• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

BE-ja e vendosur: Të respektohet integriteti territorial i Kosovës

Publikuar: 18.10.2012 - 12:09

Bruksel, 18 tetor - Bashkimi Evropian nuk do të heqë dorë nga formulimi për respektimin e integritetit territorial të Kosovës nga ana e Serbisë. Këtë garanci e kanë dhënë në një intervistë për gazetën serbe ‘Novosti’ tre ministra të jashtëm të shteteve të BE-së: Miroslav Lajçak i Sllovakisë, Karel Shvarceberger i Republikës Çeke, dhe Jean Asselborn – ministër i Jashtëm i Luksemburgut, raporton KTV.

Lajçak ka thënë se Brukseli nuk po i kërkon Serbisë ta njohë Kosovë, por ta respektojë tërësinë e saj, dhe të mos mendojë në ndarjen e territorit. Edhe Shvarcenberger ka thënë se nuk do të ndryshohet teksti dhe se këtë Serbia duhet ta kuptojë. “Nuk është e lehtë. E di unë këtë. Në luftëra humbet territori. Kështu ka qenë gjithmonë në histori”, ka thënë Shvarcenberger. Kurse më i qarti ka qenë Aselborn që ka thënë se Serbia në një fazë më të vonshme duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës, sepse është në interes të saj që të afrohet me BE-në.

Beogradi u alarmua nga formulimi dhe tha se nuk do të vazhdojë dialogun me Prishtinën nëse nuk hiqet paragrafi që ata e shohin si thirrje për njohjen e pavarësisë.

 

Komente (3)

Taulant18.10.2012/19:18

shkieve, te Kosoves, por dhe te serbise, nuk u mbetet tjeter, vetem te dorezohen, dhe te pranojne institucionet e republikes se Kosoves,
ndersa kriminelet serb ne veri te ndiqen penalisht, dhe te burgosen,

HEROI18.10.2012/14:08

SHUM VON DHE VETEM KJO NUK MJAFTON 5 SHTETE TE BE,s AKOMA SE KAN NJOHUR KOSOVEN DHE PRESIONI I JUAJ NDAJ TYRE ESHT SHUM I VOGEL SIKUR TE PICKON NJE MUSHKAJ E SE HETON FARE E TERA KJO VLEN DHE PER SERBIN E PRESIONI I JUAJ ESHT PO ASHTU SHUM I VOGEL SIQ THASH SIKUR TE PICKON NJE MUSHKAJ E SE HETON FARE.

politikologu18.10.2012/12:16

Ky qendrim i Bese duhet pa tjeter te rezultoj me si pasoj shkrirjen e akullnajave te veriut te Kosoves!!!

1000  Karaktere
Prishtinė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell