• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Kuçi thotë se Lugina do të përfshihet në dialog

Publikuar: 08.10.2012 - 09:44

Prishtinë, 8 tetor – Çështja e tri komunave me shumicë shqiptare nën administrimin e Serbisë Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës do të zërë vend në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. 

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka thënë për gazetën se avancimi i të drejtave kombëtare të shqiptarëve që jetojnë në Serbi do t’i kontribuonte jo vetëm normalizimit të marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë si dy shtete fqinje, por edhe paqes dhe stabilitetin në rajon. Sipas tij, nuk mund të bëhet fjalë për normalizim të raporteve Kosovë-Serbi, siç ka thënë ai, në kurriz të shqiptarëve të Luginës.

“Prishtina zyrtare është e interesuar për përmirësimin dhe normalizimin e gjendjes së shqiptarëve etnikë në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, si kusht për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi. Në dialogun e ardhshëm, pa dyshim se edhe çështja e shqiptarëve nga Lugina e Preshevës do të zërë vendin e merituar”, ka thënë Kuçi.

Që Lugina e Preshevës të përfshihet në dialog me Serbinë ka preferuar edhe eksperti i çështjeve të Ballkanit Jugor, James Pettifer. Në një diskutim me temë: “Kosova – drejt historisë bashkëkohore” në Universitetin Georgetown, ai ka thënë se përfshirja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në dialogun Kosovë-Serbi do të ishte një hap pozitiv. “Kjo, sepse së pari problemet e tyre janë të ngjashme me ato të serbëve të veriut, por edhe sepse Presheva është neglizhuar për shumë vite, që në kohën e Titos dhe u trajtua shumë keq nën regjimin e Millosheviqit dhe vuajti gjatë luftës”, ka thënë Pettifer. “Prandaj neglizhenca e ndërkombëtarëve ndaj Luginës së Preshevës mund të ketë pasoja”.

Insistim që çështja e jugut të Serbisë të ngrihet si temë midis Prishtinës dhe Beogradit po bën kaherë edhe partia parlamentare, Lëvizja për Bashkim.

Kryetari i LB-së, Avni Klinaku, ka thënë se çfarëdo zgjidhje që do të bëhej për veriun e Kosovës do të duhej që të bëhej edhe për jugun e Serbisë. “Ne mendojmë që zgjidhja më e mirë, më e pranueshme e më e kapshme do të ishte që vetëm të mos përdoren standarde të dyfishta. Çfarëdo zgjidhje që do t’i jepej veriut, t’i jepet edhe Kosovës Lindore dhe kjo mund të shkojë që nga zgjidhjet pa ndonjë status deri te zgjidhjet me status e deri te zgjidhjet më radikale e edhe ndryshimin e kufijve”, ka thënë ai. “Por duke i parë rrethanat që faktorët ndërkombëtarë janë kundër këtyre zgjidhjeve, ne mendojmë që ka zgjidhje të mira brenda kufijve”.

 “Në radhë të parë është çështja e veriut të Kosovës dhe çështja e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës apo e Kosovës Lindore. Bisedimet ku do të kërkohet dhe do të gjendej zgjidhje vetëm për veriun e Kosovës, duke e lënë anash çështjen e shqiptarëve të Kosovës Lindore, do të rrisnin rrezikun e destabilizimit të rajonit”, ka vlerësuar Klinaku (gjerësisht në “Kohën Ditore”). 

Komente (7)

taffet simon 08.10.2012/16:14

kuqi nuk po guxon me shkue ne mitrovice qe eshte ne republike te kosoves e po flet per komunat ne teritor te serbise

mergimtari08.10.2012/15:07

shpesoj te jet ashtu se mete vertet ato toka shiptare jan ne gjendje jo te mir nga pushtusi sebosllav

sss08.10.2012/11:47

se na te lugines nuk jemi kaq trutrash sa nje deklarat e ndokujt me na fut ne enderra.

sssss08.10.2012/11:46

po ketu nuk bohet fjal per ndarje sdi sa po e kupton po per rregullimin e te drejtave te njeriut ne lugin te presheves , e kshtu qe mos komentoni pa e lexu dhe kuptu mir domethenien e paragrafit

Naimi08.10.2012/11:18

Kuçi paska dhënë premtime të mëdha, se do të përfhsihen në dialogë të 3 komunat. Por shtrohet pyetja, se çfarë është pika apo esenca e diskutimit për të 3 komunat? Dhe çfarë kanë në planë të japinë PDKja, për ti përfituar të 3 komunat?

Antika08.10.2012/10:32

Ishalla bahet najsen per vellaznit e motrat tona ne Lugine se jan ne gjendje te mjerueshme.Cdo e arritur pozitive ne lidhje me Luginen duhet pershendet !

Filipi08.10.2012/10:16

Kuci eshte duke i gnjye ne sy te interesuarit per Lugin kinse ajo do te perfshihet ne dialog. Kuci, nese eshte ndonje faktor ketu, ne Serbi kerkush as per rrush nuk eshte. Madje, tema e Lugines nuk eshte e diskutueshme por territori i ndare nga Serbia, aktualisht territori i Kosoves. Kuci po ka deshire me pa enderra e ato po ia shet Luginasve te shkrete. Ai iu thote atyre e ne fakt edhe amerikanet kane thene qarta se ska ndarje e as ndryshim kufijsh ndryshe dokrrat e Kucit nuk duhet marr seriozisht.

1000  Karaktere
Prishtinė 15°CShi i lehtė
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 18°CMe riga tė lehta shiu
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu