Pensionistët e Kosovës, të fundit në rajon

Artikujt tjerė
- Reagim: Shokët tanë janë të burgosur politikisht
- Kryekuvendari Krasniqi përgëzon Jozefina Topallin
- Thaçi: Shumë më mirë do të jetonim në një shtet
- Zhvillimi dhe ngritja e FSK-së, me standarde të NATO-s
- PDK kërkon rishikimin e mandatit të EULEX-it
- Rexhpi pret zbardhjen e plotë të rastit të pasaportave
- Në QKUK operohet një 66 vjeçare me karcinomë në zorrë të trashë
- Vetëvendosje vendos flamurin kombëtar në Merdar
- Kryekuvendari për 100-vjetorin te Jasharët në Prekaz
- Lipjani e shpall qytetar nderi gjeneralin Clark
Prishtinë, 13 tetor - Kuvendi i Kosovës, të premten, e ka futur në procedurë të shqyrtimit Projektligjin për skemat pensionale të financuara nga shteti, me gjithë insistimin e partive opozitare që ti kthehet Qeverisë, nën arsyetimin se nuk e zgjidh si duhet çështjen e pensionistëve. Përmbajtjen e këtij projektligji e kanë kundërshtuar edhe deputetë të koalicionit qeverisës, mirëpo këta të fundit e kanë parë më të udhës që projektligji të miratohet në parim, e pastaj të plotësohet gjatë shqyrtimit nëpër komisione parlamentare.
Edhe vetë ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq e ka pranuar se projektligji nuk e zgjidh problemin e pensioneve ashtu siç e meritojnë pensionistët, por ka shprehur bindjen se përmes tij Qeveria po dëshmon se ka vullnet për të krijuar një sistem më të favorshëm pensional.
Niveli i pagesës së pensioneve nuk është përcaktuar në projektligj, por është lënë e hapur mundësia që kjo të rishikohet sipas mundësive buxhetore.
Çka kërkojnë partitë opozitare për të rregulluar çështje e pensioneve, përmes cilit mekanizëm, pse Thaçi vendosi që pensionet të paguhen retroaktivisht nga janari, cilat të drejta i gëzojnë pensionistët sipas kategorizimit të tyre, kush e gëzon të drejtën në pension familjar e të tjera lidhur le Ligjin mbi skemat pensionale të miratuar të premten në parlamentin e Kosovës, mund të lexoni në numrin e sotëm të gazetës Koha Ditore.


qarkani13.10.2012/22:58
Nuk eshte qudi qe deputetet e Hashim Thaqit votuen ket ligj diskriminues per pensionistet, por me vjen keq qe edhe ata te AAK. u ban loder e Hashimit, marri , Po opinjoni e din deri dikun se ministri Rashiq merr ndihum sociale nga Serbija, e aji nuk qan koken shume per pensionistet e Kosoves.Ne qe kemi punue 4o, vjet e paret tona i mban serbija e keta qeveritaret ton e nuk ju kerkojn kurr, se ashtu jan marr vesh qe mos ta domtojn Serbin ne kosove pensioni i kontribueseve eshte vetum 35, ev. me ket rritje qe po livdohen se kan ba diqkia pensioni u ba 42, ev, as gja ma shume, ku ka pension ne bote qe eshte 42. ev. do me than nje vjet paguhet nje eoro, marri marri

mergim11@lhotmail.com13.10.2012/21:35
katastrof kosova krejt mbrapsht po shkon, e ka marr te poshtmen e spo e dim ku do te ndalet more.O NJEREZ A KA KUSH QE BAN VIZA PUNE NE CANAD AUSTRALI ZELAND E TE IKIM PREJ KSAJ KOSOVE SE SKA ME MET SEN VEQ PLUHUR ,PARAMENDONE EDHE 5 VITE QKA DO BEHET KOSOVA DUKE MARR PARASYSH GJENERATA E RE QE ESHTE E SHUMT NE KOSOVE ZOTI NA NDIHMOFT ISHALLA BAHET MORE NAJ SEN SE VALLA MARUM MORE HEJ.

klina e begut13.10.2012/21:25
jam arsimtar i ikur në mergim gjatë,kam punuar vetem dy vite,kam dalur në pension të parakohshem 1 vit para.Është e pa logjikshme e pakuptueshme kur u tregoj që kolegë e mij këtë vi dali në pensin me 80eu,ose më pak se 100fr.Këshilltari im nuk më besonte kursesi që kuadri arsimit mund të pësekutohët në këtë mënyrë...

