• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Pulsi *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 187 *** 22:20    Dokumentar: “Njerëzit dhe kujtimet flasin” *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Pakicave do t’u rikthehen ulëset e rezervuara në Kuvend

Publikuar: 07.10.2012 - 08:31

Prishtinë, 7 tetor -  Janë 25 deputetë të pakicave që kanë parashtruar kërkesë për ndryshime kushtetuese, me qëllim rikthimin e një neni për kthimin e vendeve të rezervuara në Kuvend. Për këtë kanë thënë të kenë mbështetjen e vendeve të Quintit. Qeveria vetë do të iniciojë procedurën për ndryshime të tilla kushtetuese, por paraprakisht do të krijohet një klimë e tillë që deputetët shqiptarë të mos refuzojnë votimin e amendamentit që rikthen nenin për vendet e rezervuara.Një burim i Kohës Ditore ka thënë se norma do të rikthehet pas insistimit të komuniteteve dhe pas garancisë që u është dhënë atyre nga faktori ndërkombëtar. Sipas këtij burimi, deputetët nga komunitetet joshumicë kishin kushtëzuar një muaj më parë votimin e amendamenteve për përmbylljen e mbikëqyrjes, me mosfshirjen e nenit 148. Kërkesa nuk mund të realizohej shpejt për shkak procedurash, e votimi duhej bërë para 10 shtatorit kur është vendosur heqja ndërkombëtare e mbikëqyrjes.

Tashmë deputetë të komuniteteve joshqiptare kanë nënshkruar një kërkesë për ndryshimin e normës. Nëpërmjet ministrit serb në Qeveri, Nenad Rashiq, ajo është prezantuar, me lutjen që Qeveria të iniciojë ndryshimin. Por, nuk ka marrë pëlqimin e tashpërtashëm të Ekzekutivit.



(Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

 

Komente (15)

gani08.10.2012/00:02

pa pakica nuk bon kergjysh se dhe shiptaret jan kan pakica ni vakt e tash nuk bon me nenqmu he pakicat ne kosov

mister1959@hotmail.com07.10.2012/20:26

po pse mejav dhan more vende te rezervuara po neti fitojn vendet vet me vota po qfar vende thamamit kuku perne merrne memend meqen deputet pa vota shkau i shkines

besi07.10.2012/14:11

Heret tjeter voten ja japim Vetevendosjes.

mustafa prishtina07.10.2012/13:29

nese ndosh kjo prapa me qense kjo ka pas vler vetem per dy mandate e tahs jo nese aprovohet kurr mo shqiptart mos dalin me ju dhan vota asnje partije/>

shaip07.10.2012/12:35

Kjo asht shum e pa drejt qe bahet ndaj Kosoves tju falsh dikujt imunitet te pa merituar apo te pa konirmuar nga populli asht barabar me krimin qer falet e nuk ndeshkohet ju lutem a jeni njerz apo ........... kto jan te pa drejta dhe duhet te luftohen sepse permes ketyre njerzve mund te hy edhe nji kriminel qe ka ba krime edhe te bahet depotet i Kosoves dhe ne nuk kemi te drejt ta ndjekum se e mbron kushtetuta kjo asht nenqmuse ata qe kan mundsi ta ndalin e nuk e bajn ket dote gjykohen shum nga brezat e ardhshem dhe nuk dotju falet kurr

loli07.10.2012/12:32

ponormal qe shtohen seedhe hashimija shton sei vyn me ba kualicion edhe 30 kome ja ba veqpushtetin mos me leshu me nejt gjith nalt...

lili07.10.2012/11:45

haha kjo eshte me se per te qeshur, o njerez impulsive jeni ju, po ku keni pa 20 vende dmth 16 perqint te uleseve ne kuvend rezervume me i pas pakicat, diskriminim per shumicen, kur ka me u ndal diskriminimi ndaj shqiptareve, vetem vetvendosja e zgjedh kete problem se sa per keta vagabondat tjere prap ne dore te pushtuesit do kishim ra..

xh nrgh07.10.2012/11:35

me rikthimin e ktij ligji duhet te thuhet shkurt e shqip kosova jet krahin e serbis por me thenje tjeter ,keshtu qe kosova ripushtohet perseri,dhe behet ali hoxha hoxh alia,me ket thaqi ne pushtet te perhershem.

pavaresia e plot......07.10.2012/11:34

Ku na mbeten kta qe thojne se ne luftuam per kete vend athua u inkuadruan ne uqk vetem qe te jen ne poste dhe ta zhvasin popullin apo per te miren e vendit,por qfar te mire na sollen deri me tani ku paga ne sektorin privat sillet 170 euro e ne ate publike mbi 3000 euro pa futur ketu edhe kapriciet e tjera,e tash pra pak kohe than se ne u bem kinse te pavarur ne plotni dhe kjo ishte per ta dit historike,dhe kete si ta quajm ne tani data e genjeshtrave......

Genti07.10.2012/11:30

Qfar pakice!??

Tini07.10.2012/11:25

Kjo nuk duhet te ndodh tani... Kjo mund te behet dhe te perdoret per permiresimin e gjendjes se shqiptareve diku ne rajon ... Dmth te perdoret si kusht... E jo veq hajt pe bejm se po thojn vendet e quintit...

Hamburg07.10.2012/11:14

Historija vetem ne kosove kthehet mbrapa,deri ne vitin 1999kosova esht sunduar mnga pakica serbe kurse edhe mbas shlirimit parlamenti nuk mund te merr vendime pa pelqimin e pakices ne fjal.

cani07.10.2012/10:41

Edhe dicka,nuk nderrohen nenet e ligjet e Kushtetutes,sikur ju pelqene e ju pershtatet nje grupi te vogel,/>Kushtetuta perfaqeson Fuqine e Shtetit,e jo deshirat e nje pakice,..keta duhet te pajtohen se jetojne ne Kosove e ketu vlene Kushtetuta e Kosoves,e jo privilegjet sllave e vasaleve te tyre

cani07.10.2012/10:35

Nuk duhet te ndodhe,kjo,qe pakica te kete privilegje me shume se shumica,..e jo sikur ne Siri qe ka sunduar nje kohe te gjate pakica mbi shumicen me mbeshtetjen e faktorit nderkombetare,..e po e shohim cka po ndodhe,..
Ne Siri fajin kryesor e ka faktori nderkombetare qe tere kohen ka qene aleat i pakices,heret a von do te kete pasoja fatale edhe tek ne nese vazhdojne keshtu,...

kameri07.10.2012/10:33

Si mund te paragjykohet diqka ''do tu''. E pse ''Do tu'' ne vend se ''parlamenti do ta shqyrtoj''. Ngase me sa e dij une edhe sipas Ahtisarit ai numer 25 do te bije ne 20. Por nji partije tek ne gjdoher i kan que uj ne mulli qato 25 vendet ne parlament e nuk jan pak ato 25 ... rige ne parlament per pa i votue askush e bile u jan premtue atyre edhe 10 shtes per veriun plus tash pa prit edhe ata bile.

1000  Karaktere
Prishtinė 23°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 23°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 29°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė27°CMe diell
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe diell