• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

NATO: Të shtohen trupa e KFOR-it në veri të vendit

Publikuar: 10.10.2012 - 17:31

Bruksel, 10 tetor – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Aders Fogh Rassmusen deklaroi sot se gjatë muajve të ardhshëm në veri të vendit do të sistemohen më shumë trupa të KFOR-t për arsye të situatës jostabile etje.“Mendoj që gjatë muajve të ardhshëm do të ketë ndryshime, duke u fokusuar në veri të Kosovës, për arsye të situatës jostabile atje, dëshmitarë të së cilës jemi”, tha Rassmusen pas takimit të ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të Aleancës veriatlantike.
Debatin për Kosovën e ka kërkuar Gjermania, e cila në vendin tonë ka 1 300 trupa, nga gjithsej 6 140 sa janë në përbërje të KFOR-it, njofton agjencia gjermane e lajmeve DPA.
Gjermania kërkon që një numër më i madh i ushtarëve të sistemohet në veri të Kosovës, ku shumicën e përbëjnë banorë të pakicës serbe.
Një sistemin tjetër fare i trupave do t’iu mundësonte 700 trupave gjermane, austriake dhe italiane nga batalioni rezervë i KFOR-it që të tërhiqen nga Kosova, konsideron Berlini zyrtar.

Komente (1)

shevernazi11.10.2012/09:28

Si mund te trajtohet veriu qeshtje politike derisa ata te veriut vetem teknikisht duhet me i largue nga aty. Ngase nji koh edhe neper ter kosoven vnojshin barikada, derisa te huajt i ruanin barikadat serbe duke theksue se problemet duheshin zgjedh politikisht. Qfar politike kjo me derdh zallin ne osfallyt.

1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°CKryesisht me vranėsira
Shkup 13°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu