• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Pulsi *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 187 *** 22:20    Dokumentar: “Njerëzit dhe kujtimet flasin” *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

KDI: Qeveria po e bojkoton Kuvendin

Publikuar: 10.10.2012 - 18:39

Prishtinë, 10 tetor - Instituti Demokratik i Kosovës, i cili merret me monitorimin e punës së Kuvendit të Kosovës, vlerëson se Qeveria po e bojkoton punën e legjislativit. Duke u ndalur te seanca e fundit parlamentare, KDI-ja vlerësoi se ajo ngjarje ka dëshmuar edhe njëherë se Qeveria e Kosovës, nëpërmjet partisë në pushtet dhe partive të koalicionit, po i bën obstruksion punimeve të Kuvendit.

Sipas KDI-së, kjo po ndikon jo vetëm në agjendën parlamentare, por po kushtëzohet nga një mjet i pazakonshëm, ai i bojkotit.

Sipas Driton Selmanajt, të KDI-së, partitë në pushtet përmes bojkotit të punës së Kuvendit po e provokojnë seriozisht një krizë institucionale. KDI-ja vlerëson se bojkoti i  shumicës parlamentare objektivisht Kuvendin po e vë jashtë funksionit.

Ndërkaq, duke folur për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, që pritet të rinisin së shpejti, analisti Halil Matoshi nga KDI-ja ka kërkuar që për këtë çështje Kuvendi të nxjerrë një rezolutë të re për bisedimet, e cila do t’i jepte legjitimitet qeverisë për të hyrë në këto bisedime. Ai tha se rezoluta e votuar në Kuvendin e Kosovës, më 10 mars të vitit 2011, nuk është respektuar fare nga qeveria.





 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 25°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 25°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 30°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė27°CMe diell
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe diell