrin zotin e shopis por ndoshat je rrit ne soaba e jo ne kull te ogjaku prandaj sdin rregullat.

zena19.10.2012/09:26

Sadik,Rexhepi i perngjan Nikoliqit me frizure hahahah tregom a eshte pergjigja e sakt.

Shopen19.10.2012/09:18

Per trimat flasin te tjeret, e trimat flasin e veteflijohen per atedheun e bashkeluftaret, e te mjeret vetelavderohen per "trimerin".

sala19.10.2012/09:17

Heu more Bajram Rexhepi shyqyr si ke pshtu prej lufte se ish met Kosova shkret pa Ty.E kush e di i kishim punet ma mire .

enver zhegovci19.10.2012/09:12

80 perqin luften e keni ni se nuk jeni kan hiq me pas luftu se kishi gjeth ket pasuni po e kishi ba ni shtet te fort po leni rrenat se po dokni se qysh jini

Dreni19.10.2012/08:57

Aq e ulte ishte ky krahasimi per meriatat e luftes sa qe edhe pak vleresim per ministrin qe kisha me ka humbur krejt. Si mund te krahasohet ai me Jakup Krasniqin.
Nese Jakup Krasniqi vendos te largohet nga PDKja atehere mbetja do t shijon gjithmone opoziten.

Agdrenasi19.10.2012/08:55

O Bajram rexhepi ti thua qe je i ngazhuar nga 96 ea e din ti qe levizjet kane filluar me heret,dhe sikur te ishit angazhuar ju mitrovicalit me kohe dhe aq heret pjesa veriore nuk do ishte si eshte por fajin kryesor e keni ju mitrovicalit qe ka mbet keshtu se kishit dëshir dikush tjeter me ardh e me vdek per pjesen veriore,ti nes emendon me u krahasu me Keasniqin shume larg je shume large,se ndoshta jakupi bene gabime por sjellja e tij me ty ka qene shume e qelluar dhe me vend,e kur mendon te krahasosh kontributin tend ne luft e duke zhvlersuar Krasniqin,per kontributin tend dhe te shokeve te juaj pergjigjen ta ka dhene ajo halla.

hajrulla beka 19.10.2012/08:11

more minister keni harru qe z. Jakupi i kishte mbajtur edhe nja 13 vjete burge para se ti te keshe me te voglen ide se si duhete te luftohete per qeshtjen kombetare ju z. minister jeni i vonuar

Daja19.10.2012/08:11

krejt punet tjera te shtetit ikan krye tash kan koh per merita njeri tjetrit qka kan ba ama se po keshin krejt bota edhe ata afrikanet me lop e bollica te egra qe rrin po keshin me keta qeveritar turpi i turpit po qyesh ikan fitue vendet dhe pozitzt qashtu edhe jan ikan sjelljet

ta fa19.10.2012/05:07

kryetari i parlamentit ka udheheq mbledhjen drejteka veprue shume mre parlamenti nuk mbahet me police dhe me deputet me vota t te vjedhura

ILAZI19.10.2012/03:21

ska qka krahason redhepi tilam ata kush ka luftu tash pse ka luftu Redhpi te baj qka te don ti mbyllkuvendet me polici umsu pre milloshevive BASH REDHEPI DUHET TE JEP DOR HEQJE TE PA REVOKUSHME METHAQIN SE SE KTA EKAN HUMB BESIMIN

drini19.10.2012/01:03

E shum mire bre rugaq minister masi pi krahason meritat, atehere Jasharat duhet me qen President,Kryeminister e ta zavendesojne komplet ate qeverin te gjith ata ministra te koruptuar, kush ka merita mashum se ata.
Pozdrav druze komandandiru milicije drug Bajro Redjepi.

Kroi19.10.2012/00:00

Lemi ti meritat e luftes se ato nuk t'i arsyetojne veprimet e pasluftes. Qata qe e ke ndertu ne lufte e ke rrenu mas lufte keshtu qe barazimi eshte zerooo

samiu 18.10.2012/23:36

I zoti ku Bajrami na ka dal ,ka bon luft dy vjet para se me ja nis lufta

jupi18.10.2012/22:54

NAMIN E PASKE BA..... MOS JE KAN KOMANDANT EHE TI .... !!

