• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Referendumi për bisedimet nuk mund të organizohet pa ligj

Publikuar: 02.10.2012 - 09:09

Prishtinë, 2 tetor – Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ia ka kujtuar të hënën kreut të LDK-së, Isa Mustafa, se propozimi i tij për mbajtjen e referendumit nëse do të duhej të shkohej në bisedime politike me Serbinë nuk mund të organizohet, pasi që Kosova nuk e ka Ligjin për referendumin. Ndonëse referendumi parashihet në Kushtetutën e Kosovës, ligji për të mungon dhe deri më tash askush nuk ka marrë një iniciativë për ta hartuar një draftligj të tillë. Madje as partia e Mustafës, i cili e ka propozuar referendumin.

“Ata që e kanë propozuar duhet të shikojnë a e kanë bazën kushtetuese dhe ligjore për mbajtjen e referendumit. Unë e përkrah një mendim të pjekur të partive politike në Kosovë”, është shprehur kryetari Krasniqi, pas mbledhjes së rregullt të Kryesisë së Kuvendit. Ai ka vlerësuar se përfaqësuesit politikë dhe shoqëria civile kanë nevojë për një debat, përmes të cilit, siç ka theksuar Krasniqi, do dilej me një qëndrim të përbashkët për sa i përket çështjes së bisedimeve. “Pasi që ka dalë ideja e referendumit, do të ishte mirë që partitë politike të zhvillonin debate demokratike në radhët e tyre dhe pastaj të caktojnë grupet dhe nivelet me të cilat do të bisedohet ndërmjet partive politike dhe të vijë një përfundim që është në interes të politikës, qytetarëve të Kosovës dhe pse jo edhe të normalizimit të marrëdhënieve me vendet fqinje”, ka rekomanduar kryeparlamentari Krasniqi. të AAK-së.



Më gjerësisht sot në “Koha Ditore”   

Komente (1)

fortuna02.10.2012/13:26

Ligji mbi te drejten per referendum do te duhej te ishte Ligji nr 1 i miratuar ne Kuvend. Por jeni analfabet, totalisht... dhe tuto kompleto... te gjithe bashke, injorant.

1000  Karaktere
Prishtinė 15°CShi i lehtė
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 21°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell