Trusti Pensional: Për 9 muaj, 40 milionë euro kthim nga investimet

Artikujt tjerė
- Gjermania: EULEX-i e ka humbur rrugën
- Fuele: BE nuk do ndarje të Kosovës
- Kush është vrasësi i Xhemajl Mustafës ?
- Kosova harxhon 31 milionë euro në muaj për mallrat e Serbisë
- Pacollit i jepet shansi ta pengojë privatizimin e keq
- Shqiptari, kompromis me kazinon: Merr vetëm 1 milion euro
- Xhihadi - gabim i përvjedhur apo leksion shkollor?
- Zhbogar: Veriu të negociohet me Serbinë
- Jahjaga-Zhbogar, një ditë e mirë për Kosovën
- KDI: Qeveria po e bojkoton Kuvendin
Prishtinë, Kryetari i Kuvendit republikan, Jakup Krasniqi vizitoi sot Trustin Pensional, për tu njohur për së afërmi me punën dhe sfidat me të cilat është ballafaquar ky institucion.
Me këtë rast, kryetari i bordit të TPK-së, Ymer Havolli, tha se Trusti ka filluar të ecën mbarë, duke përmendur investimin dhe blerjen e letrave me vlerë,
Për 9 muaj kemi shënuar perfomancë jashtëzakonisht të mirë, meqë Trusti brenda këtyre muajve ka realizuar 40 milionë euro kthim nga investimet, theksoi Havolli, duke shtuar se Trusti tashmë është një institucion stabil, ku aktualisht ka 251 mijë kontribuues aktivë, si dhe 400 mijë kontribuues pasivë.
Kryeparlamentari Krasniqi përgëzoi përfaqësuesit e Trustit për punën dhe sukseset e deritanishme, duke shtuar pastaj se në të ardhmen do të ishte mirë që 50 për qind e këtyre mjeteve të jenë të investuara në Kosovë.
Krasniqi shtoi se Trusti duhet të jetë i kujdesshëm në menaxhimin e mjeteve të kontribuuesve. Kur kontribuuesi ndjehet mirë, paqja sociale është më e ngritur, tha kai, për të shtuar se duhet që të ketë lëvizje dhe një trend më pozitiv, si dhe menaxhim sa më të mirë të mjeteve financiare.


Naimi11.10.2012/08:03
40 Milion për 9 Muajë!!! shumë fitim i madhë, kjo është e pa mundur. Por e tëra mvaret nga shuma e të hollave që janë shëndru në letra me vlerë dhe nga përqindja e rrezikshmërisë, sepse të hollat janë të trustit të kosovarëve e jo të qevereitarve.

besarti11.10.2012/03:08
40 milion kthim ne investim, po investimi sa eshte? dmth kthimi ne investim i shprehur si perqindje sa eshte??

zoteriju10.10.2012/23:29
po bajn biznis me djersen e popullit









Arber11.10.2012/10:52
@Naimi
654,135,345.46 EUR investime, fitim shume i mire, normal qe kan rreziku se fitimi i mire rreziku i larte
@besarti
6.2 kthimi ne investime