• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 18:00 Talk *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:35 Sporti në KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:00 Automan *** 22:05 Dokumentar: Biografi - Roman Polanski *** 22:50 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

PDK-ja kundër, LDK-ja e Vetëvendosje për zgjedhje të parakohshme

Publikuar: 08.10.2012 - 09:55

PDK-ja kundër, LDK-ja e Vetëvendosje për zgjedhje të parakohshme Prishtinë, 8 tetor – Partia Demokratike e Kosovës po insiston se nuk duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme pa mbaruar punë me reformën zgjedhore dhe kushtetuese.

Por Lidhja Demokratike e Kosovës dhe lëvizja “Vetëvendosje” kanë shprehur gatishmërinë që t’i nënshtrohen një procesi të tillë, pavarësisht mosmbarimit të punës me reformën zgjedhore.

Zgjedhje të parakohshme ka kërkuar të dielën subjekti jashtëparlamentar, Partia Nacionale  Demokratike Shqiptare. Kryetari i saj, Bujar Abdullahu, në një konferencë për media ka thënë se institucionet e Kosovës  tashmë kanë humbur legjitimitetin për të vazhduar punën dhe veprimtarinë e tyre dhe se e vetmja dalje nga kriza janë zgjedhjet e reja.



Mirëpo anëtarja e Këshillit drejtues të PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë në një intervistë për gazetën se e tërë ajo që ka ndodhur ditëve të fundit në Kuvendin e Kosovës nuk duhet të merret shkak për futje të vendit në zgjedhje të parakohshme. “Kosova nuk ka krizë institucionale. Koalicioni i ka numrat në Parlament. Sikur të mos ishte kusht, opozita nuk do të na linte në pushtet. Pres që situata të shtendoset. Këto janë debate normale dhe në demokraci ndodh nganjëherë që në debate dhe publike të kalohen kufijtë”, ka thënë ajo.

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës nuk e kanë parë problem përfundimin e reformës zgjedhore deri në atë shkallë sa për të mos iu nënshtruar një procesi zgjedhor të ri. Anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Vjosa Osmani, është shprehur se edhe ligji i vjetër nuk lejon abuzimin, porse në zgjedhjet e kaluara janë vjedhur votat.

Në lëvizjen “Vetëvendosje” kanë thënë se janë të gatshëm kurdoherë të hyjnë në zgjedhje. Drejtuesi i Sekretariatit për komunikim me media në “Vetëvendosje”, Erzen Vraniqi, është shprehur se nuk mund të pritet shumë nga reforma zgjedhore e trumbetuar.  “Lëvizja ‘Vetëvendosje’ është e gatshme për zgjedhje në çdo kohë dhe sa më parë (gjerësisht në “Kohën Ditore”).

Komente (7)

profesionistit08.10.2012/16:29

duhen zgjedhje te reja me u hjek personat me vota te vjedhura sepse e kan prishe kosovenshifni sa paguhen penzionerat dhe kjo eshte marre

kukaj08.10.2012/15:01

kosova nuk ka ate standart qe te mbaj zgjedhje per qdo vit per qefin e seciles parti,se pari reforma zgjedhore

berisha08.10.2012/14:56

nuk ka shum kohe qe jan mbajt zgjedhjet ne kaqanik dhe ferizaj,dhe u pa se kush eshte fituesi i pa kontestueshem ,andaj nuk di qka po u ngutet vv dhe ldkse qe ta shtyejn shtetin ne zgjedhje dhe te hargjojn kot para te bugjetit kur e dijn qe humbjen e kan te sigurt.per dit po trrokasin kinse per hargjimin e bugjetit te shtetit e ne anen tjeter dojn me i kall edhe nja 6 a 7 milion euro per ta vertetuar edhe njeher humbjen e sigurt te subjekteve te tyre.zot runa prej budallve.

Kavaljeri08.10.2012/11:11

Duhet te hiqen njeher e per gjithmon gjakpirsat e PDK nga pushteti se duke qen ata ne pushtet po na e humbin shtetin .
PDK nuk jan shtet formues por shtet rrenues.

Qeveria08.10.2012/10:29

Bani zgjedhje e pastroni sherbetore e sherbetore te cilet per nje pozite jane ne gjendje te japin edhe moralin e tyre. Le te vijne njerz qe meritojne e dine te udheheqin. Na ... ne per se gjalli me voten tone deri kure me na keni ngulfat e po perpelitemi me shpirt nga korrupcioni, mosdija, rrena, prostitucioni, droga e hajnia.

HASTRET HETMI08.10.2012/10:27

ZGJEDHJE TE REJA DHE TE MOS UJIPET VOTA NJERZVE TE CILET IDINI QE JAN HAJNA DHE TE KORRUPTUM KENI SHANCEN QE TJA PERMISONI IMAZHIN EKOSOVES

Shartari08.10.2012/10:11

Zgjidhje te reja pra, po apet i vjedhin keta hajnat siq i kan vjedh gjith

1000  Karaktere
Prishtinė 24°CI kthjellėt
Tiranė 24°CI kthjellėt
Shkup 29°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe vranėsira tė pjesshme