Kosova ngec në luftë kundër korrupsionit

Artikujt tjerė
- Koalicionit qeverisës 2 deputetë i shkuan, 2 të tjerë i bashkëngjiten
- Kush është pozitë e kush opozitë në Kuvendin e Kosovës ?
- LDK e dëshiron Muhamet Mustafën
- Kërkohet shuarja e zyrave për media, kundërshton Kryeministria
- Çantat e mbingarkuara të nxënësve në Kosovë
- Çeku rizgjedhet në krye të PSD-së
- Janë vaksinuar 22,350 krerë gjedhe kundër sëmundjes se antraksit
- Kusari-Lila në London School of Economics
- Zëvendëskryeministri Petroviq në SHBA flet për decentralizmin
- Kosova ngec në luftë kundër korrupsionit
Prishtinë, 13 tetor Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)/Transparency International Kosova (TIK) ka mbajtur një konferencë për media, me çrast ka publikuar një raport rreth Studimit të Fizibilitetit të Komisionit Evropian për Kosovën. Sipas përfaqësuesve të KDI-së, Studimi i fizibilitetit, i publikuar tri ditë më parë nga Komisioni Evropian, thekson shumë qartë se Kosova ka nevojë për rezultatet konkrete në luftë kundër korrupsionit dhe jo vetëm fjalë e deklarata boshe. KDI thekson se studimi i fizibilitetit duhet të lexohet drejtë dhe kjo për të mos u mbyllë sytë qytetarëve, duke u thënë se është ndezur dritë e gjelbër për proceset integruese.
KDI ka vlerësuar se vendin tonë e presin sfida dhe detyra të shumta. Për ne ky studim dhe porosia për ta luftuar korrupsionin do të thotë se na presin detyra jo të lehta, të cilat do të jenë shumë të vështira për tu realizuar, për shkak të vet përfshirjes së politikanëve në afera korruptive, ka thënë Merita Mustafa në konferencën për media.
Sipas KDI-së, rezultatet konkrete në këtë drejtim nuk po arrihen, ngase realitetit tregon se ende ka mungesë të vullnetit politik të bartësve të institucioneve, mungesë të pavarësisë së institucioneve kompetente, rekrutim të stafit mbi baza të nepotizmit, si dhe kapacitete të dobëta të institucioneve përgjegjëse për ta luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. Për të dëshmuar më tej mungesën e qasjes serioze të qeverisjes aktuale për të adresuar si duhet problemin e korrupsionit dhe krimit te organizuar, flet edhe paaftësia e saj për të draftuar një Strategji gjithëpërfshirëse dhe efektive kundër korrupsionit, gjë që e kërkon edhe Komisioni Evropian. Po ashtu, rast tjetër që e konstaton se Qeveria nuk ka vullnet të mjaftueshëm për ta luftuar korrupsionin, është edhe procedimi dhe miratimi në parim i projektligjit për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë së përfituar me vepër penale, i cili me përmbajtjen aktuale jo vetëm që nuk e lufton krimin dhe korrupsionin, por e legjitimon atë, duke i amnistuar të gjithë ata të cilët kanë arritur pasuri të mëdha në mënyrë të paligjshme, ka thënë Mustafa.
Sipas saj, sot më shumë se kurrë Kosova ka evidencë të raporteve të besueshme vendore e ndërkombëtare, në të cilat vendi ynë përshkruhet si një vend me prani të madhe të krimit të organizuar, të korrupsionit të nivelit të lartë dhe të krimit ekonomik. Për shkak të paaftësisë së institucioneve tona për tu ballafaquar me këto fenomene, Mustafa ka deklaruar se Kosova tanimë renditet në mesin e shteteve më të korruptuara në botë, me një ambient shumë të vështirë për të bërë biznes, si një shtet me mungesë të theksuar të sundimit të ligjit dhe me një shkallë të lartë të papunësisë.
KDI thekson se nuk mund të flitet për rezultate konkrete dhe adresim të drejtë të problemit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, përderisa ka mungesë të transparencës dhe llogaridhënies në vendimmarrje, përderisa vet zyrtarët e lartë të qeverisë përfshihen në vepra korruptive, përderisa kemi shkelje të vazhdueshme të ligjit për prokurimin publik. Po ashtu ky fakt forcohet kur ka mungesë të mbrojtjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve, përderisa vet gjyqtarët dhe prokurorët refuzojnë të merren me rastet e korrupsionit të profilit të lartë, si dhe përderisa ka bllokim të qasjes në dokumente zyrtare.
Për shkak se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është porosi e qartë nga Komisioni Evropian dhe pengesë kryesore për zhvillimin e vendit tonë, ajo duhet të jetë prioritet i Qeverisë , e cila për të pasur sukses do të duhej të ndërmerrte këto veprime:
të krijojë një strategji të re dhe plan të ri kundër korrupsionit
të sigurojë mjete të mjaftueshme financiare për të bërë reformat e nevojshme në
sistemin e drejtësisë, organet e sundimit të ligjit dhe administratën publike
të krijojë dhe forcoj mekanizmat për zbatimin e ligjeve anti-korrupsion
të ndryshojë ligjin për konfiskimin e pasurisë së paligjshme duke u bazuar në
rekomandimet e shoqërisë civile
të ndërmarrë masa të tjera, për të siguruar pavarësinë e plotë të institucioneve të
pavarura për të rikthyer besimin e qytetarëve.


nebi coli14.10.2012/09:02
hashim thaqi ka then se o,o, korropsion po ka e maroi at vill ne veternik ka blejti at BMW5 te ardhurat mujore i ka 1440 e medet kush po flet

wiena13.10.2012/22:54
po normal si ngec seata qe luftojn korrupcionin jan vet te korruptun

Melo13.10.2012/15:17
Korrupcionin nuk munde ta luftojne ata qe e shkaktojne ate,rrespektivishte qeveria e inkriminuar dhe e korruptuar.

dreni skandinavi13.10.2012/14:40
Kosova do ngel ne luft kunder korrupcionit per deri sa ta udheheqin vendin te korruptuarit.








haka14.10.2012/09:09
Kosova nuk eshte ka ngec ne luftimin e korrupcionit, por Kosova as qe ka filluar luftimin e korrupcionit dhe as qe ka deshir dhe vullnet ta beje kete.Situta edhe me tej do te perkeqesohet, nese krahu i luftes bashkohet, atehere edhe demokracia do te ngulfatet ne teresi dhe keshtu do te kthehemi ne diktature, atehere nuk na nevojitet Europa e askush.