besarti13.10.2012/18:57
pershendetje qikjo rritje se ju ba pencijonistve te kosoves kjo si pas mendimit tem kjo sashte pencijon po ndi sociale pencijonistet edoje pencijoni se imeriton krejt sheteti kosoves ash teja vjedh paret pencijonisteve turp per qeveri e kosoves e per kryministrin ti jepja me ni her qka itakon po mos rrin cikla cikla pencion o kryminister ti mjeri kosova kan e ka kryminister qeverija e kosoves krej jan te perfshir ne kurrupcion ti pencinonisteve te kosoves duhet me ja dhan pencijoni 100 per qin edhe keta mu kan te kenaqun per ndryshi veq jeni tuja vjedh pencionin marre per shetetin e kosoves

SKastrati13.10.2012/18:19
Pa rrenimin e kesaj qeverie te turpshme e pa moral nuk ka zgjidhje.Arsyetimi se nuk ka buxhet nuk pin uji sepse per pensione te beneficuara paska ne kete kosovë të varfer e per ata qe punuan nje jetë nuk ka.keta njerez qe e pijne gjakun e popullit janë me se paku meritor per keto rroga kaq te larta.Pa barazi soociale nuk ka mireqenje shoqerore.Pensioni sipas liigjit duhet te jete 70 perqind e rroges se qdo punetori.Duhet te nxirret ligji per te ardhura dhe te caktohet raporti ne mes te rroges me te larte me ate me te ulte.Si mund te paguhet profesori universitar sikur nje me kater klase fillore.Pse nuk e padisin qeverine serbe per kthimin e fondit pesnional apo diqka ketu po mshifet derisa nuk e vejne ne tryezen e bisedimeve si kusht me shume kushte tjera psh demet e luftes,kethimi i kufomave te te zhdukrve etj.Kjo deshmon se kjo qeveri e ka bishtin e zen me der per shkak se i kane korruptuar pa mase.

shaip13.10.2012/18:03
shum qesharake sot qka asht tu u bo ne kosov me pensionistet nuk ka ksi raste ne bot kjo pages qka ju bahet asht qesharake hashim thaqi nji pije e pin me kto pare o ju njerzt e qmendur vedisonu pakl se qka jeni ka boni se krejt kto dotju kthehen se po bim ne ato thanjet e serbis qe thojshin ska gajle se kosovart nuk din me majt shtet e shum shpejt kan me humb pom duket qe po i vjen era nga dal turp per juve

Avni13.10.2012/16:06
Un nuk edi pse ne kosov shkojn pensionet mnyr kategorike po tash mbas lufte qe 13 vjet qe nuk ka pas pun per popull edhe i zen mosha e pensionit pa punu qyhs mendon ky shtet me jau dhon ka 60 euro ne muj aa aahh shtetin ska popull ka ra populli ngjum si arit ne mal e so ka nin as shef sen se duhet mu qu mi shkatrru kta

beni germany13.10.2012/15:27
hahah rastet socilae jan diqka krejt 100 dallim me pensionistat amo nejse ishalla bohet mir ka dal ka dal me durim e ne emer te allahut ka mu bo mir per ata qe bojen vet mir.

mal sori13.10.2012/15:17
valla marre qa jan ka bajne po a jetohet bre me 80 euro a dini bre qi ka ndodhe dej 110 kem pagu kontribute e i hanger dreqi ato krejt e tash me met pa kurgja, veq ishalla edhe qeverise e krejt ktyne ne kry te shtetit ju mesin ne fyt qato qi jan ka i marrin.

bardhi away13.10.2012/15:13
qamili@ Problemi i sistemit pensional eshte me i komplikuar se qe paraqitni ju,kemi pensionist te profesioneve te ndryshme qe nga punetori i thjesht,punet me rrezikshmeri te larte si minatoret e deri te profesoret univerzitar,tani sa duhet te marre pension nje murator,salldues,minator,mesues,mjek e profesor me stazh 35 vjecar?cili eshte koeficienti,si te behet shkallezimi?Une mendoi se duhet te fillohet me pensionin e pleqerise 65 euro minimum 2.5 euro per nje vit stazh per muratorin e 5 euro per profesorin me kete metode muratori me 35 vite ztazh do ta kete pensionin 152 euro e profesori 240 euro kjo ne fillim do te ishte shume e kenaqeshme dhe do te permiresohej me rritje 5 deri 8 ne vite.Nafta nuk eshte mall luksi,shtrejtimi i saj ngrit te gjitha cmimet,tatimet duhet te rriten ne vetura,shtepi luksoze.

rasati13.10.2012/14:40
Na , te gjithe jemi te vetedijshem se ne Kosove nuk ka pensioniste !!!! Ne Kosove kemi vetem RASTE SOCIALE !!!!!

qamili13.10.2012/12:57
Jo vetëm në rajon, por me sa di unë askund në botë nuk ka ndodhur që pensionistët të mbesin pa pensione përveç Kosovës. PENSIONI ËSHTË I PATJETËRSUESHËM, drejtë e fituar me punë, e drejtë e tij për t'i marrë mjetet kontributet e veta që gjatë shekullit të punës i ka deponuar në fond. Ka shumë shembuj që gjatë Luftës II botërore janë ndërprerë pensionet, por menjëherë pas luftës kanë filluar të paguhen. Kosova është një rast i veçantë, sepse klasa politke e saj është rast i veçantë, buxheti i Kosovës është i varfër, por kur është fjala për paga të ministrave, deputetëve, zyrtarëve të lartë nuk është e varfër, ata kanë rroga më të mira në krahasim me shtetet e rajonit e të mos flasim për të ardhura të tjera nga tenderët. Pensionet mund të vendoden pa e dëmtuar buxhetin e Kosovës, duke i tatimuar mallërat luksoze siç janë duhani, parfymëria, derivatët e naftës. Nuk mund të kuptojë si Maqedonia që ka një ekonomi në fund të pusit mund të sigurojë pensione për 3500 mijë pensionistë...

Parashikuesi13.10.2012/12:22
Pasi ju kane afrue disa deputet pensionit filluan te mendojn per njefond ma stabil per pensionistet e kur te dalin vet ne pension ta ken pensionin me te larte.

veselinovi13.10.2012/11:23
Pasi qe shumicen e tyre i hengri koha, tash te mbeturve kishe po ua japim nj pension ma te mir.











ali ulaj14.10.2012/11:23
Mbi pensionistet e kosoves kjo qeveri dhe te gjitha qeverit tjera te pas luftes po ban krim instutucional te organizur.Dihet se pensionistet nuk po kerkojn lemosh ata po i kerkojn paret e veta te dponura me kontributet e tyre qe ne ditet e pleqris ti shfrytzojn.Ato kontribute jan futura ne ndertimin e rrugve spitaleve stadiumeve hekurudhave shkollave univerziteteve e ne gjith infrastrukturen e perkshme qe sod kjo gjenerat e cila po ban krim mi pensionistat poj shfrytzon.Kur te tham krim sod plaqkitja e pensionistave ne ket form si po bahet duke qesh ne form cinike esht e barabart sikur te hysh e te plaqkitesh banken ose tja plaqkitish rrogen qytetarit posa te marr tue shkue ne shtepi.13 vjet shtet e mos te rregullohet qdo gja me ligj ne kosov kjo dot thot se kosova po udhheqet ne formen e nji rremi komit qe banja si te bahet e livadhin veti.Pensionistat sod vdesin ne heshtje dhe vet shuma e pensionit qe e marrin na tregon se ne qfar gjendje morale e humane esht se pari qeveria e pastaj populli qe e lejon me ba krime te tilla e tani duhet me u nal e me e studiua mir se sa e meritojmi na si popull ket liri qe edhe te tjeret dhan shum mjete e vikrima per tena shlirua. E neve bota pona thot se jemi tue veprua ne menyr te eger e nuk jemi tue hjek dor nga ato veprime.Kta qa po e ban sod qeveria e kosoves por edhe qa eka ba dje ndaj qytetarve te kosoves jo veq ndaj pensionistave eshte e barabart me ata qa milloshoviqi e bante ne kosov.Bile milloshoviqi pensionet i dhake edhe gjat luftes me koh si nalke ato.Prandaj turrpin e pash ne parlamentine kosoves me syt e mi,kur te gjith deputetet u dklerun se ligji esht diskriminus dhe nuk i trajton,pensionistet simas merites por ne sod duhet te percaktohemi si parlament ti trajtojmi simas ligji apo ta aprovojm ket ligj i cili i diskriminon pensionistat pra parlamenti u percaktua per diskriminimin e ksaj gjenerate dhe nete ardhmen.Dua tejav perkujtoj se mas lifte kontribut pagus kan qen ne jet 135000 tani ne jet jan vetem 35000pensionista kontribut pagus.Tegjith ata qe kan vdek kan vdek me dhembje te mdha dhe te uritur nga diskriminimi i cili juka ba sepse tan e dimi sod se sa mun te jetohet me 35e.Kjo metod e praktik e standarditjetsor nuk u percaktua edhe nga shtetet ma fashizoide ne bot kta mun ta hasish vetem ne kosov turrp u qoft atyre qe poj uzurpojn te drejtat e qytetarve.