• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Javën tjetër gjykimi për 2 ish-ministra e 2 producentë

Publikuar: 05.10.2012 - 08:40

Prishtinë, 5 tetor – Astrit Haraqija, Valton Beqiri, Armond Morina dhe Nehat Fejza duhet të paraqiten të mërkurën e ardhshme në “premierën” e parë gjyqësore për të dhënë përgjegjësi për korrupsion. Gjykata e Qarkut e Prishtinës ka caktuar 10 tetorin për nisjen e seancës për konfirmim të aktakuzës së ngritur nga prokurorja e Qarkut, Drita Hajdari kundër dy ish-ministrave të Kulturës dhe dy producentëve.

Caktimin e seancës e ka konfirmuar për “Kohën Ditore” vetë prokurorja. Ajo pret që të konfirmohet aktakuza dhe të ketë proces gjyqësor.

“Seanca është caktuar më 10 tetor”, ka konfirmuar ajo, për të shtuar se gjyqtari do të jetë vendës.

Marrjen e ftesës e ka konfirmuar edhe ish-ministri i Kulturës nga radhët e LDK-së, Valton Beqiri. Ai ka thënë se është i pafajshëm duke shtuar se drejtësia do të vendosë për këtë..

Producenti Armond Morina ka thënë se nuk ka marrë ftesë, e dy të akuzuarit e tjerë Astrit Haraqija dhe Nehat Fejza nuk e kanë hapur telefonin. 

Më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”

 

Komente (6)

gent05.10.2012/12:16

ne kosove politikanat jan hejnat ma te mdhoj ,,hajnat kryesor jan PDK tani vjen AAK dhe ldk mbas tyre sepse dihet shum mir kur populli po e shef pasurin e tyre,me ni rrog 1500 euro smun te behesh milioner askund,

Hamdia Deqan05.10.2012/11:38

Ky do te jet edhe nji shou i radhes i xhykatave tona se po te kishte drejtesi dhe xhykata te mirfillta ky matrapaz Haraqia kahere duhej te ishte te vendi ne Dubrav e jo te sistemohej si zv minister po ky ska faj se edhe bosat e ti sjan hiq ma burra te mir se ky se siq po shifet ka fillu me i dal fija lamshit

Vezir Pasha05.10.2012/10:51

Ish dasht me ua bashkangjit ketyre edhe disa kompozitora plus violinistat komplet nga orkestra se edhe ata kan vjedh. Ne menyr qe te perkufizohet numri atyre te cilt kan vjedh ne Republik.

Shartari05.10.2012/10:28

Kurrgja te vegjel jan keta, Nji fjalepopullotre thot,, gjarperit duhet me i ra ne krye ,, e si po shifet ne Kosove i bien ne bisht veq me idhnue me shum

Xhevdeti05.10.2012/10:12

Haracija face e njete e Dodikut, ... et e popullit jo vetem ne burgu por ketyre duhet konfiskuar pasurija e vjedhurur nga populli.

Reci05.10.2012/09:42

Mbasi esht prokurori dhe gjykatsi shqiptar ska kurgje, te katert do dalin pa faj, Me vjen keq per Valtonin sa per Haraqien aj te gelltit me gjith tesha te fshin fare, po ky gjykim do behet sa per sy e faqe Diten

1000  Karaktere
Prishtinė 15°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 15°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 20°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu