• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

SEEMO dënon sjelljen e Vjosa Berishës

Publikuar: 01.10.2012 - 18:47

Prishtinë, 1 tetor - Organizata e Mediave e Evropës Juglindore, SEEMO, me seli në Vjenë, që është bashkëpunëtore e Institutit Ndërkombëtar për Shtyp (IPI), është e shqetësuar për raportet se gazetarët e Kohës Ditore dhe televizionit Kohavision në Prishtinë, ishin parandaluar nga mbulimi i ngjarjes madhore kulturore, festivali i filmit PriFest në Prishtinë.

Në njoftimin për media të SEEMO-s theksohet se më 26 shtator 2012, Vjosa Berisha, drejtoreshë e Qendrës Kinematografike të Kosovës, e ka parandaluar gazetarin e ”Kohës Ditore” nga pjesëmarrja në festival dhe mbulimin e premierës së filmit “Tri Botët”.

“Dy ditë më vonë”, thotë SEEMO, “është parandaluar edhe ekipi i ‘Kohavisionit’ nga filmimi i një shfaqjeje tjetër”.

Sekretari i përgjithshëm i SEEMO-s , Oliver Vujoviq, thotë se “PriFest është ngjarje publike. Drejtoresha nuk duhet të bëjë vendime personale lidhur me atë se cilët gazetarë lejohen të marrin pjesë. I ftoj autoritetet kulturore të Kosovës që të garantojnë qasje të lirë të mediave në të gjitha ngjarjet publike”.

Komente (4)

teuta 02.10.2012/09:38

Mjerim per kulturen dhe artdashesit ne pergjithesi. Une kujtoj se ajo eshte e motivuar edhe nga te tjeret. Shtrohet pyetja, a ju shkon ne mendje mediave tjera elektronike qe mund te perballen me nje ndalese te tille!? Ato eshte dashte te solidarizohen me gazetarin Tuaj. Po keshtu kur Vjosa , kushedi nuk e ze mire gjumi naten duke menduar per ambiciet e saja.

Filipi02.10.2012/08:29

Berisheve, Vjoses dhe burr te saj alamet njeri iu ka hy hyre vetja ne huj. Mozamakeq per Teatrin Kombetar dhe, ata veten e quajne, njerez te artit dhe kultutres. Dibiduz!

suzana01.10.2012/23:20

Me te vertete,ishte nje pamje e keqe,kur ajo ,sillej sikur te ishte polic,si nuk i vinte turp te veproj ashtu.
Po te ndodhte kjo,ne vendet perendimore,menjehere do ta largonin nga puna dhe nga skena ate ,e cila rrahte gjoks,dhe i dukej mire,qe po e ndalonte gazetarin dhe kameramanin

Kastrioti01.10.2012/22:13

Vjosa Berisha, po kush te beri ty drejtoresh, ti je bere drejtoresh e vetquajtur se askush nuk te ka zgjedhur ty,

1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 21°CI kthjellėt
Prishtinė26°CMe diell
Tiranė25°CMe diell
Shkup30°CMe diell