Beogradi ka një hall, riaktualizon trafikimin e organeve

Artikujt tjerė
- Seanca e ndërprerë Kuvendit të Kosovës mbahet më 11 tetor
- Kosova e Turqia thellojnë bashkëpunimin në shëndetësi
- MSh: Mitrovica po trajtohet me prioritet të veçantë
- U mbajt Dita e Patates
- Sivjet, vaksina kundër gripit sezonal falas
- Ministri Kuçi ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Vjenë
- MPJ e MPB merren vesh për atashetë policorë në misionet diplomatike
- Gatishmëri për vazhdimin e bashkëpunimit OSBE-Kosovë
- Iu vu gurëthemeli Xhamisë qendrore në Prishtinë
- Ska pasqyrë për shkallën e manipulimeve në zgjedhje
Krumë, 8 tetor - Media serbe është hedhur sërish në ofensivë me akuzat për trafik organesh, ku viktimë, sipas këtyre mediave, kanë qenë serbët gjatë luftës së vitit 1998-1999. Pas Radiotelevizionit Shtetëror të Serbisë, i cili transmetoi një intervistë me një dëshmitar të mbrojtur, i cili ishte i përfshirë, sipas këtij televizioni, në heqjen e organeve të të burgosurve serbë në veri të Shqipërisë, një tjetër media serbe ka pasur në fokus këtë ngjarje. Gazeta javore Nedeljni, në një reportazh të saj nga zona e Krumës në krahinën e Hasit në Shqipëri, ka identifikuar shkollën ku sipas gazetës realizohej heqja e organeve të serbëve, të cilat më pas transportoheshin për në Aeroportin e Rinasit në Tiranë. Kjo ndërtesë e fotografuar nga reporteri serb është një shkollë e vjetër e hapur në vitet 1920 të shekullit të kaluar(ish-internati Kosova) nga Qeveria e Mbretit Zogu i Parë, ku pas viteve 90 i ka dalë pronari, megjithatë shërben si muze i arsimit në Has, por që nuk është në funksion prej më shumë se 20 vjetësh. Në këtë ndërtesë, sipas reporterit të Nedeljni, i është hequr organi(zemra) një të riu 19-20- vjeçar serb. Ndërkohë që reporteri në reportazhin e tij i përshkruan hasjanët si njerëz mjaft mizorë, megjithëse nuk ka vendosur asnjë kontakt me ta dhe zonën e Krumës e krahason si një rajon të Afrikës Veriore. Por zyrtarë dhe banorë të Hasit e cilësojnë shkrimin e gazetës serbe si një shpifje e ulët që kalon çdo cak të fantazisë së sëmurë të artikullshkruesit.
Dritan Musa, ish-shef i Komisariatit të Policisë së Hasit gjatë luftës së vitit 1999, thotë për Kohën Ditore se ndërtesa për të cilën bën fjalë gazeta serbe është në rrethimin e një kompleksi shkollash, por nuk shërben si shkollë, pasi pas vitit 1990 i ka dalë pronari, megjithatë ajo ndërtesë shërben si muze i Arsimit në Has, por që qëndron e mbyllur për shkaqe teknike që prej 20 vjetësh. Sipas Dritan Musës, në afërsi të shkollës për të cilën bën fjalë gazeta serbe, rreth 200 metra në veri të saj ka qenë i improvizuar një spital norvegjez me një sallë mikrokirurgjie. Kjo sallë, sipas Musës, ka qenë instaluar në një ndërtesë aneks të xhamisë së Krumës. Me vendosjen e batalionit Atlantiku në malin e Pashtrikut dhe me fillimin e operacionit Shigjeta u bë e domosdoshme ngritja e një salle operacioni në Krumë që do shërbente për trajtimin e të plagosurve. Me ndërmjetësimin e një personi nga Kosova me emrin Hysni Hoxha, në një ambient të Qendrës Islamike për Zhvillim, që ishte pronë e xhamisë së Krumës, u vendos spitali norvegjez që shërbente kryesisht për të plagosurit e batalionit Atlantiku, pjesëmarrës në operacionin Shigjeta. Por në këtë spital janë kryer shumë vizita dhe ndërhyrje mjekësore edhe për refugjatë të luftës nga Kosova dhe për banorë të Krumës. Në ngritjen e këtij spitali ka qenë përfshirë edhe misioni i OSBE-së që vepronte asokohe në Krumë, deklaron Dritan Musa, ish-shef i Komisariatit të Policisë në Has gjatë vitit 1999 (gjerësisht sot në Kohën Ditore).


hasan shyti 08.10.2012/11:37
duhet te hulumtohen gjerat se serrbet kan stategji per krejt ato gjera qe i kan ba vet i akuzojn te tjeret.dy mij shqiptar te zhdukurve nuk u dihet fati ndoshta atyre u mungojn gjysma e organeve.









loli08.10.2012/14:55
e para sa iperket kryeministrit ishalla sot des a trafikim organesh nuk ka pas o vlla po qka jen ka thu po keta vet kan masakru e kan ba transplantim te organeve e ngulja shqiptareve se keta jon lop e para se nuk kena udhheqesi se shqiptART u duft me i padit serbet per transplatim te organeve kur dihet qeplot shqiptar jon masakru e jon marr neper spitale kinse per mjeksi ligjore e kur jon leshu krejt pren e mos te flasim per shumtjer qe nuk jon gjet kurr po shkurt qobanat jon ka na udhheqin e keta 2 lidhje me politik se kan keta menojn veq qysh me ... edhe me vjedh si intereson tjeter....