Qeli18.10.2012/22:37

He more zotri ju ka hanger dreqi jeni ba si femija, ja une kam jo ti,turp turp .Per nje esht e mir se ju ka hie uji dhe shum shpejt do te kalbeni dhe do te mbesini kelbsira

flor gashi18.10.2012/22:34

Ti je turpi dhe faqja e zez e kesaj qeverie!

musrrnoftë Norvegjija18.10.2012/22:32

nga të gjith ne PDKveq pë qetë Rexhepin kam pak rrespektë,bile i kam than në Norvegji kur ishte ktu

haj medet per neve18.10.2012/22:20

tash eshte shume mire se po tregojne se gati askush nga keta politikanat e kosoves veq jane fshehur ne lufte gje te cilen e dijme te gjithe

zeni18.10.2012/22:12

Tash per si ke luftu don me ngul rrenje aty e me bo qka te duash me shit krejt Kosoven a si me ta pa lon baba bashqen tone.Kur gabon hypju skijave e mos u kthe mo deri sa te kerkon populli nese ju duhesh...? TUNG

S@DIKI18.10.2012/22:12

ky njeri po me perngjan ne V.Nikolicin,a din kush mem tregue pse?

Vigjilenti18.10.2012/22:03

Cfare arsyetimi banal, ky ka rreshit plotesisht, cfare ka te beje meritokracia luftarake me ate pisllekun qe e beri me policine ne parlament sikur ne vendet diktatoriale? Kupa e tha shume mire rrugac per minister, te gjithe ne Mitrovice e dijme qe eshte moralisht i prishte deri ne palce.

agroni18.10.2012/22:03

PO more ni here kishe kemi luftu e tash bejm qka duam kjo eshte me mercenar. E une e di qe ti edhe shume shok tu skan luftu, edhe ata qe luftuan per kete vend shimca kan vdek e nje pjes e vogel buke skan ma hanger. Ndersa pseudo patriotat qe jan sjell rrugeve te Shqiperis tash kan qu krye edhe folin. Le ta dij secili se kush ka luftu e ka pas obligim edhe asgje me teper! PO tash e kemi obligim me e zhvillu vendin e jo me plaqkit!!!!!!!!!!

albani18.10.2012/22:00

keta te gjallet qe kan luftue jane "heroj" kurse ata qe jane ... tue luftue kan shkue si qeni ne rrush.

Stina Veseli18.10.2012/21:52

..pune e madhe cka ke qene, nuk te arsyetohet e sotmja ne emer te se shkuares, se tani kemi me fillu me mendu qe e keni bo krejt ate pune per me perfitu.. keshtu qe mos e perbalt edhe te kalumen.

Teuta18.10.2012/21:48

E more Bajram Rexhep TRIMI per ate qe ju keni luftuar shume Mitrovica eshte " çliruar", e Jakup Krasniqit i paska dale gjumi vone, e Drenica ende eshte nen " okupim"

Kastraveci18.10.2012/21:47

Ky njeri ka ndryshu shume, i kan shkru dikun.I ka nderru sjelljet krejt.

kadri krasniqi18.10.2012/21:41

ti nuk je minister po ti je llaskuc i keq se t jakupit as ngat sun i vjen me trimeri jakupi ka fol prej bunkerave e ti je kan tu flet but ne sungjer krasniqin e kimi pa ne luft e ty kurr sdi ku je kan ti ne luft mos nashta je kan ne kazastan pahiri.e tu kan perzi .baj bothen more pis.

Nexhmedin Gerguri18.10.2012/21:40

E burgu politik i bërë nga Krasniqi paska qenë turizëm sipas B. Rexhepit, apo jo?
Sidoqftë përkushtimi ndaj atdheut nuk matet me vitet e burgut a të luftës, por me përkushtimin e përhershëm ndaj detyrave që ke marrë përsipër t'i kryesh.
Zatën, nëse angazhimi politik deri në vitin 1999 ka qenë akt i vullnetit personal dhe i përkushtimit atdhetar, angazhimet politike pas vitit 1999 janë të natyrës profesionale, sepse, për aktivitetin e tij politik,politikani jo vetëm se paguhet dhe gëzon një sërë privilegjesh, por edhe i hap vetes dyert për një ... rierë relativisht të lehtë paspolitike.
Thirrjet për dorëheqje e kundërdorëheqje, aktivizimi i policisë për të rrethuar ndërtesën e parlamentit si dikur kur suprimohej autonomia, tregojnë se nçdrejtim po ec shteti ynë.

tarti18.10.2012/21:38

uaa qfar komenti i ulet

muli18.10.2012/21:31

perty zotri regjepi kam medu seje intelektuael amo sot emorra vesh se keq jakishe fillu me fael kam qen adhurus i jyti po me sot je tregu se qka qenke

beka18.10.2012/21:25

Sa vjet paske luftuar z. minister. E keni humbur krejt busullen sdo te shkoj shume e do te na tregoni me pahiri edhe te verteten e saj e qe si duket nuk ka qene fort e lavdishme siq trumbetohet.

arton ajvazi18.10.2012/21:20

o bajram rexhepi ju pomundoni ti mshifni senet po poplli i din te gjitha po leni akuzat ne mes veti se por sa po popunoni po dihet

Fisnik18.10.2012/21:17

Kuklla e UNMIKUT po fole per patriotizem. A je ti i vetmi qe mundet me shetit ne Mitrovic Veriore pa tnguc shkijet.

besnik 18.10.2012/21:10

O udheheqesat ton te dashur marre more duhet me ju ardh qka jeni tu bo ju me kete popull te shkrete.Lufta ka perfunduar e nuk keni pse te krenohehi qfar keni bere per kete shtet po duhet te krenoheni se qfare jeni duke bere per kete shtet qe e keni katandisur si eshte me se keqi. TURP TURP TURP !!!

agimi18.10.2012/21:07

Kur paska fillu lufta se kemi harru. Mos ju ka perzi Bajramit poza 96 me 99.

Xhelali18.10.2012/21:05

E vertete

Prizrenasi18.10.2012/21:04

Aiii. Sa njeriu ka marre pjese ne luftene fundit ne Kosove , dhe nuk i marrin as 200 euro ne muaj. Poshatu meritat e luftes nuk lejojne qe dikush e as Rexhepi te sillet sin je tutore ne Kosove.

f m18.10.2012/20:58

Zoteri Bajram Rexhepi, sipas asaj qe thuhet eshte mjek dhe nje njeri i edukuar. Mirepo une nuk jam i sigurte se ku dhe si e ka kryer ky gkthe ate shkolle, kur cdo deklarate e tij qe me ka ra me ndegju apo lexu, mua ma jepe pershtypjen e nje njeriu shume te paedukuar e te rrezikshem. Gjithmone ata te padijshmit jane te rrezikshem, kur ju vjen 'fuqia' ne dore.

goni 18.10.2012/20:55

interesant te gjith politikanat e kosoves kokan kan ne luft secilli ma patriot se tjetri .....

.val18.10.2012/20:52

Sa i mjerë...

shqetsusi18.10.2012/20:47

Me pas luftu ti nuk do te futshe shikun ne parlament,po ne vnd qe te merreni me veriun ju po merreni me ... rikat e juja.Si ste vjen turp qe te oranizon konfrenc te jashtzakontshme per kete qe eshte normale ne cdo parlament demokratik qe ti ndalet mikrofoni ati qe sdi se cka flet,e per veriun ...Turp ,turp,turp!!!

cimi llapi18.10.2012/20:46

kupa i fort heheeeeee

modesti18.10.2012/20:46

o Bajram doktori hajt se e dim sa ke luftuar! Po i shof veturat dhe xhipat qe kushtojn miliona euro,kurse veteranet e luftes jetojne neper tendeshatora.
Zoteri Jakup krasniqi eshte veprimtar dhe iniciator i levizjes kunder shkijeve me dekata para teje!

agron krasniqi18.10.2012/20:44

po pse hyn ne nji kohe qe te gjithe e din se kush je dhe qka ke ber gjat luftes apo ke harru se njerzit e din se kush je dhe qka ke ber , po eshte mir te kerkosh falje popullit dhe policis qe i maltreton me shum te paverteta qe thua qdo dite qe del para mediave

Toni18.10.2012/20:41

khu sa veper e ulet kjo e ministrit. Ne lufte punet jane te ndara, dhe secila pune e ka vendin e vete. Sa marre per ministrin me fol gjera te tilla.

gjoni18.10.2012/20:38

o "minister" lufta ka perfundu qe 13 vjet edhe krejt kemi qen ne luft jo veq ti , e masi pe permend luften a din sa keq i ke lan bashklutetaret e tu !!! ndalu e mendohu niher ?

gizi 18.10.2012/20:35

Tek po e permend rrenen Rexhepi, po pregaditet per me e bo nji rren. Pra, reXhepi po rren ngase ate askush nuk e ka gjuajt me minahedhsa. Ju kisha lut qe ta publiconi. ju falemi nderit.

Asdren Koka18.10.2012/20:34

Njeri ma antipatik se ky bajram rexhepi nuk kam Kupa ja mbylli gojen ndersa une kish pas deshir tja mbylli ......

1000  Karaktere
Prishtinė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell