Jahjaga: Raportet kontraktuale me BE-në, nxitje zhvillimore

Artikujt tjerė
- Jahjaga-Zhbogar, një ditë e mirë për Kosovën
- KDI: Qeveria po e bojkoton Kuvendin
- LB: Katër kushte për bisedim e me Serbinë
- VV: Për shëndetësi të jepet 10 për qind e buxhetit
- Sigurohet blerja e mamografit mobil
- NATO: Të shtohen trupa e KFOR-it në veri të vendit
- Berlini kritikon policinë e EULEX-it për dështime
- Daçiq: Nuk ndihmojmë në rrumbullakimin e pavarësi së Kosovës
- Trusti Pensional: Për 9 muaj, 40 milionë euro kthim nga investimet
- Jahjaga: Raportet kontraktuale me BE-në, nxitje zhvillimore
Prishtinë, 10 tetor - Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga mirëpriti aprovimin e Studimit të Fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Studimi i Fizibilitetit konfirmon se Kosova është e gatshme për të hapur negociatat për MSA-në, pas përmbushjes së prioriteteve afatshkurtra.Në një njoftim të Presidencës lidhur me këtë thuhet se Jahjaga konsideron se vendosja e marrëdhënieve kontraktuale ndërmjet Kosovës dhe BE-së do të ketë ndikim të rëndësishëm në proceset demokratike dhe nxitjen e reformave të brendshme, si dhe në avancimin e zhvillimit ekonomik të vendit, duke ofruar gjithashtu stabilitet për investitorët e jashtëm.
Me këtë presidentja e vendit i shpreh mirënjohje Komisionit Evropian dhe të gjitha vendeve anëtare të saj, si dhe shpreh gatishmërinë dhe përkushtimin e institucioneve për të vazhduar me përmbushjen e reformave të kërkuara nga BE.









