Presidentja Jahjaga e martuar edhe me letra

Artikujt tjerė
- LDK-ja fton i AAK-në, AKR-në e LDD-në për koalicion parazgjedhor
- Sami Hamiti dhe 2 afaristë - jashtëligjshëm në paraburgim
- Pritet shkarkimi i Naim Malokut, për shkak të shprehjes së mendimit
- Zgjedhjet nacionale, jo para lokaleve
- Brukseli të mërkurën pret delegacionet e Prishtinës dhe Beogradit
- Gazetarët duhet të shkojnë përtej politikës dhe politikanëve
- Kosovarët ndihmojnë refugjatët sirianë në Turqi
- Jahjaga kërkon bashkëpunim me EBA
- Hoxhaj kërkon vazhdimin e mbështetjes së PE për Kosovën
- Për bashkëpunim edhe më të fuqishëm Kosovë-Kroaci
Prishtinë, 5 tetor - Që nga e mërkura presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, edhe ligjërisht është e martuar me bashkëshortin e saj Astrit Kuçi.
Jahjaga dhe Kuçi, në një ceremoni të zakonshme, në prani edhe të dëshmitarëve, kanë kurorëzuar lidhjen e tyre martesore në Bashkësinë Lokale të Dushkajës në fshatin Cermjan të Gjakovës. Ndërkaq presidentja ka ruajtur mbiemrin e vajzërisë.
Lajmin e ka konfirmuar të enjten, Xhafer Halili, zyrtar për gjendjen civile në Bashkësinë Lokale të Dushkajës në fshatin Cermjan të komunës së Gjakovës, transmeton BW.
Po, znj. Atifete Jahjaga dhe z. Astrit Kuçi më 3 tetor janë kurorëzuar, - ka treguar Halili, i cili nënvizoi se ata i kanë respektuar të gjitha procedurat e nevojshme që përshihen për lidhjen e martesës.
Sikurse çdo qytetar, edhe znj. Jahjaga dhe z. Kuçi i kanë respektuar procedurat për këtë çështje. Ata kanë bërë kërkesën për ta lidhur kurorën dhe janë kurorëzuar. Po ashtu, ky kurorëzim është bërë edhe në prani të dëshmitarëve, -ka deklaruar Halili.
Presidentja Atifete Jahjaga ka lindur më 20 prill të vitit 1975 në Rashkoc të Gjakovës. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në Prishtinë, ku gjithashtu i përfundoi studimet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 2000.
Aktualisht vazhdon studimet e Magjistraturës në drejtimin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Përveç gjuhës shqipe (amtare), presidentja Atifete Jahjaga zotëron edhe gjuhën angleze dhe atë serbe.
Jahjaga ka qenë zëvendësdrejtoreshë e përgjithshme e Policisë së Kosovës prej shkurtit të vitit 2009 deri në zgjedhjen e saj presidente e Republikës së Kosovës, më 7 prill 2011.


Bedri Ramadani06.10.2012/00:54
URIME U TRASHGOSHI

blerimi05.10.2012/18:54
e pse nuk ashte kuruzu ne suharek,se ky quni i suharekes asht, a din kush me tregu pse.

Naimi05.10.2012/15:22
dmth. Zonja nuk ka qenë e kurorëzuar kur është përzgjedhë kryetare e shtetit! Ky veprim dmth. të përzgjedhet kryetare një zonjë e pa kurorëzuar a përputhet me legjitimitetin ?

nicola05.10.2012/15:14
Urime Kurorzimin Presidente!Mos ndegjo kush cka komenton, mos lejo hajnat te ta marrin kariken.

Drini05.10.2012/14:39
Sikurse çdo qytetar, edhe znj. Jahjaga dhe z. Kuçi i kanë respektuar procedurat për këtë çështje.
Tash me tregoni Crmjani nese eshte fshate ateher pse kjo quhet qytetare e fshatit Cermjan e jo ashtu siq duhet me qene fshatarje e fshatit Cermjan ?

Xhevdeti05.10.2012/14:38
Sa ishte dhe sa kushtoi kostoja e kesaj martese,por daten e dasmes ende nuk na e tregoi Qeverija si dhe leket e ndara ne lidhje me shpenzimet e dasmes.Ndoshta kete e dine vetem kryekrushku Hashim,me te tjeret hamshore.

ARTA GASHI05.10.2012/14:25
Urime kurorzimi,je e zoja mos lesho pe se mezi po presin do burreca me hy ne vend tandi,boll po te ka hije si presidente ,veq suksese.

Hasani05.10.2012/13:57
Eeeee, mo buken thate nuk kemi me e hanger!!!!!!!!!!!!!!!
U trashigofshin!!!!!!

Kujtimi05.10.2012/12:43
Sa e mire na ka dal nusja mashalla, mashalla Sa e mire na ka dal nusja mashalla, mashalla.... Hajde me shuplakë, hajde meee shuplaaaak...

qytetari inteligjent05.10.2012/11:59
Qnderron ky akt ne lixhshmenin e Kosoves, asgja. Kjo e ka pas kunderkandidat per kryetARE GJITHASHTU NJE GRUA TE PA MARTUAR. TEK NEVE LEJOHET FEMRA E PA MARTUAR, DERISA NE AAMERIK NUK KA TE DREJT AS TE KONKUROJ. TASH MUE EDHE MA KEQ PO ME DUKET. TASH ME NXHAN ME THANJEN AS NE SHEHER E AS NE BARILEVE.

Landriti PR05.10.2012/11:38
o perhajr ishalla trashigohen e ju shkon mare e mire








Lifi06.10.2012/04:50
Po ski qka mi bo gjithkush ka mete mi thone vetes Presidente e qeshtu na gjene neve e zgjidhen njerzit qysh te kane qefe, ne nji vend sikur tek ne nuk ehste problem,mundet edhe njerzit qe nuk kane kuror me u ba President hahahahahaku HAMSHORI shkon neper vende te Botes me pare te Popullit FUKARA e qeshtu mos vete per ne qka ka na gjete dhe ne dore te kujt kemi mbete..