• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Policia heton Ministrinë e Kthimit për ndarjen e shtëpive të ndërtuara

Publikuar: 13.10.2012 - 10:04

Si përzgjidhen përfituesit nga listat e aprovuara, kush i aprovon listat e përfituesve, rastet e përzgjedhura pse nuk kanë kaluar nëpër grupet komunale dhe kush i ka aprovuar, janë pyetjet që i janë bërë MKK-së nga Njësia për Hetime të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion e PK-së, lidhur me ndarjen e shtëpive të ndërtuara nga Ministria për Komunitete dhe Kthim.

Shkak i hetimeve të zyrtarëve të MKK-së janë shtëpitë e ndërtuara nga buxheti i kësaj ministrie në fshatra të ndryshme si në Zallq të Komunës së Istogut, në fshatin Serbicë e Poshtme të Komunës së Prizrenit, si dhe në Komunën e Klinës.

Lidhur me këtë çështje gazeta ka kërkuar sqarime shtesë nga ministri Radojica Tomiq, mirëpo pyetjet e gazetës janë cilësuar joprofesionale nga ana e ministrit.

Pse i ka vlerësuar joprofesionale pyetjet ministri Tomiq, çka thonë të pastrehët serbë e qytetarë të komuniteteve tjera të anashkaluar nga MKK-ja, cilat janë kriteret për ndarjen e banesave e të tjera lihdur me këtë problematikë mund të lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore.  

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 29°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 29°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 34°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell