• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Zëvendëskryeministri Petroviq në SHBA flet për decentralizmin

Publikuar: 13.10.2012 - 14:25

Prishtinë, 12 tetor - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal,  Sllobodan Petroviq po qëndron për një vizitë zyrtare në SHBA, ku mori pjesë në konferencën treditore ndërkombëtare për qeverisje lokale.

Si thuhet në kumtesën e MAPL-së, në këtë konferencë tre ditore morën pjesë mbi 800 përfaqësues dhe ekspertë të vetëqeverisjes lokale nga të gjitha vendet e botës. Petroviq atje prezantoi progresin që e ka arritur Kosova në procesin e reformës së pushtetit lokal.

Zëvendëskryeministri theksoi se procesi i decentralizimit, si një proces me prioritet i  Qeverisë së Kosovës, është mundësia ideale për akomodimin e shqetësimeve të komuniteteve në Kosovë.

 “Procesi i decentralizmit është zbatuar në mënyrën më të mirë të mundshme për të ofruar të drejta të barabarta për të gjitha qytetarët”, tha Petroviq.

Gjatë vizitës në SHBA, zëvendëskryeministri Petroviq do të vazhdojë takimet në New York me ambasadorë dhe përfaqësues të lartë të Kombeve të Bashkuara.

Komente (1)

Ridvan Maqedonci13.10.2012/17:37

duhet sa ma shum me e decentralizue Kosoven, derisa serbijen me e centralizue sa ma shum. See Serbija osht ma ne rrezik prej pakicau.

1000  Karaktere
Prishtinė 24°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 24°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 27°CI kthjellėt
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell