Xhihadi - gabim i përvjedhur apo leksion shkollor?

Artikujt tjerė
- Arben Gashi zemëroi gratë deputete
- Kuvendi e do numrin e saktë të njohjeve të shtetit brenda vitit
- Kryeministri Berisha sot viziton Gjakovën e Deçanin
- Kryeministri Berisha nesër viziton Gjakovën e Deçanin
- Sami Hamiti, nga paraburgimi - në arrest shtëpiak
- Hetohen dëshmitë dhe provat për krim të organizuar në Pasjan
- Prokuroria: Dino Asanaj është vetëvrarë, hetohet nëse është shtyrë
- Serbia i bën presion BE-së për integritetin territorial të Kosovës
- Bajram Rexhepi: Përtej pakos së Ahtisaarit nuk do të shkohet
- Ushtria e SHBA-së do të vazhdojë mbështetjen për FSK-në
Prishtinë, 10 tetor - Ajo që është paraqitur si fakt historik dhe shpjegim i tij, në librin e historisë për klasën VI të shkollës fillore, botimi i vitit 2005, të bashkautorëve Fehmi Rexhepi dhe Frashër Demaj, ka ngjallur reagime dhe debate të ashpra të bashkësisë më të madhe fetare në Kosovë - Bashkësisë Islame, autorëve të librit, sociologëve të religjionit, si dhe zyrtarëve qeveritarë përgjegjës për arsimin në Kosovë. Në leksionin për Lindjen dhe përhapjen e islamizmit, në faqen 109 të këtij botimi, në përshkrimin e pesë detyrave kryesore (e që sipas fesë islame njihen si shtylla të këtij besimi), sipas mësimit të profetit Muhamed, thuhet se detyra e pestë për çdo mysliman është të marrë pjesë në luftë kundër të pafeve (atyre që besonin në shumë zotë).
Në anën tjetër, sipas zyrtarëve të Bashkësisë Islame të Kosovës, në shpjegimet e këtij leksioni nuk është përfshirë fare Dëshmia për besimin në një Zot dhe se Muhamedi është profet i tij, që, siç thonë ata, është shtylla e parë e besimit islam, si dhe nuk është bërë renditja e këtyre shtyllave.
Me këto mësime, nxënësi faktikisht, nuk merr një pasqyrë reale rreth besimit islam, mirëpo e ka një pasqyrë të devijuar të besimit.
Kryeimami i Kosovës, Sabri Bajgora thotë se ky është shtrembërim dhe paraqitje joreale e shtyllave të besimit islam, dhe se në këtë mënyrë nxënësve të shtatë gjeneratave u është mësuar gabimisht se e ashtuquajtura Lufta e shenjtë apo Xhihadi është një nga shtyllat e islamit.
Kjo sipas tij është krejtësisht në kundërshtim me parimet e islamit.
Me këto mësime, nxënësi faktikisht nuk merr një pasqyrë reale rreth besimit islam, mirëpo e ka një pasqyrë të devijuar të besimit. Tia mësosh një nxënësi në klasën e 6-të se lufta e shenjtë është luftë kundër të pafeve, që në këtë rast nënkupton të gjithë të tjerët përveç myslimanëve, ky është një absurditet dhe nuk përkon me frymën e paqes dhe tolerancës, që islami ngërthen në thelbin e tij. Prandaj, kjo është një fyerje e madhe për neve, tha Bajgora, për Radion Evropa e Lirë.
Bashkautori i këtij libri të historisë, dr. Fehmi Rexhepi thotë se ato që janë shkruar në pasusin ku përshkruhen detyrimet e myslimanëve, sipas profetit Muhamed, u përmbahen kontekstit kohor dhe janë fakte të sakta. Kjo është për kohën kur ka lindur dhe është zhvilluar islami. Kur ka lindur, do të thotë në shekullin e shtatë, atëherë ajo ka qenë luftë kundër të pafeve, të atyre që kanë besuar në shumë zotë, për tu përhapur".
"Në historinë e klasës së gjashtë mësohet historia e mesjetës e jo historia e sotme, jo islami i sotëm. Qëllimi është zhvillimi historik i islamit, lindja dhe zhvillimi i islamit dhe islamizmit. Tash, ata, çka donë? Kujtojnë se tash historinë duhet ta bëjmë krejt me islamizëm dhe të mësohet në detaje, thotë Rexhepi për Radion Evropa e Lirë.
Por, kryemami Bajgora thotë se e ashtuquajtura lufta kundër të pafeve nuk ka qenë kurrë dhe në asnjë kontekst kohor shtyllë e islamit.
Me kompetencë të plotë e them se këtu është fjala për luftën e shenjtë që e quajnë xhihad, e cila nuk ka të bëjë fare me të, sepse xhihadi apo lufta askund nuk përmendet në kushtet e islamit. Mirëpo, kjo është një pjellë e njerëzve dashakeq, që dëshirojnë që islamin ta përdhosin dhe ta paraqesin në atë formë që nuk është, ta stërkeqin, thekson Bajgora.
Ndryshe, Rexhepi këmbëngulë se ajo që është shkruar është e saktë dhe iu referohet rezultateve deri në kohën kur është botuar libri.
Ajo që është shkruar në vitin 2005, do me thënë, ka qenë e shkruar në rrethana të caktuara dhe në bazë të rezultateve të deriatëhershme. Kështu është interpretuar në të gjitha tekstet e historisë, të periudhës, gati se, pothuaj, në tërë botën.
Por, prof. dr. Ismail Hasani, ekspert i sociologjisë së religjioneve, thotë për REL se në asnjë material apo literaturë që mbështetet në faktet shkencore, nuk i ka rastisur të gjejë që e ashtuquajtura lufta kundër të pafeve të jetë ndër shtyllat e besimit islam.
Ajo që në këtë kontekst është thënë në librin e historisë të klasës së 6-të, ai e quan gabim.
Asnjë prej religjioneve monoteiste, në rastin konkret islami, në shtyllat e veta fundamentale të besimit nuk e përfshijnë luftën kundër të pafeve, përkatësisht të atyre që nuk janë të fesë së njëjtë. Formulimet e tilla, nëse ky tekst ka vazhduar të qëndrojë dhe të jetë në përdorim në nivelin e shkollimit në Kosovë, janë gabim".
"Prandaj, është i natyrshëm edhe reagimi i Bashkësisë Fetare Islame dhe është i arsyeshëm edhe reagimi i qarqeve të ndryshme studiuese, sepse kjo automatikisht nënkupton shtrembërim të fakteve historike, shprehet Hasani.
Ndryshe, libri Historia 6, është ribotuar në vitin 2012.
Në ribotimin e fundit, pasusi i kontestuar lidhur me 5 detyrat e myslimanëve sipas profetit Muhamed janë hequr tërësisht nga leksioni.
Zyrtarët e Bashkësisë Islame vlerësojnë se heqja e këtij pasusi mbase është bërë për shkak se është kuptuar gabimi.
Por, si e shohin këtë problematikë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, përgjegjës për arsimin?
Selvije Halimi, këshilltare e ministrit për Arsim, Shkencë dhe Teknologji, thotë se ajo që ka qenë e publikuar në botimin e vitit 2005 në librin Historia 6, nuk hyn në përgjegjësinë e mandatarit të tashëm.
Ky mandatar në Ministrinë e Arsimit nuk mban përgjegjësi për këtë, por nuk do të thotë se duhet të heshtet, pavarësisht përgjegjësisë. Kurse, për heqjen tash të këtij pasusi, unë mendoj se për këtë mund të merrni prononcim më mirë nga autori i librit, se përse është hequr ky pasus, thotë Halimi.
Fehmi Rexhepi thotë se ajo pjesë e mësimit është larguar për shkak të reagimeve.
Ne e kemi hequr për shkak të reagimeve të tyre dhe nuk e kemi parë, fundi i fundit, të domosdoshme që të ekzistojë. Unë nuk mendoj se kanë pasur ata të drejtë, por nuk kemi dashur që tash ne të hapim front të ri, sepse ata, fundi i fundit, edhe atje ka rryma të shumta, të cilat po mundohen me çdo kusht që ta islamizojnë historinë, popullin dhe të gjitha.
Zyrtarët e BIK-ut kanë shfaqur drojën se pasqyrimi, siç thonë ata, joreal i shtyllave të besimit islam, por edhe gabime të tjera, sipas tyre, tashmë ka mundur të krijojë efekte negative te vet nxënësit.
Droja e tyre, gjithashtu, është se nxënësit që i përkasin besimit islam këtë gabim mund ta kenë marrë si detyrim të vërtetë. Por, Rexhepi vlerëson se mbase nxënësit nuk e kanë mbajtur mend atë që është shkruar.
Ne kemi shumë gjëra, shumë më të rëndësishme, që duhet ti dinë nxënësit tanë e lëre më ato se kush mërzitet se çka janë ato. Bile, tash le ti pyesin ata që i kanë kryer, ato gjeneratat që i kanë kryer... Thuaja atyre që e kanë kryer klasën e gjashtë. Asnjëri nuk dinë as ti numërojë, thotë Rexhepi.
Por, ndryshe mendon këshilltarja Halimi.
Obligim i nxënësve është që të mbajnë në mend sa më shumë që është e shkruar në libër dhe nga ajo që shpjegohet nga mësimdhënësi. Mirëpo, unë mendoj që nuk është mirë që ka ndodhur kjo, por mendoj se nuk do të lejojmë që të shkaktojë ndonjë efekt anësor.
Ndërkaq, sociologu Hasani thotë se efektet eventuale mund të minimizohen për faktin se libri i ribotuar është pa pasusin kontestues.
Është normale që efektet mund të jenë ushtruar. Por, nëse teksti është reviduar dhe ribotimi nënkupton heqjen e atij formulimi, që për mua është non-sens, atëherë pasojat janë më të vogla.
Sipas mendimit të tij librat shkollorë duhet ti nënshtrohen recensionit dhe vlerësimit të natyrshëm në aspektin metodologjik dhe në aspektin e ofrimit të burimeve dhe fakteve shkencore dhe qasjes.
Zyrtarët e BIK-ut kanë theksuar se tashmë kanë biseduar edhe kolegët e tyre nga Ipeshkvia e Kosovës, siç ka thënë ai, rreth pastrimit të teksteve shkollore sepse, sipas tyre, edhe ata kanë vërejtjet e tyre lidhur me disa gabime në tekstet shkollore, ku flitet rreth jetës së profetit Jezu Krishti dhe krishterimit në përgjithësi.
Ata kanë thënë se nuk do të kërkojnë që tekstet të shkruhen bazuar në aspektin fetar, por nga perspektiva historike e bazuar në fakte të pamohueshme.
Kërkesat e tyre të përbashkëta, siç kanë thënë ata, do tia dërgojnë Ministrisë së Arsimit.
Zyrtarët e MASHT-it kanë deklaruar se janë në pritje që kushdo që vëren gabime, në cilat do tekste shkollore, ti paraqesë ato pranë kësaj ministrie, duke i mbështetur me dëshmi dhe fakte, në mënyrë që ekspertët ti korrigjojnë ato gabime.


buci11.10.2012/10:41
Keta mbeturina qellimkeqinje duhet larguar nga pozitat e tyre, pasi qe nuk jane kompetent dhe te pergjegjshem poashtu u mungon dija themelore e besimit.

fisi11.10.2012/08:54
Ty Riki Allahu te udhezofte se ata qe me vetedeshire e zgjedhin humbjen ne kete, dhe boten tjeter nuk ka kush qe i udhezon perveq Allahut.

riki10.10.2012/22:11
E verteta eshte qe Islami therret per dhune, une nuk e di a ka dikun njerez me te pa ditur se shqiptaret e Kosoves, ju a nuk po e shihni qka po i shtyne Islami njerezit me ba ne ne tere boten. Islami eshte feja ma e keqe qe ka ekzistu ne rruzullin toksor dhe sjell vetem dhune dhe prapambetuni! Nuk ka shanca me kane natyra e Zotit qysh paraqitet ne Kuran!

dreni10.10.2012/21:56
kush osht ky analfabet me emrin rexhepi qe spo dika me lexu po , punon me gojdhana









goni 11.10.2012/10:54
vllazri mos e efendoni fen pa marr parasysh se qfar feje i beson , ne qoftse don me dit mashum per secillin besim ti duhesh te lexosh ose te hulomtosh per secillin besim e qat here mundesh me folish ose te shkrush e mos hin ne gjynah me koment pa kurfar baze.....